Pas një replike të kryeministrit Edi Rama, Artan Fuga ka shkruajtur disa komente radhazi për punësimin e të rinjve.
Fuga shkruan se punë që ofron Rama, janë punë turpi.
Ja komentet e njëpasnjëshme të Artan Fugës, të bëra brenda një ore:
Kush e turpëron rininë?
Punë turpi është edhe që e detyron një të diplomuar për të bërë punë të kualifikuar të shkojë të punojë në punë fizike të rëndomta.
Nuk ju duket e drejtë kjo ?
Atëhere cojeni si në revolucionin kulturor kinez artistin të pastrojë haletë e qytetit,
cojeni shkencëtarin të mbledhë domate të kalbura e të fusi turinjtë në plehra,
çojeni avokatin të pastrojë hauret e lopëve,
çojeni inxhinjerin të mbledhi bajgat e lopëve për pleh…
Nuk ka vende pune për ata që diplomohen ?
Po pse hapni pa fund universitete që diplomojnë të papunë duke u çertifikuar si të dobishëm nga ana e shtetit?
Nuk e kam thënë unë, e ka thënë sociologjia botërore. Nuk jam aq i shquar dhe aq i mënçur sa të hedh poshtë apo të krijoj të vërteta bazike pa të cilat gjithçka bie si fletë e tharë në diell.
Të diplomosh për punë të kualifikuar dhe të propozosh punë për punë të pakualifikuar është absurdi i një administrimi absurd, është të fyesh, të krijosh zhgënjime, të prodhosh nga ata që ikin nga sytë këmbët në Gjermani, Kanada, Siri, e jo vetëm për punë.
Lexojeni nga Gustav Le Bon. Ka qenë burrë i mençëm ai…
I ngopni me iluzione, u merrni moshën, i zhgënjeni!
Kush i hap edhe sot e tash vite mijrat e fakulteteve për të prodhuar miliona jurista?
Mijra doktora?
**************
Turpërim në punë
Jo, jo,
t’i lemë llafet dhe kërcënimet,
në epokën e Internetin, robotikës, teknologjisë, kibernetikës, programimeve, teknologjive të telekomunikimit puna dhe profesionet duhet të ngrihen në nivelin e tyre dhe jo për shkak të prapambetjes të vendit, për shkak të korrupsionit dhe anadollakëve me pushtet, njerëzit, të rinjtë të mos kenë për të bërë veçse zanate që nuk kanë asnjë kërkesë intelektuale dhe shkencore për t’u kryer.
Këto janë punë turpi!
Turp për ata që e lënë vendin në këtë nivel që në krahasim me vendet europiane, jo më larg, ngjan sikur sapo del nga feudalizmi.
Nuk do të shkosh të punosh në një punë të tillë !
Mos ki turp!
Nuk është dembelizëm!
********
Të paturp në punë
Ajo punë ku punonjësi nuk ka të drejta sindikale, nuk ka të drejta, por trajtohet si skllav, në oraret e punës, në sigurimet shoqërore, në ditët e pushimit.
Unë nuk e di sesa përqind e punonjësve kanë sinqerisht tê drejtën e pushimeve vjetore të paguara.
Këtu raportojnë në inbox se ka ndërmarrje fasonësh që në bankë u derdhin punonjësve një pagë dhe pastaj u kërkojnë që pjesën “e tepërt” ta kthejnë te pronarët në dorë. Turp…
*********
Punë turpe
Askush ne një epokë demokratizuese sot nuk mund t’i thotë rinisë : ja ku janë punët, ik puno tani, pavarësisht kushteve, pavarësisht pagës, pavarësisht nëse t’i respektojnë ose jo të drejtat, pavarësisht, formimit tënd dhe diplomimit tënd që ta kanë ofruar me pagesë, pikërisht për të bërë një punë të kualfikuar dhe jo si stoli.
Se po të ishte ndryshe sot papunësia nuk do të njihej në asnjë vend të botës. Të papunëve mund t’u thuhet : ikni pastroni bregdetin për pesëdhjetë lekë dita e punës! Pse nuk shkoni të punoni hë! Dembela!
Jo, ore, shumë mirë që nuk pranojnë punë jashtë kushteve, punë të turpshme megjithëse puna në vetvete është nder.
Se kështu u thuhej edhe kooperativistëve në monizëm : Pse nuk punoni, i bëni bisht punëve të baltës të arave dhe shkoni shisni produktete tuaja në qytet! S’keni turp! Dembela dreqi! Në burg, në internim!
Puna është nder! Po edhe puna e skllavit? Edhe puna e të dënuarit politik në minierë, e detyrueshme?
*******
Punë të turpshme
Si dikur në monizëm, kur i riu i sapodiplomuar refuzonte të shkonte arsimtar në një zgëq fshati pa asnjë kusht jetese, si i riu i qytetit që refuzonte të shkonte në minierën skllavopronare të punonte si kafshë, si fshatari që refuzonte të punonte në kooperativë dhe shkonte për të shit vezë në qytet.
Rrezistencë sociale ndaj anadollakëve shfrytëzues.
Ik çoni fëmijët tuaj në ato punë ! Kështu përgjigjuni atyre anadollakëve që na propozojnë si të ardhme profesionale zanatin e ndihmës-zëvendës-kuzhinjerit asistent për sezonin një mujor të verës!
Ke mbaruar master në antropologji humane, shumë mirë, ik se ke punë në Boboshticë, piq pica për gratë që do të shkojnë për 8 marsin në eskursion.
A nuk më thoni se ku punojnë fëmijtë e deputetëve, ministrave, politikanëve!
Në punë turpi ?
Bëni pra statistika, bëni një studim, dhe pastaj flasim.
******
Refuzimi i punëve të turpit : mbrojtje e dinjitetit personal
Puna është nder?
Patjetër, por në kuptimin që një punë e dobishme ka vlerë pavarësisht sesa e lodhshme është e sa mund kërkon. Patjetër, sepse vesi i dembellikut është vetëvrasës për njeriun. Po, sigurisht, sepse mos punosh dhe të përfitosh nga puna e tjetrit, do të thotë ta shfrytëzosh atë.
Mos harrojmë se kur tradita e popullit tonë thekson se “Puna është nder”, ka lidhje me një periudhë historike ku njeriu punonte në arën e tij, në oborrin e tij, brenda familjes të tij, pra ku nuk mund të bëhej fjalë për ta shfrytëzuar tjetrin, por për të punuar sëbashku.
Askush nuk mund të marri një shprehje popullore dhe ta apikojë në një shoqëri që ka ndryshuar tërësisht.
Askush ne një epokë demokratizuese sot nuk mund t’i thotë rinisë : ja ku janë punët, ik puno tani, pavarësisht kushteve, pavarësisht pagës, pavarësisht nëse t’i respektojnë ose jo të drejtat, pavarësisht, formimit tënd dhe diplomimit tënd që ta kanë ofruar me pagesë, pikërisht për të bërë një punë të kualfikuar dhe jo si stoli.
Se po të ishte ndryshe sot papunësia nuk do të njihej në asnjë vend të botës. Të papunëve mund t’u thuhet : ikni pastroni bregdetin për pesëdhjetë lekë dita e punës! Pse nuk shkoni të punoni hë! Dembela!
Jo, ore, shumë mirë që nuk pranojnë punë jashtë kushteve, punë të turpshme megjithëse puna në vetvete është nder.
Se kështu u thuhej edhe kooperativistëve në monizëm : Pse nuk punoni, i bëni bisht punëve të baltës të arave dhe shkoni shisni produktete tuaja në qytet! S’keni turp! Dembela dreqi! Në burg, në internim!
Puna është nder! Po edhe puna e skllavit? Edhe puna e të dënuarit politik në minierë, e detyrueshme?
Jo. Jo më kot feja, kulmi i moralit human, ka theksuar se : Cdo punë meriton një pagë!
Cfarë domethënë kjo? Kjo do të thotë që puna në vetvete nuk mjafton për t’u quajtur “nder”, por duhet të paguhet.
Cila është punë e turpshme?
Ajo punë ku punonjësi teknikisht nuk është i mbrojtur dhe rrezikon në cdo çast jetën e tij sepse pronari a shteti nuk e çan kokën për të siguruar kushte pune. Turp kur ka shkolla pa biblioteka. Turp kur ka universitete pa menca studentësh. Turp kur pastruesit tê qytetit i jepet në dorë një fshesë shqope dhe i thuhet të fshijë e thithë pluhur. Turp kur…
Ajo punë ku punonjësi nuk ka të drejta sindikale, nuk ka të drejta, por trajtohet si skllav, në oraret e punës, në sigurimet shoqërore, në ditët e pushimit. Unë nuk e di sesa përqind e punonjësve kanë sinqerisht tê drejtën e pushimeve vjetore të paguara. Këtu më raportojnë në inbox se ka ndërmarrje fasonësh që në bankë u derdhin punonjësve një pagë dhe pastaj u kërkojnë që pjesën “e tepërt” ta kthejnë te pronarët në dorë. Turp…
Ajo punë që rroga e së cilës nuk mjafton as për të jetuar në gjendjen kafshore. Pse për të mbajtur punën gjallë do të paguhet puntori??? Ai nuk është një robot sepse veç nevojave bazike ka edhe nevoja sociale, kulturore, të kohës të lirë, etj. Një punë e paguar skllavërisht është një punë e turpshme, turp jo për atë që punon, por për punëdhënësin.
Ajo punë që e detyron një të diplomuar për të bërë punë të kualifikuar të shkojë të punojë në punë fizike të rëndomta. A? Nuk ju duket e drejtë kjo? Atëhere cojeni si në revolucionin kulturor kinez artistin të pastrojë haletë e qytetit, cojeni shkencëtarin të mbledhë domate të kalbura e të fusi turinjtë në plehra, çojeni avokatin të pastrojë hauret e lopëve, çojeni deputetin të mbledhi bajgat e lopëve për pleh…
Jo, në epokën e Internetin, robotikës, teknologjisë, kibernetikës, programimeve, teknologjive të telekomunikimit puna dhe profesionet duhet të ngrihen në nivelin e tyre dhe jo për shkak të prapambetjes të vendit, për shkak të korrupsionit dhe anadollakëve me pushtet, njerëzit, të rinjtë të mos kenë për të bërë veçse zanate që nuk kanë asnjë kërkesë intelektuale dhe shkencore për t’u kryer.
Këto janë punë turpi!
Turp për ata që e lënë vendin në këtë nivel që në krahasim me vendet europiane, jo më larg, ngjan sikur sapo del nga feudalizmi.
Nuk dua të shkoj të punoj në një punë të tillë !
Nuk është dembelizëm!
Eshtë rezistencë ndaj shtypjes, është refuzim qytetar për të mos ulur dinjitetin.
Si dikur në monizëm, kur i riu i sapodiplomuar refuzonte të shkonte arsimtar në një zgëq fshati pa asnjë kusht jetese, si i riu i qytetit që refuzonte të shkonte në minierën skllavopronare të punonte si kafshë, si fshatari që refuzonte të punonte në kooperativë dhe shkonte për të shit vezë në qytet.
Rrezistencë sociale ndaj anadollakëve shfrytëzues.
Ik çoni fëmijët tuaj në ato punë ! Kështu përgjigjuni atyre anadollakëve që na propozojnë si të ardhme profesionale zanatin e ndihmës-zëvendës-kuzhinjerit asistent për sezonin një mujor të verës!
Ke mbaruar master në antropologji humane, shumë mirë, ik se ke punë në Boboshticë, piq pica për gratë që do të shkojnë për 8 marsin në eskursion.
A nuk më thoni se ku punojnë fëmijtë e deputetëve, ministrave, politikanëve!
Në punë turpi ?
Bëni pra statistika, bëni një studim, dhe pastaj flasim.
Sikur na jane shtu si shume keta profesorat e me duket se nuk kane me se te merren
Z.Fuga mund t’ju kujtoj se vetem ne sistemin monist kishte ndarje te puneve ,ku punet fizike futeshin ne punen e dores”se dyte”dhe “intelektualet ” duhej te benin pune”zyre”por perendoi ajo kohe z.Fuga ne kapitalizem çdo lloj pune eshte e domosdoshme mjaft qe te jete e deklaruar dhe te paguhen detyrimet ndaj shtetit dhe siguracionet per pension etj ,dhe ju kujtoj se pone jasht profilit bejne jashte Shqiperise me mijra shqiptare
Dhe pastaj na vjen keq qe nuk ka investitore te huaj ne Shqiperi. Per cfare duhet te vijne kur nuk gjejne dot krah pune? Shqiptaret me mire rrine pa pune se te punojne me page te ulet gje e cila nuk ka kuptim.
Problemi qe filozofi nuk thote eshte se nuk i krijoj universitetet kjo qeveri por i krijoj qeveria e Berishes. Edhe kur qeveria aktuale mbylli dhe kerkonte te mbyllte universitetet fantazma ajo rinia e diplomave te blera doli ne rruge per demonstrata. Tregun e punes e orienton kerkesa dhe jo deshira. Ti mund te kesh deshire te behesh astro-fizikant ne Shqiperi apo jurist por kjo nuk do te thote qe qeveria do te zgjidhi problemin e punes dhe te ndertoje nje institut astro-fizike per ty. Shteti ne kapitalizem nuk krijon pune dhe nuk eshte pergjegjes per rregullimin e njerzve ne pune. Keta studente duhet ta kishin studiuar tregun perpara se te shkonin per studime. Nevoja e tregut eshte per punetore dhe jo per astronaute, juriste apo ku e di une cfare. Prandaj filozofia e profesorit eshte ajo e komunizmit dhe jo e kapitalizmit.
Anton trutallash mjeran, militant ramushrilindush. Boll qe thua se rinia e diplomave te blerta doli ne rruge per te protestuar tregon se ose je injorant dhe i painformuar ose je militant kocka(prapanic)lepires. Rinia doli kunder “reformes” klienteliste- ciliane- pinochetiane -saliserbiane- rilindiane qe merr parate e publikut dhe ja con privatit dmth vetes. Le te behet edhe policija private dhe gjithe shqiptaret po te duan rregull qetesi dhe siguri , le te paguajne ??!!
Qelbesira ata qe e bejne, qelbesire ti qe shkruan.
At ble-ta. More filozof paske goje te ndyre. Hahahaha nuk mund ti thoshte dhe rendiste keto fjale te ndyra vecse nje i pafytyre si puna e jote. Filozof Fuga je nje kokebosh dhe i paedukate. Je nje arrogant i pakorigjushem. Nuk ke ndyshuar si edhe gjithe kasta qe i sherbeve gjate komunizmit, more ‘petronins’ i shplare. Une jetoj jashte vendit dhe nuk kam asnje interes ti lepije bythen as edhe njerit sepse jam me prestigj dhe jetoj si mos me mire ne boten Perindimore. I vetmi interes qe kam eshte qe te behet Shqiperia. Me Berishen dhe sorrollopin e tij si puna e jote ai vend nuk behet. Ata qe kane lepyre bythen padroneve te vet jane babai i jot dhe ti qe i sherbyet sistemit te urryer komunist dhe perfituat prej tij. Ne na late te bejme ato punet e ‘turpshme’ por qe shkelqyem sapo dolem ne Perendim. Pune te turpshme jane vetem ato qe merren me prostitucion dhe trafikim dhe jo te prodhosh per familjen dhe mireqenien tende dhe te njerzve qe te rrethojne. Konceptet e tua per punen dhe klasifikimin e saj jane si ato kastat e indise qe i konsiderojne punetoret si te ‘paprekshimt’, sepse jane te qelbur ti prekesh. Kjo ishte filozofia e komunizmit qe popullin e konsideronte si dele dhe qen te zgjebosur dhe ata ishin koka dhe te diturit. Turp more palo mesues i filozofise, sepse profesor nuk mund te quhet nje ish-komunist qe lef si puna e jote.
Jam shume dakort me ty Anton. Ndoshta sepse kur jeton jashte i hap vertete syte. Ndoshta sepse kur te rastis te lexosh nje email te nje ministri qe nuk di te shkruaj mire gjuhen Shqipe, paralizohesh dhe demoralizohesh sepse jane keto kasta e keto flliqesira qe nuk e lejojne vendin te ece perpara. Por te pakten ne perendim te vleresojne per ate cfare jep, per aftesine profesionale. Ky bicim “profesori” qenka komplet ordiner.
Pordhe me rigon. gjithe kelyshet e komunisteve qe jane ne pushtet po trashin bythen neper zyra te rregulluara me borxhet e shqiptareve dhe ua kane zhytur te dyja duart neper xhepa. Nderkohe godasin cdo mendje te ditur e njerezore. Keni fytyre e gjykoni filozofine e profesorit
Eshte shume e ulet ti ndahs punet n epune turpi e pune nderi. Puna eshte pune dhe shoqeria ka vende pune per te gjithe. Disa njerez jane te talntuar te punojne me lopet dhe bajgat. Kjo nuk eshte pune turpi more profesor i cakalldisur. Cjane keto idiotizma qe leshon. Pa punen me lopet apo kafshet tavolina jote more filozof do te ishte bosh. Nese qyteti lihet pa pastruar e plehrat pa hequr nuk do te ishim ne gjendje te jetonim ne ate qytet. Por jane pikerisht ata qe punojne ne punet e ‘turpit’ qe te krijojne kushtet ty more filozof dhe te gjithe qytetareve te tjere qe te jetoni ne kushte njerezore dhe jo shtazarake. Eshte shume e turpshme te degjosh nje profesor filozofie qe ka rrjedhur e nuk di se cthote nga inati! Turp more ti fuga! Perdore mendjen me perpara se gojen dhe mendo me perpara se te leshosh bajga te tilla.
he do i gjesh ndonje pune ti ne pastrim kanalesh?
Është TURP i madh që edhe një gojëpis, një plehrë si ky Fuga të quhet profesor apo akademik. Unë për vete e quaj një LEGEN.
Gruaja ime ka mbaruar fakultetin ekonomik ne Tirane, ka punuar ne nje ministri, por kur erdhem ne Amerike diploma e saj nuk njihej. Filloi pune si pastruese dhe mbaroi kolegjin ne kontabilitet me deshmine : Shkelqyeshem! Por ajo ka kater vjet qe nuk gjen pune ne profesionin evet dhe vazhdon te [unoje pastruese ne Walmart. Nuk ka lidhje fare mbarimi i studimeve me kerkesat e tregut te punes. Truri i Artan Myqerem Fuges ka ngelur ne vitin 1990, pavaresisht se ka shetutur boten. Me vjen keq!
Ky Artan Fuga diku i ka ngecur me Edi Ramen dhe flet si psikopat, nuk ja vlen te komentosh ato qe ai shkruan, sikur nuk jeton ne kete Republike, Fuga nuk di te merresh se cfare eshte shteti, por dhe politike nuk kupton, ti ben shkrime si hartime, dhe qe permend dhjetra here fjalen turp, turp te te vij ty qe ke mbeshtetur deri tani ate pale qe krijoi nje numur aq te madh univerisitetesh, nese do ishe parimor. bej punet e tua si sociolog apo psikolog, por mos u ngaterro me punet e shtetit, shteti eshte i veshtire, dhe ne cdo gje qe behet apo cbehet, kunderpergjigjet jane te kunderta.
ti je vetem nje bole per ate ca thua
… Vetem ne Tiransit e vertte e njohim “psikopatin” Fuga djali i Myqerem Fuges( i nomenklatures Enver Hoxhes me veture te bytha) ….
Ky eshte nje “peshkop” i semure mendore ….
Te mbroje dinjitetin personal duke mesuar jo duke tallur b….dhe duke lexuar facebookun e Fuges ! Diplomat e marra ne ato fakultete teper i kane dhe atp punesime, biles merrni dhe pedagoget tu japin ndonje dore !
Shume drejte ka profesori, por ne nuk kemi shtet, ne kemi nje regjim. Cdo shtet ne bote nuk e shperdoron kohen e qytetreve te vete. Universitetet shqiptare per cfare jane hapur? per te furnizuar Europen? Vete shkollat jane kthyer ne tregeti te mirefillit, sa u marrine parate dhe kohen shqiptareve ,pra i mashtrojne, dhe pastaj u thone beni xhiro neper Tirane. Shtet rrumpall. Profesori ngre nje problem parimor shume te rendesishme ,ku ne shkrimin e tij nuk duhet te kene vend te komentojne injorantet qe se kane idene, te cilet merren me personin dhe jo me cheshtjen qe trajton. Turp
Moza! E kupton se per çfare behet fjale dhe çfare po thoni ju. Ne artikull behet fjale per zotin Fuga qe akuzon ashper kryeministrin Rama mbi politikene punesimit qe po ndjek ky i fundit. Sipas Fuges kryeministri Rama duhet te kete turp se po detyron te diplomuarit te bejne pune “turpi” (te punosh ne industrine e mishit eshte pune turpi !!??!!) dhe se nuk eshte i zoti tu gjeje te diplomuarve punen e duhur. Dhe per me shume e akuzon dhe ben pergjegjes Ramen per numrin e madh te diplomuarve ne Shqiperi. Nuk mendoj qe fuga te jete aq injorant sa te mendoj me te vertet qe Rama eshte pergjegjes per shumfishimin e pakontrolluar te te diplomuarve, prandaj mendoj qe Fuga e thote kete me keqadashesi. Mund te shtoj gjithashtu qe kryeministri i sotem nuk e ka as pergjegjesi politike (dhe mbase as funksionale) tu gjeje nje vend pune “ushtrise” te te diplomuarve, per me shume qe shumica e ketyre te fundit jane pseudo-te diplomuar.
PS: me nje analize te thjeshte te apolitizuar mund te kuptohet fare mire
Me vjen keq edhe per ty Durresi qe ose nuk ke kuptuar treçerekun e problemeve qe shtron profesor Fuga, ose me keq akoma ben propaganden e qeverise se medemek Rama nuk ka asnje faj per papunesine ne vend dhe per kushtet e punes te atyre pak njerezve qe punojne. Po mos u merzisni se siç thote nje fjale e urte:-“Mbas tymit, del flaka”. Jeni akoma ne fazen e tymit. Prisni se nuk keni pare gje akoma.
I nderuari Bazar,
une e di fare mire se ne çfare niveli eshte papunesia. Dhe e di fare mire qe Rama duhet te beje me shume per kete “shtrese” sociale. Por ajo dua une te them eshte se polemika qe deshiron te beje Fuga eshte injorante dhe boshe. Biles jam i bindur qe keto polemika behen me keqadeshesi. Ketu kemi te bejme me nje mungese te theksuar te ndershmerise intelektuale te zotit Fuga. Fatkeqesisht ne Shqiperi “personazhet” si Fuga nuk jane te paket.
