Kulla e re e Berishës

11 Shkurt 2016, 10:41Sociale TEMA

Nga Gjon Neçaj

Sali Berisha kishte premtuar kohë më parë në një intervistë se kullën e tij në fshatin e tij të lindjes,Viçidol, të rrënuar nga lufta e fundit në Kosovë, do ta ngrinte nga themelet. Dhe kështu ka ndodhur. Kulla e përfolur shumë, sidomos gjatë kohës që strehonte luftëtarët e UÇK-së, tashmë është nusëruar, duke zbatuar edhe një postulat domethënës të popullit, se “mos prit të kesh hajër nga ai që len gërmadhë shtëpinë e tij”.

Berisha është larguar prej kullës trekatëshe që në moshën 14-vjeçare, kur filloi mësimet në shkollën e mesme në Politeknikumin Mjekësor Tiranë. Vizitat e tij në vendlindje kanë qenë të rralla, jo vetëm gjatë viteve të pluralizimit, kur  ai braktisi profesionin e kardilogut për t’u marrë me politikë, ku arriti në postet më të larta të drejtimit dhe qeverisjes së shtetit.

Gjatë vitit 1999, ajo ndërtesë u kthye në një bazë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës duke rifituar disi gjallërimin e dikurshëm. Lejen për përdorimin e saj e dha vetë Berisha që në atë kohë ishte kryetar i Partisë Demokratike në opozitë.

Për muaj me radhë ajo u përdor nga ushtarët e UÇK-së por më pas genocidi serb u shtri edhe në territorin shqiptar dhe pranë kullës së gurtë 100-vjeçare. Vetë Berisha ka deklaruar herë pas here se kullën e kanë shkatërruar predhat e ushtrisë serbe gjatë Luftës së Kosovës. “Është dëmtuar sepse në luftën me Kosovën ata e kanë gjuajtur me mortaja 127 mm të cilat i ranë afër”,  ka pohuar ai.

Para dy vjetësh, Berisha vendosi të rikthehet në rrënjët e tij duke rindërtuar shtëpinë e vjetër ku ka lindur dhe ku kanë jetuar prindërit e tij, pra kulla e Zeqir Halilit në Viçidol të Tropojës.

Tashmë kulla ka përfunduar sipas projektit duke ruajtur traditën e kullës së vjetër, nga një skuadër e specializuar për ndërtimin e kullave me specialistë nga Kosova.

Madje edhe në rrjetet sociale është themeluar një grup i quiajtur “Kulla e Sali Berishës”.

Ja si shprehen disa prej ndjekësve të këtij grupi, në të cilin  deri më tani janë anëtarësuar me qindra  anëtarë dhe çdo ditë shtohet numri i tyre:

“Kjo kullë jo vetëm që mbart vlera historike të traditës së trevës të Malësisë së Gjakovës,
por është simboli dhe epiqendra e mobilizimit ushtarak të UÇK-së në luftën epokale ndaj pushtuesve barbar çetnik.”

“Në këtë kullë janë rritur e kanë jetuar  burra si Zeqir Halili, një burrë me zë, ku ia la amanet nipit të tij, Sali Berishës,ku emri dhe puna e tij të shndrit në çdo vend.”

“Në kullën e Sali Berishës  kanë qëndruar shumë luftëtarë të hershëm e të rinj të kombit shqiptar, si motorri i luftës së fundit, tigri Fadil Nimani i Rrafshit ë Dukagjinit, së bashku me  Agim Zenelin. Kjo kullë ka kujtime të paharruara të historisë së lavdishme të kombit.”

Por kulla e Sali Berishës, me nurin e saj pas rikonstruksionit, madhështinë dhe hijeshinë njëherësh, përçon dhe paradoksin e shoqërisë shqiptare në 25 vite: faktin se për shtëpinë e tij, shqiptari bën gjithçka, që ta ketë të pastër e të bukur, por tej gardhit kjo nuk ndodh. Kështu që dhe thënia popullore e cituar pak më sipër, “mos prit të kesh hajër nga ai që len gërmadhë shtëpinë e tij”, nuk vlen në raport me atë që ka ndodhur në çerek shekulli e vijon të ndodh.

Nuk ka shtëpi politikani e qeveritari që të jetë gërmadhë, por vendi që ata kanë udhëhequr dhe udhëheqin, vazhdon të jetë gërmadhë. Në rastin konkret, bukuria e Kullës së Berishës do kishte patur shumë më kuptim sikur rreth e rrotull saj, e pse jo, në të gjithë Tropojën e më tej në të gjithë Shqipërinë, të sundonte jeta e bukur, gjë që fatkeqësisht nuk ndodh.

Tesheshi.com

Si ishte

28 komente në “Kulla e re e Berishës”

  1. e verteta says:

    Kam lexu shume po jo si ky shkrim skandaloz.plot genjeshtra e fantazi…per fat keq injoranca e besnikeve te verber ska kufi

    1. Shume shpejte nje rakete Amerikane apo e NATO_s do e beje rrafsh me token, sepse edhe Berisha si Milloshevici jane Diktatoret e fundit ne Ballkan, e qe i pari e dime si iku ne GOP te nenes, ndersa ky i yni Sali Berisha do iki me gjithe kete kulle (po te jete plot me njerzit qe ka, jo bosh). Atehere shpetojme Ne o shqiptare nga Diktatoret me profil Komunist e Provincial=maloke.

    2. Zigur says:

      Une njof kullen e barit, dhe na doli tashti edhe kulla e KAR-it. Hahaha, na doli edhe patriot ky bythqire. Nga nje ane na shiste nafte serbeve, nga ana tjeter u jepte kullen UCK-istave. Tamam legen e shkuar legenit.

    3. mira says:

      thate,qe kjo kulle mund te sherbeje si MUZE,shume mire ,besoj se do te jene guri qe kane fjete,kasolljadhe thupra qe ruante dhite,si dhe qpingat,duhet te jene patjeter dhe te krahasohen me shume vila te tjera ne te gjithe vendin.Megjitheate ZOTI,vonon,por nuk harron e do ti zere haku i popullit.

    4. miri says:

      Tani e morem vesh qe, kjo kulle paska histori.Ç udi e madhe.
      Ju bej me dieni se,une kam nje shtepi ne fshat,gati gjysem e renuar por,nuk kam asnje mundesi per ta meremetuar.
      Kuptohet, nuk kam mundesine financiare,kurse Saliu qe dihet se ka bere “kerdine” ndertoi kullen qysh nga fillimi.

  2. Dino says:

    Po kjo qenka ideale fare si shtepi per saliun.
    ta mbyllin brenda ne kullen e tij dhe celesin tja hedhesh ne liqenin e fierzes.
    O zot …do shpetoje shqiperia.

    1. Alb says:

      Pse dino ky mostra tjeter cfar po ben. Po na xjerr ka situata. Ky qenka shum e me shum me i keq si ai i tjetri qe iku.

    2. Shpellari says:

      Dino, e shehe katin e dyte te kulles? Ne anen lindore paska qenefin, mos gabo t’i afrohesh, se bon vaki qi Salithi te dhine mbi krye , andaj ke kujdes!9

      1. Dino says:

        Qenefin vetem ju maloket e dini se cfare eshte.pastaj nga e di ti anen lindore te kulles apo ke bajt guret e kulles ne urriz si skllav i bindur dhe malok qe je.
        Mua ska shance te me dhjes poshte qenefit saliu yt mafoz se nuk shkoj kurre ne malsin tende.
        Kur dua te pushoj ne male shkoj ne alpet zvicerane. Malok dreqi

        1. freemind says:

          hahahahah sa i modh!

  3. Bayoneta says:

    Po nje shtepi Muze e do dhe salihi.sI BURRE SHTETI qe i vriste shqiptaret neper rruge pabesisht nga bodrumet e kryministrise.
    Ka gjetur dhe po ben se nuk ka burra ne PS ka femije dhe brekedhier frikacake.

  4. Skenderbeu says:

    Serbet ja renun vetem gardhin.Serbet nepermjet agjentit te tyre Isa Mustafa ja ngriten tere per ta perkujtuar pas vdekjes agjentin e tyre Sali Berisha qe shkatroi ekonomine kulturen dhe vete Shqiperine duke e bere nje Republike rumpalle barbaresh.
    (

  5. qukapiku says:

    Iashalla shkon dhe rri atje ku ka lindur,do shpetonte shqiperia dhe do shpartallohej Kosaova.Na zuri ku rrisk i,keq.gjtihe maloket zbriten ne fushe sepse nuk i pelqen vendlindja,po tani kush e ka fajin qe ke lindur cub.

  6. Demokratja says:

    E besoni se sherbeu per uckn,apo aty i bente gati per serbin ti vriste kollaj.futeni halene te ngujohet familjarisht

  7. Ivani i madh says:

    Haklajve i erdhen rastin te hakmeren me qe predhat e serbeve skishin nishan e binin rotull shtepite te dhendrit te tyre qe ky spiun i tyre te vete shpallej patriot. TJa vene tritolin qoshe ne qoshe dhe TJa rafshone sic beri krimineli SALI Berisha me bashibozuket e tij me shtepite e varte e familje se tyre. RASTI ERDHI DUHET VETEM ZEMER SE TRIMERIA SI MUNGON.

  8. Lym Kepi says:

    Te coj Mulin te mbjelli hashas te kulla!

  9. LONDI says:

    MATO BEJ GATI TOPIN SE DO TE NDIHMEOJ DHE IZETI, SA KA KUSHTU KJO KESHTJELL O PLER SE MBETE ME SHTEPIN E RAMES NE GOJ KU DO QE FLET, MOS E GEZOFSH DHE U SHOFSH

  10. dikushi says:

    Ju legena qe shkruani me mllef, e keni lakmi kete shtepi shqiptare karakteristike, pasi ju vete keni pallatet pa suvatuar te Enverit dy dhoma e kuzhine 46 m2 dhe quani bllok. Duhet ta quani bllok kurvash.

  11. Pashai says:

    Kjo kasolle duhet ti shërbej memorjes kolektive që monstra të tilla mos të dalin më nga habitati i tyre!!!

    1. Shpellari says:

      O Pashai Bolja, kjo nuk oshte kasolle o corr, oshte nji fortese tipike me frangjia ku kersasin pushket e gjata dhe kallashat, edhe kullat e Boletinit dhe ato te Azem Galices e Shaban Polluzhes kane te njejten arkitekure!

  12. Besa says:

    Kulla e Haklajve eshte rrafshuar,nderkohe qe njerezit ose jane vrare ose kane marre arratine.Nderkohe kulla e berishajve ka marre madheshtine ne nje kohe qe pronaret e saj rrojne ne luksin korruptiv te pushtetit.Veshtire te falet….

  13. Klevis says:

    Atje ku drita nuk futet dot…..

  14. qytetari B says:

    Ka bodigarde qe e ruajne se ka mundesi ti vene tritolin, se Saliut s’po ja vene dot

  15. RILINDJA E LESHIT says:

    or qelbesira perse nuk e tregoni kullen e rames APO sic thote majko kokederrit rama

  16. Treviso says:

    Eshte nje kulle shume e bukur dhe i ploteson kushtet per muze. Por çfar do te tregoje ky muse? Ne radhe te pare duhet ta vertetojne ish ushtaret e U.C.K nese e kan shfrytezuar kete shtepi gjate luftes ? Cudi nuk eshte qe ta kene shfrytezuar agjendet e UDB? Pse? Kryekrimineli Berisha ka bashkpunuar me UDB dhe eshte i detyruar te vazhdoje te punoje per ta. Takimet qe ka bere me Millosheviçin dhe me Harkanin nuk kan qen pa kuptim. Vrasjet e kosovareve qe kishin ardhur ne Tirane per tu stervitur kunder luftes, ishte dora e kryekriminelit. Agjencite e huaja te spjunazhit e dine shume mire kete histori, por çdo agjenci punon pervete. Shqiptaret te mos harrojne se Basha dhe pse ishte qumshtor i din mire keto probleme, dhe eshte i paguar prej UDB-se, por nuk e di nese vazhdon te paguhet akoma.

  17. Mentari says:

    Saki Berishen e shajne ata skerbythje qe familjet e tyre brez pas brezi kane jetuar me shtepi Qerpici ose nuk kane pasur hic fare shtpi por jetonin neper shpellat e maleve sidomos ata te Jugut.Te kishe shtepi 3 kate para 100 vjeteve ishje familje me emer por brekgrisurit e djeshem Enverista kane urrejtje te verbuar kundrejt zotit Berisha.Berisha eshte Heroi I Gegnise dhe i matane kufirit ku jetojne shqiptaret dhe nuk eshte nevoja qe ai te jet hero i skerbythjeve Enveriste matane shkumbinit.rrofte heroi Berisha

  18. Sadije berisha says:

    salliu ta perdori per zenin dhe deputet kur u duhet me prostitutat sepse i ndjekin paparacet ne qitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje