Duke filluar nga data 1 shkurt, janë miratuar edhe tarifat e reja të vizitave te mjeku specialist dhe të ekzaminimeve të ndryshme shëndetësore për personat që nuk janë të siguruar, por që bëhen pjesë e sistemit të referimit, duke e filluar kontrollin nga mjeku i familjes.
Ka një ulje shumë të konsiderueshme të tarifave krahasuar me ato të deritanishme. Ndërkohë, është e qartë se tarifat për personat që nuk pranojnë të ndjekin sistemin e referimit, pra përmes mjekut të familjes, do të mbeten të pandryshuara.
Kështu, pacienti fillimisht duhet të shkojë tek mjeku i familjes. Ky stacion tanimë është FALAS. Në rastet kur mjeku i familjes gjykon se pacienti ka nevojë për një ndihmë më të specializuar, me anë të një rekomandimi e dërgon pacientin tek mjeku specialist. Kur pacienti paraqitet tek mjeku specialist duhet të jetë i pajisur me kartë idenditeti dhe rekomandim nga mjeku i familjes. Kështu ai do të përfitojë nga çmimet e reja, shumë më të ulëta, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë prej 1 shkurtit.
Pas ofrimit të vizitës FALAS te mjeku i familjes (nga 1000 lekë që ishte), vendim i cili hyri në fuqi më 27 janar 2016, në rastin e vizitave ambulatore, kryerja e injeksioneve dhe ndërhyrjeve mikrokirurgjikale ofrohet tashmë FALAS.
Tarifat për disa ekzaminime, si Mamografia dhe Anti-HIV 1+2, bëhet ZERO për herë të parë.
Vizita tek mjeku specialist në poliklinikë, nga 1500 lekë ulet në 100 lekë;
Vizita tek mjeku specialist në spitalet universitare, nga 3000 lekë ulet në 500 lekë;
Vizita tek mjeku specialist në spitalet rajonale, nga 2000 lekë ulet në 100 lekë;
Vizita tek mjeku specialist në spitalet e rretheve, nga 1500 lekë ulet në 100 lekë.
Po ashtu, nëse një person i pasiguruar ka të nevojshme kryerjen e një ekografie, ajo kushton 1000 lekë në rastet kur pacienti nuk ndjek sistemin e referimit – pra kur nuk kalon nga mjeku i familjes. Në rast se pacienti kalon fillimisht tek mjeku i familjes dhe më pas tek specialisti në poliklinikë për kryerjen e kësaj ekografie do të paguajë vetëm 200 lekë.
Ndërkohë, pacientët të cilët janë të siguruar mjafton të paraqesin kartën e shëndetit dhe atë të identifikimit dhe i përfitojnë të gjitha këto ekzaminime FALAS.
Edhe çmimet për kryerjen e biopsive të të gjitha llojeve janë ulur nga 3000 lekë në 500 lekë, ose gjashtëfish.
Ndërsa, pjesa më e madhe tarifave të ekzaminimeve radiologjike dhe ato imunologjike janë ulur më shumë se pesëfish.
Tarifat për ekzaminimet endoskopike ulen më shumë se dyfish.
Tarifat për analizat laboratorike kliniko-biokimike ulen nga dy deri në shtatëfish.
Tarifat për analizat laboratorike mikrobiologjike ulen nga tre deri në tetëfish.
Tarifat për shërbimin e allergologji-pneumologjisë ulen nga pesë deri në tetëfish.
Tarifat për shërbimin e kardiologjisë ulen nga pesë deri në dhjetëfish, ndërsa ato të shërbimit ORL, ulen nga katër deri në pesëfish.
Reformat duan vizion, punë, kohë dhe durim, por rezultatet padiskutim që vinë hap pas hapi.
TITULLI SHENDETSIA FALAS DHE ME POSHTE JEPNI TARIFAT QE DUHET TE PAGUAJNE NJERZIT !!!
ORE JENI NE VETE APO E BENI KASTILE TJU NGRENI NERVAT NJERZVE?
INTEGROHUNI MORE INTEGROHUNI!!
Ky postim i koqes se gjate buron nga veza e zgerrlaqur ne surratin e shemtuar te ministrit te shendetesise. njeriut me te ndyre ne qeverine me te ndyre te shqiperise. nese para ketyre horrave ne pushtet mendoja qe e zeza me e madhe, njolla e ketij vendi ishte berisha, kam ndryshuar mendim katerciperisht. paska dhe me keq se maloku. Rama dhe benditet e tij qe ja u zhysin shqiptareve perdite duhen hequr si nje kancer qe i ka bllokuar frymarrjen ketij vendi.
Shendeti eshte shume i çmuar per qytetaret e Republikes se Shqiperise, zoti Kryeminister !
Prandaj, trajtimi qe ju i beni sherbimit mjekësor si te jete domate, eshte fyes per ekipin mjeksor ne rradhe te pare dhe pastaj per qytetaret qe jane te detyruar te marrin sherbim me çmime “soldesh”.
Gjithnje e me shume po shembelleni me nje tregtar te deshtuar, qe perpiqet te shese gjithshka, para se te mbylle dyqanin…
Shkrim i papare! Ne titull thuhet “shendetesia falas” dhe artikull flitet vetem per tarifa!!!
Nuk ka faj se ketu u katandisen shqiptaret qe te tallin bythen politikanet nga mengjesi e deri ne darke…
Edi me shqiptaret
Fort po e tall bythen
Thote “eshte falas”
Pastaj jep tarifen
kjo reforme te con drejte mjekesise falas! Bravo Edi.
C lidhje ka kryeministri qe lexon infot e ministrise se shendetesise nje nder institucionet qe ka abuzuar ne menyre skandaloze leket tona? Ne vend qe kryeministri te kujdeset per te ofruar ate qe permendi mjekesine falas na flet per ulje tarifash. Une si pensionist qe jam nuk i shoh ndonje efeket ilaceve te rimbursimit te prodhuara ne vend nderkohe qe beqja ka zhdukur nga tregu nje numer te mash ilacesh cilesore qe vinin nga kompani te huaja. Po pijme ilace allci ne vend te atyre cilesore