Halli yt Fugon eshte qe te rinia jone te shkollohet vetem ne fakultetet e llogjeve si filozofia e sociologjia se aty hani buke ju e nje turme “ideologesh”. Po shtepite duan edhe hidraulike, edhe elektriciste, edhe muratore o njeri. Madje ata qe kane bere perpara jane nga ky sua o Fuga. Prandaj do te kishte lezet qe te mbroje nje sistem arsimi sa me te ekuilibruar me nevojat e shoqerise o Fug e jo te diplomohen llafolloge si ti e soji yt.
Te dyja palet kane nje fare te drejte… Mungojne vendet e punes per punetore te kualifikuar, fakt absolut.
Gjithashtu ka shume (po vertet shume) punetore qe nuk jane te kualifikuar dhe qe refuzojne te punojne pune te rendomta, megjithese nuk dine te bejne pune tjeter.
Ti more zoteri jep opinione per cdo gje.Me kujton Enverin. Cila ishte kjo tani “Per punesimin”. Kur do besh “per naften” , “per lindjen e mesme”etj.
Sot nuk me dukesh shume me kembe ne toke profesor. Per shkencetarin nuk ka vend puna te mbledhe domate, po nje diplome universiteti kioske nuk te ben as me shkolle pa le shkencetar. Dhe ne fund te fundit puna nuk eshte turp. Kryetari aktual i Bashkise ka shitur fiq; Presidenti aktual ka qene kamarier te nje bar te Komuna e Parisit; kryetari i SHQUPIT ka qene kamarier ne Rinas; Kryetari i perjetshem i komunisteve blu ka kullotur dhite ne maje te malit; Kryeministri aktual ka qene emigrant ne France. Pse nuk i shikoni keto raste si shembuj frymezimi. Per nje rini universitare qe masivisht shkon ne shkolle per nje karton, qe nuk di c’eshte libri dhe qe shkon ne provim pa stilolaps por me nje celular pllake ku ka skanuar kopjet ne PDF, ka pune sa te duash ku nuk te duhet as edhe nje laps i thjeshte.
Profeser ,ja ke fut si kau peles , lali. Ne se do themi te verteten gjate shkerdhatokracise 25 vjecare per habi u pasuruan gjykatesit ,mjeket dhe profeseret e universitetit.Te gjithe keta hale dhe minj qenefi u bene miliardera ,me prona te pafund dhe femije te shkolluar ne londer ,paris e new york me paret e varfanjakeve hallexhinj.Duke shitur drejtesi ,shendet dhe diploma per pare.Kete te vertete duhet me qene bythqim ta mohosh.Rama po e pastron kete hale 25 vjecare ,ndersa keta qe bertasin kunder duket ashiqare se ju preken interesat.
Oooooooo Qifo! ( Aqif Tahipi) !
Po dil me shpesh,o djale!
Merr edhe CARRIN ne dore dhe futua ne goje ketyre kellirave ,qe permende pak me lart
Forca trim, mos u zbraps!
Tung, Qifo!
Per mire dhe per ne shkruan Profesor Fuga, eshte i vetem dhe me argumenta per te folur ate qe cdokush prej nesh eshte duke perjetuar kto kohe. Duan te na ngarkojne dhe me fajin qe s jemi te kualifikuar ne dtejtimin e duhur se politikat e karrieres i kryejme ne. Ne e dime tendencen e tregut, statistikat mbi profesionet e kerkuara, reziqet qe mbart diplomimi neser…etj, qeveria s di gje vec te na thot neve kemi vende pune por jo per shqiptaret!!!
Me vjen gjynah per Fugen. Paska shkare fre
Profesor! Ju pergezoj per nje shkrim te tille kurajoz. Megjithese duhet te them shyqyr qe erdhi demokracia qe edhe ju po flisni. Sepse para tre vjetesh nuk mund te fliste kush keshtu.
-Po flas edhe une dhe dua t’ja kujtosh Edi Rames.
E degjova kryeministrin kur tha: -Ju kerkoni pune ne shtet. Por mundesia ne shtet aq eshte. Pune ka, tek bizneset private.
Dua ti thuash kryeministrit: -Ata privatet qe punesojne, a e dini ju kush jane shumica? Jane drejtore Drejtorish neper ministrira apo ne rrethe.
-Pra, keta persona qe kane kompani private apo biznese, perse jane punesuar ne shtet? A mund te na ktheni pergjigje zoti kryeminister? Pse nuk ja leshojne vendin nje te papuni tjeter, i cili ka shkollen po sa ata dhe mund te
jete me i afte sepse nuk eshte i ndare apo dyzuar midis biznesit te tij dhe detyres ne shtet?
-Dhe nje pyetje tjeter:- Kur militantet qe i kerkojne pune Rames, punonin me cdo njeri per te shkeputur qofte edhe nje vote ne favor te PS, Rama te mos kujtoje se ata e benin kete gje per ideale te medha, sic eshte ideali i berjes se Rames kryeminister, pastaj bota le te shembet.
-Sepse per tu punesuar tek privati atij nuk i duhet ardhja ne pushtet e PS apo e PD, por vetem zotesia e tij. Atehere perse u dashka qe per te miren e tij familjare dhe personale te zgjedhe te votoje per PS dhe jo per PD?
Te vjen keq qe nje “profesor” si ky Fuga shkruan vazhdueshem dhe vetem budallalleqe! Se kuptoj,cilet jane ata studente qe e degjojne kete “profesor”!? Eshte teresishte jashte realitetit dhe e kuptoj qe vet se kupyon i ziu. Keta lloje ,duhet te largigen nga arsimi srpse bejne deme te medha. Ata nuk e din cbejne.
po shoku Enver, keshtu do bejne neokomunistet, do zhdukin nga punet cdo mendje te ndritur qe te mbeten muterit si ty e te nxirni lugen e hani sa te ngopeni pastaj
O professor i ke in rregull punet e tua
Rri rehat
Ky popull keshtu e do
Beni nenen te thote baba
Se sheh sa e duan baben e pare.
Prof. o profesor! Vazhdo, se e ke te sigurt mandatin e deputetit te Berisha! Yt at 50 vjet komunist, do te te durojme edhe ty nja 50 vjet te tjera antikomunist! Prof. o profesor!
Aka-dem-ikut Artan Fuga( fuge e vertete )
Vertet kemi humbur Akademine Shqiptare, por kemi fituar Aka-dem-ikun, vertet çalon pak, por per filozofine e tij edhe Shvejk-u do ta kishte zili!
Ç’me ngrifesh si gjeli i cofur maje plehut. “Soji” yt nuk eshte as i denje dhe as i besueshem per tu mesuar shqiptareve demokracine.
Tashme mund te konstatohet lehte se ty dhe “sojit” tend bastard ju jane ngrohur p… . Sa larg eshte per ju permbysja e diktatures, kur “vrima e miut ishte 500 grosh”, kur ju u zhduket pa lene gjurme nga jeta shoqerore e politike e shqiptareve dhe moret rruget e europes duke perfituar edhe nga lirite e saj, te cilat i kishit anatemuar gjithe jeten ne korrin enverist. Tani mendoni se e kaluara juaj u harrua dhe erdhet perseri ne atdheun tuaj(ne vendin e krimit) per t’i mesuar tashme shqiptareve rendin e ri “demokracine” dhe per te vegjetuar si grupim shoqeror i shpifur.
A te kujtohet kur ti “prof-e-sorre” i demokracise ishe filizi i vogel dhe i llastuar(mbai ishe pak çalaman) i familjes Fuga, familjes se lidhur ngushte me familjen e diktatorit (E.H.), me prinder gjate gjithe kohes ministra apo zv/ministra apo ne postet te larta te PPSH, me nje vella “fizikant berthamor” (Perparim Fuga) qe e ndau bashkeshorten me telefon nga jashte shtetit ku ndodhej, menjehere sapo diktatori (E.H.) denoi te jatin e saj(Andon Sheti) si pucist ne ushtri (1974), duke thyer keshtu nje rekord te llojit te vet edhe ne diktature. Nuk dua te permend me teper, por si ke kurajo ti te marresh rolin e “profesorit” ne ekrane dhe shtyp per tu mesuar shqiptareve (“lumpen proletariatit”) demokracine.
Edhe pse ne demokraci kushdo vleresohet per ate qe thote dhe ate qe ben dhe jo per ate nga vjen, demokracia ne Shqiperi eshte aq e brishte sa nuk ka luksin qe njerez si ty dhe si “soji” yt t’i perdore si “prof-e-sorret” e demokracise. Demokracia eshte aq e mire sa i garanton cdo njeriu liri te mjaftueshme per te punuar e jetuar me djerse e punes se tij, por kurre nuk duhet tu krijoje kushte ty dhe “soji”-t tend per tu kthyer ne “prof-e-sorret” e saj.
Sa here psallt ne programet televizive, jam mjaftuar te nderoj kanalin TV, por kur shikoj qe edhe shtypi te ka krijuar hapesira per te percjelle “te vjellat” nga goja jote qe eshte bere si b…. , apo t’i besh fresk politikes sipas interesit tend te felliqur edhe pse filozofon ne eshte apo jo politika “k…..”, etj., jo vetem me perzihet por ndjej edhe krupe edhe revolte.
Nga njerez si ti, qofshin ata edhe profesore edhe doktore edhe anal-iste politike, moderatore tv, etj, pse ky eshte “grupi yt shoqeror” ne demokraci, vete demokracia nuk mund te prese asgje te mire, mbasi ju e felliqni ate mbasi jeni ne sherbimin vetem te qellimeve tuaja te ulta. Mekati i “aka-dem-ikut” Atan Fuga nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “di-pllom-ati” Agim Nesho(nipi i Vito Kapos), “anal-isti” Andi Bushati(i biri Mehdi Bushatit e nipi i Hysni Kapos), “di-pllom-ati” Fatos Tarifa, “di-pllom-ati” Shpetim Çaushi(filiz i familjeve te KQ PPSH dhe kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por ishte i afte per dipllomat) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo(protektorat i Saliut)- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme- duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “profesorit” per tu mesuar atyre demokracine. Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.
Bejani kete te mire shqiptareve durim-medhenj.
Tamam ja bere biografin ktij tankoklopes, ashtu sic e ka, pikes i ke ren !!¨
E kan perkedhel shum Myqeremi me Shpresen , se e kishin djalin me te vogel..
Dhe i vllai e ndau pernjeher te bijen e A.Shetit..M…
Ky seshte gje tjeter vec nje idjot i lindur…per kte ska faj.
PeDe rast romantik,si Lul pedja.
Vertet te mjelesh lopen nuk do shume kualifikim por te perpunosh qumeshtin e saj do shume dhe shume me teper se ata qe studjojne me demek ne Universitete. Dhe qe shkojne ne Universitete dhe jo ne kurse ku mesohet si behet djathi, per kete, fajin duhet ta kerkosh tek e gjithe shoqeria shqiptare: prindrit e tyre, ata vete, te politika, shkolla shoqeria qe seshte ne gjendje te sugjeroje se cfare duhet bere ne nje vend si Shqiperia.
Ky qenka me te vertete i semure mendor. Ky dashka qe te gjithe idiotet qe kane marre nga nje cope karton, te punojne ne administrate! Idiotesi! Mund te kesh qefmbetje nga Rama, pasi nuk te ka perfshire neper ato komisionet e reformes, por nuk duhet te shprehesh ne kete menyre rrugaqerore. Je dhe profesor. Qenke me plot kuptimin e fjales idiot.
FATKEQESIJA E KETIJ VENDI JANE KETA ISH SHURRANJOZET E ISH BLLOKUT QE 25 VJET E DUAN DEMOKRACINE SI NE KOHEN E SHOKUR ENVER PO PA ENVERIN SI SI FUGAT,NGJELAT,KAPOT BUSHATET BLUSHAT,KARABUSHAT LUBONJAT E TERE ÇOBENJTE E TJERE APO BYTHKAT PE KORÇE!
Profesor te rrosh vet se mendja te ka ikur per lesh. Po pse ore komunist bastard i oreve te para ne Europe shkollat profesionale zene 80% te sistemit arsimor, apo duhet tu vij turp edhe ketyre qe behen profesionista e nuk behen rrota k……ri si ty psikopati i mutit, me gjithe ato letra higjenike (diploma) qe shperndani aty ne ato banjot publike aty ku menderosni ju ato leksjonet tuaja. Prandaje ai vend nuk behet kurre se normalish nuk mundet te ndertohen e te zhvillohen sektoret me jurista, ekonomista,manaxhim biznesi,arkitekte, keto jane 95% e letrve higjenike qe shperndani neper banjot tuaja publike. Po profesionistet ne sektoret e industrise e bujqesise etj etj nga do na vijne apo do i sjellim nga Europa? Nga ai krah flini behuni te gjithe jurista se ate tuajin keni per te ngrene. Ky eshte nj mentalitet i tmershem dhe i frikshem per nje vend te prapambetur si Shqiperia. Turp turp turp turp turp qe perhapni kete mentalitet ne popull morre psikopat i frikshem.!!
I sakte profesori si gjithmon.
FUGA OK.
Kishte ca dite qe gazeta nuk ishte ndyre nga shkrimet e profesorit te “komunikacionit” Artan Fuga. Mund ta krahasoj vetem me Altin Goxhaj. Nuk zgjatem te sqaroj se nuk ka nevoje. Njerez si keta , ngelen paçavure e ketij sistemi hibrid qe ka ardhur nga origjina e pllenuar me te sotmen. Ik Artan, formo nje parti si partia kuq e zi.
Zoti Fuga mos ka rene gje nga qielli dhe nuk e ditka qe Universitetet Qebaptore jane ngritur ne Epokene Ndritur te Prof.Dok. Berishes ? Po qe c’donjeri duhet te punoje qe te haje nuk e ditka ? Shqiperia nuk eshte as Kanadaja e as SH.B.A-ja qe te sistemije c’do te diplomuar ne administrate e per me teper as atje nuk eshte e mundur nje gje e tille. Shqipria ka nevoj per me shume krahe se per mend ne shqiptaret te gjithe mbahemi me te madh. Mania e familjeve per te diplomuar femijet me idene e punesimit te sigurt duhette marre fund. Ne bote kushdo mund te diplomohet e te marre sa diploma te doje por punen s’ja garanton kush e mund te beje pune tjeterper tjeter pavarsisht diplomes. Puna do krahe drejtimi do mend e ne ne kete Shqiperine tone te vogel smund te jemi te gjithe drejtues. Nese ka pune e ata qe s’duan te punojne tundin Diplomat e le te presin deri ne fund te muajit a do te prodhojne ndonje lek duke i tundur ? Per Fugen dhe per “Akademike” si puna e tij qe per zanat kane fjalet pa buke ky vend ngel ne tako ashtu sic edhe ka ngelur der sot. Evropa aty ku ka arritur sot ka arritur pasi ka thyer kerrbishten ne pune jo duke shitur pordhe me rigon si Fuga me shoke. Ndersa per Fugen “puna” eshte fjala per popullin “fjala” eshte puna…………..
