Ndërtuesit e pallateve apo pronarët e truallit nuk mund të lidhin kontrata sipërmarrjeje apo porosie, pa regjistruar lejen e ndërtimit në hipotekë.
Kështu deklaroi ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në Komisionin e Ligjeve, ku foli për ndryshimin ligjor si një hap për t’i dhënë zgjidhje fenomenit të shit-blerjes së banesave në mënyrë të përsëritur nga ndërtuesit mashtrues.
“Detyrimin e kompanive të ndërtimit dhe shtetasve të këtij shteti që duan të lidhin një kontratë pronësie, duhet ta bëjnë të zyra e noterit dhe do të bëhet pasi të jetë regjistruar automatikisht në ZRPP.
Asnjë transaksion tjetër jashtë kësaj skeme nuk është i mbrojtshëm, jo se është i pamundur, sipas kodit civil mund të jetë i mundur, por është i pambrojtshëm. Pas kësaj askush nuk mund ta rishesë apo ta riporosisë apo ta risipërmarrë një pronë që është e angazhuar tashmë”, tha Manjani.
Vetëm në Tiranë llogaritet rreh numri i 200 pallate pa hipotekë.
avoro e giustizia sociale per Elbasan
Lajm I mire.
Kur do te filloje zbatimi ???