Shqipëria nxjerr në ankand avionët e Luftës së Ftohtë

8 Shkurt 2016, 15:15Sociale TEMA
Shqipëria nxjerr në ankand avionët e Luftës së

 

Fatjona Mejdini BIRN

Dikur ato ishin krenaria e vendit komunist të izoluar – një flotë prej 210 avionësh ushtarakë blerë dekada më parë nga Rusia dhe Kina.

Megjithatë, si shumica e municioneve të vjetra trashëguar nga ajo periudhë, shumë prej këtyre avionëve nuk i përshtaten më nevojave moderne dhe janë kthyer në barrë për forcat e armatosura shqiptare.

Tashmë, ministria e mbrojtjes ka vendosur të shesë disa nga këto relike në një ankand ndërkombëtar.

Më 22 shkurt, zyrtarët ushtarakë do t’i prezantojnë blerësit e mundshëm me 40 avionë dhe helikopterë.

Ndërtuar mes viteve 1950 dhe 1977, 36 avionët dhe katër helikopterët do të shiten te muzetë e interesuar ose koleksionuesit privatë të dhënë pas kujtimeve ushtarake të Luftës së Ftohtë.

Për ankand janë disa lloje avionesh ushtarake; gjashtë Yak-18, tre Mig-15, tre Uti-Mig, katër Mig-17, katër Uti-Mig 17, dhjetë Mig-19, gjashtë Mig-21 dhe katër helikopterë Mil Mi-4.

Me çmime modeste që variojnë nga 8000 deri në 13,000 euro, ministria e mbrojtjes pret të mbledhë rreth 435,000 euro në total.

Këshilltarja e ministrisë për median, Edlira Prendi i tha BIRN paratë e fituara nga shitja do të përdoren për të pajisur ushtrinë me municione të standardit të NATO-s.

“Objektivi ynë është të modernizojë ushtrinë… të ardhurat nga ankandi do të shkojnë ekskluzivisht drejt blerjes së municioneve të reja sipas standardeve të NATO-s,” shtoi ajo.

Shitja do t’i vijë në ndihmë ushtrisë shqiptare me koston për mirëmbajtjen e 40 avionëve. Ka kushtuar rreth 50,000 euro në vit për t’i mbajtur ato funksionant.

Megjithatë, shitja e këtyre relikeve të Luftës së Ftohtë mund të jetë e ndërlikuar. Në vitin 2012 dhe 2013, Ministria e Mbrojtjes dështoi gjashtë herë radhazi të shesë avionët e vjetruar në ankand. Zyrtarët shpresojnë që të mos përsëritet ajo eksperiencë.

Aerodromët e harrua:

U mbyll pas një tragjedie më 16 shtator 2004, ndërsa piloti Jani Tarifa humbi jetën, teksa fluturonte një avion Mig-19 të mbushur me 41 predha.

Përpara tij, në total 34 pilotë të tjerë kanë humbur jetën që nga viti 1955, ndërsa përpiqeshin të fluturonin avionët e bllokut lindor.

Incidenti i fundit i ra kambanave të alarmit te autoritetet shqiptare dhe shpejt pasoi një vendim, ndalimi i fluturimeve të të gjithë avionëve ushtarakë të vjetër rusë dhe kinezë Mig.

Këshilltarja e ministrisë për median, Edlira Prendi, i tha BIRN se stoku i avionëve që do të shiten u ndaluan të fluturonin kohë më parë.

“Ata nuk kanë fluturuar prej vitesh sepse nuk i kalonin dot procedurat standarde operacionale të mirëmbajtjes që duhen për të fluturuar,” shpjegoi ajo.

Tre avionë që ndodhen në aerodromin e Rinasit janë për shitje në ankandin e 22 shkurtit.

Aerodromi i Rinasit nuk është i vetmi që është braktisur. Aerodromët ushtarakë në Kuçovë në jug dhe Gjadri në veri të Tiranës janë gjithashtu shtëpi e avionëve të vjetër që nuk lejohen të fluturojnë më.

1 komente në “Shqipëria nxjerr në ankand avionët e Luftës së Ftohtë”

  1. enter"" says:

    Po pse more idiote, nuk mund ti mbanit vete dhe ti conit ne muze, por doni ti shisni????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje