Në Korçë ka 6500 vende të lira pune, por...

8 Shkurt 2016, 20:39Sociale TEMA

Punësimi, puna e denjë dhe arsimi profesional ishin në qendër të takimit që ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi zhvilloi me drejtues të zyrave të Punës, shkollave profesionale, Inspektoratit të Punës dhe biznesit në qytetin e Korçës.

Në fjalën e tij, ai theksoi se ashtu si në gjithë Shqipërinë, edhe aty ekziston një raport jo i drejtë mes kërkesave për punë dhe kërkesës së biznesit për punëtorë. Kështu, ministri duke iu referuar të dhënave zyrtare të Zyrës së Punës Korçë, bëri të ditur se në të, gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 6500 kërkesa për punë, të paraqitura nga sipërmarrja private.

“Korça është një qark ku punohet e ku ka punë, dhe po të shohësh të dhënat tona të Zyrës së Punës, vetëm në vitin e kaluar, pra në vitin 2015 janë 131 biznese që kanë ofruar plot 6500 vende të reja pune. Kanë kërkuar ndihmën e zyrës Korçë, vende të cilat kanë qenë kryesisht në profesione të tilla, si në industri përpunuese, për punëtorë qepje/ tekstili, punëtorë qepje këpuce, kamerier, ndihmëskuzhinier, punonjës ndërtimi, inxhinierë ndërtimi e shumë të tjera”, – tha ministri Klosi.

Ai sfidoi të gjithë ata që nuk besojnë te këto shifra të shohin të dhënat zyrtare por edhe të kontaktojnë biznesin e rajonit të Korçës për të parë ofertën reale që vjen nga sipërmarrja për krahë pune. Por sipas tij, problemi që evidentohet është se në shumicën e rasteve kërkohen njerëz të kualifikuar, që kanë një zanat. Ndaj theksoi ministri, është e domosdoshme që këta punëtorë të paraqiten pranë qendrave dhe shkollave të formimit profesional për të ndjekur kurset për të marrë një zanat.

“Ata që kanë një mundësi për të punuar të mos jenë abuzivë, por të shkojnë te zyrat e Punës, të shkojnë te shkollat dhe qendrat profesionale dhe të marrin një zanat. Dhe ne si institucione, të luajmë gjithmonë e më mirë rolin koordinues mes biznesit dhe zyrave të Punës, për të pasur mundësi që punëtorë të kualifikuar të gjejnë vende pune dhe për punëtorët që duan të punojnë, realisht ka punë. Kjo pasi në Shqipëri ka punë, por në Shqipëri duhen profesionistë”, – shtoi Klosi.

Ai inspektoi gjithashtu ambientet e ndërmarrjes së përpunimit të mishit “Tona” në qytetin e Korçës, e cila ka përfituar dy herë nga programet e nxitjes së punësimit dhe që këtë vit kërkon të aplikojë sërish me qëllim që të punësojë edhe 50 punëtorë të tjerë, të cilët do t’i shërbejnë zgjerimit të biznesit. Ministri Klosi mori pjesë gjithashtu edhe në analizën e punës për rajonin Korçë-Elbasan të Inspektoratit Shtetëror të Punës.

5 komente në “Në Korçë ka 6500 vende të lira pune, por…”

  1. hajrie hom'ni says:

    U pa puna, po shkojme ne te Tirones me punu neper rrethe, meqe vendet e punes m’Tiron i kane zon kat’naret.

    Pastroni o derra, administraten shteterore, se o mbush me kat’nare servila me teza partie. Ka 25 vjet vjet, qe eshte c’standartizu dhe degradu cdo gjo m’Tiron.

    1. 1993 says:

      Pse do me punu ne administrate mer jahu? Vetem punen e rrehatshme dhe paret qyl do me bo? Shko mer daj meso i zanat dhe puno. Pastaj rrini ne kafene te stresum se “ky ven ka maru”. Osmanllinj pertac e thashethemexhinj.

  2. arjan says:

    Mund te na thote ky gjytyrym cfare kupton me 6500 kerkesa per vende pune .Gjuetare per krokodile kerkojne keta biznesmenet e qytetit tone qe nuk gjejne.Keta jane me keq se te paret qe iken.Te tallesh me intelektin e njerezve ne kete menyre eshte t’ia besh vetes baaaaaaaaaaaam.

  3. Petro says:

    Ministri me debil.

  4. A says:

    Po i them si EDI RAMES dhe BLENDI KLOSI, keto qe thone dhe propagandon nuk jane vende pune. Keto nuk jane vende pune per njerez normal dhe te lire. Keto vende pune me page 100 Evro ne muaj nuk te shkon njeri. Me pagezat qe marrin shqiptaret dhe me taksat dhe sherbimet me keto palo qeveri te ketyre 25 vjeteve nuk shkohet hic gje kundi, por nga varferia ne mjerim.
    Gjate fushates zgjedhore te vitit 2013 ju PS-ja, ju RILINDIA, ju EDI RAMA deklaruat qe do te hapnit per 4-ter vjet 300’000 vende pune, se si do ti hapeshit kjo eshte puna e juaj se per keto premtime dhe te tjera ju dhame 1’000’000 vota. Nje person qe mbaron universitetin nuk e mbaron qe te punoje ne FASON ose CALL CENTER.
    Nje premtim te tille pat bere edhe SALI BERISHA, kur erdhi ne pushtet 2005-2013 qe do te hapte 250’000 vende pune, ku, si??!! Pergjigje per te dyja palet PS + PS, asnje vend pune. Tani ka dalur teoria qe duhen Shkollat e Mesme Profesionale, se mbas mbarimet te ketyre shkollave do te kete vende pune pa mbarim??!!
    Ka 25-se vjet vetem genjeshtra, mashtrime dhe demagogji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje