Shtimi i korsive të dedikuara, bllokimi i qendrës së qytetit për automjetet dhe nismat e ndryshme të ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës duke se ka sensibilizuar opinionin publik për të parë si mjet transporti përdorimin e biçikletave.
Krahas përpjekjes së bashkisë për të shtuar korsitë e dedikuara, janë edhe bizneset e Tiranës që po aplikojnë për t’ia dedikuar biçikletave vendparkimet përpara ambienteve të tyre. Nga Bashkia e Tiranës është raportuar se janë dhënë 20 leje të tilla, ku vendi miratohet që të mos ketë pengesë për këmbësorët, bizneset apo edhe trafikun e makinave.
Në Tiranë është vënë re se është shtuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që përdorin biçikletën në vend të makinës apo të transportit publik.
Në një postim në rrjetin social Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ftoi qytetarët që këtë pranverë të përdorin sa të munden biçikletat. “Aplikacioni #TiranaIme ka korsitë e biçikletave, do t’i shtojmë për të inkurajuar pedalimin. Bashke për një qytet me më shumë oksigjen. Tirana nuk ndryshon nga kori i cinikëve që kritikojnë, por nga njerëzit që bëjnë gjëra me energji të bukur e pozitive”, shkruan Veliaj. Më poshtë fotot e publikuara në faqen e tij.
Shume mire. Gjithmone kam menduar se 60-70% e makinave qe qarkullojne sot ne tirane jane te panevojeshme, sepse Tirana me nje biciklete pershkohet e gjitha pa problem. Krijoni korsite per bicikletat, vend parkimet e duhura dhe ktheheni Tiranen ne nje qytet shembull.
Boll me me idiotet qe qarkullojne me makine
Iiii ca katnaresh ..me bicikleta si ne kohen e Enverit. Per ca e sollem demokracine, per bicikleta ? Kur do behemi dhe ne te jashtem dhe te ecim vetem me Mercedez.
sb
Hajde gallat. Modernet fshehin nga fotografite shitsin e misrave te pjekur. Shikoni siper, mos ulni koken te shikoni gelboqet.
Amon te dukemi i cik, po vetem i cik si ata andej … Pertej detit… Po vetem i cik, aq sa bicikleta del ne gazete !!!
sb