profesori ka te drejte, jemi ne proces transformimi dhe pretendohet cilesi cdo diplome e fituar te konvertohet ne nje ekuivalent pikesh, qe te perfshije te gjithe elementet qe mund ti japin vlere nje diplome te fituar me djerse ,dhe me dinjitet nga nje diplome e fituar me ryshfet dhe miqesi,kjo eshte per te qene se pari objektiv me vleren qe ka diploma e gjithsecilit, kur vjen puna tek subjektiviteti ne gjykim ndaj asaj qe diploma ka si vlere ne njohurite praktike te profesionit ,kete le ta zgjidhe tregu i punes me procesin e intervistimit te kandidatit……kjo duhet te jete ne parim, per sa i takon asaj se si reagon “SHTETI” ketu me takon te them se shteti nuk duhet te luaje si pilati duke lare duart me ate qe ndodh, shteti i djeshem thoshte boom arsimit te larte per te tere, dhe vertet boom arsim i larte per te tere, ceshtja eshte se boomi po del iluzion, por nga ana tjeter shteti funksionon ne baze te vazhdimesise se po te mos ishte keshu fjala bjen ministri i nderuar BEQJA nuk do te jepte koncesione 10 vjecare, e pare ne kete prizem i bjen qe gjithe kjo armate te diplomuarish qe u orientuan enkas drejt humneres te kerkojne shpagim ,PO KUJT, SI ?! prandaj
duhet te dale pergjegjsia per mijra vite jetesh njerezore dhe miljona euro te humbura kot te cilat shkateruan nje apo disa breza te rinj, pergjegjesi kane POLITIKA ,me frymezimet idioteske BERISHIANE qe e cuan kete vend disa here ne buze te gremines, por edhe opozita e djeshme qe duhet te THOSHTE U thame dje o popull ,Po u themi edhe sot qe jemi ne pushtet, po dje ama nuk degjuam ndonje platforme te PS qe te denonconte kete lloj boomi makaber,…….Per sa i takon asaj qe thot profesori eshte thjesht nje analize post faktum e asaj qe ka ndodh, duke u munduar te ruaje etiken me VIKTIMAT, dmth ata popullin e thjeshte qe luftuan edhe sakrifikuan per ta bere realitet nje ender per femijen e diplomuar e “TE DALE NE JETE” sic thuhej rendom ne keto raste, por SHTETI,duhet te mbaje fillimisht PERGJEGJESI, e me pas TE GJEJE ZGJIDHJE, ose edhe anasjelltas pranohet, ceshtja eshte qe edhe pse ky shtet ka bere hapa ne drejtim te njohjes se pergjegjesive, dhe ne gjetjen e zgjidhjeve eshte larg standartit ende per ate se si nje shtet duhet ti trajtoje shtetasit e vet
Ne vitin 1976 isha per nje vizite ne nje familje ne Dhermi. Takuam nje plak 95 vjeçar qe ishte kthyer perfundimisht nga emigrazioni ne SHBA. Ai na tregonte qe kishte filluar punen qe ne moshen 5 vjeçe se bashku me babain e tij duke levizur me furgon si ambulant ushqimor neper tregjet e ndryshme. Ishte ora 12 e drekes dhe ne deren e shtepise hyri nje nip i tij qe punonte si mesues ne shkollen fillore te fshatit Dhermi, dy hapa nga shtepia. Gjyshi amerikan u ngrit ne kembe dhe pasi mori dy kova qe i kishte blere ne dyqanin e fshatit si dhe nje kove gelqere, iu drejtue nipit : I dashur nipçe kam pare se ti mbaron punen ne shkolle shume shpejt, kam menduar se ke shume ore te lira pasdreke prandaj ti kam blere keto vegla , shetit neper fshat dhe pyet ne se ka kush me ly me gelqere shtepine apo ndonje stalle delesh, keshtu qe fiton ndonje leke me shume. Nipi u zemerua dhe i tha se kjo eshte “pune e turpeshme” per nje mesues.
Profesor Fuga ka te drejte.por komentusit ndaheni sa te socialisteve e sa te demokrateve dhe shkruajne kot. Shkollat profesionale dhe universitetet duhet te hapen duke patur parasysh qe numuri i prodhuar prej tyre te perballojne nevojat per puntore te kualifikuar ose kuadro me nje rezerve per nje te ardhme. Per keto behen studime. Por qeveria jone nuk ka kohe per keto studime. Ajo mendon me para per koncensionet sepse ato jane burim perfitimi dhe fushe korupsioni per ata.
Urimet me te sinqerta miku im i vjeter.Kemi dekada qe sjemi pare,por me zemerju pershendes per shkrimin.Shume i sakte.
Artikull destruktiv i cili nxit parazitizmin anadollak . puna matet me pagesen në perendim e jo me profesionin profesor i “nderuar” . Botës evropiane nuk i intereson se cfarë Pune bën , por pagesa dhe dy ditë në javë pushim. Shko shiko në Suedi ku suedezët punojnë ato punët e “turpit” të cilat nenvizon ti ! Pastrimin , grumbullimin dhe perpunimin e plehrave nuk ju a lejojnë të huajve për shkak të pagës së mirë dhe dy ditëshit pushim në fund të javës. Të huajt zotërojnë piceritë dhe restorantet të cilat nuk para pelqehen nga vendasit për shkak të orarit të tejzgjatur edhe pse të ardhurat janë të mira. Në Gjermani është luks që një i huaj të punojë në fabrikë sepse Gjermanët i preferojnë për vete. Atehere pse në Shqipëi u dashkan refuzuar këto punë? Ky është një koncept oriental për punën dhe jetesen!
Po Fuga si pseoprofesor ka te drejt qe lehen se ata universitetet u krijuan ne kohen e partise se tije por i shkreti ngaqe eshte si ata mijte qe dalin nga vrima kur nuk eshte maqoku verdalle I vjen edhe goja biles edhe valle hedhe, se atehere kur u krijuan ishte futur ne vrime dhe flinte gjume nga frika e maqokut…! Gjithesesi lereni te flase skizofrenin se ka gjetur lirine . Tung
Ore po shko mo ne Sorbone. Je atje prof. me duket??
Une nuk e di kush je ti Fuga aa me intereson.
Nuk jam avokat i Rames,por tu thuash terinjve mos punoni eshte sikur tu heqesh te ardhmen pavaresine nga te tjeret, qofte kjo edhe familja!
Pse, te pastrosh rruget eshte pine turpi, fabrika , bujqesia, blegtoria pune turpi eshte???!!!
Une konsideroj pune turpi , avokat , prokiror, gjyqtarë , administrate , mjekesi, polici sepse zhvasin popullin e gjorë. Apo jo, profesoruc….???
Zoti Profesor.
A e dini se ekonominë e një vendi, por edhe atë të familjeve e mbajnë gjallë, pikerisht ata persona që p♪rdorin forcën fizike më shumë se mëndjen????
Zoterote ke lindur intelektual ? Rrjedh nga ndonje familje borgjeze?? Ma merr mendja jo. Feudale edhe mundesh.
Profesor të injorosh zanatet punët praktike të mirembajtjes, riparimit apo edhe te prodhimit do te thote se nuk rrespekton pikërisht vetë punen. Pikerisht ate qe mban gjallë njeriun dhe e benë atë të ndryushëm nga paraardhesi i tij.
Turp profesor. Ke fillur të behesh si Shaban Qosja. Nuk ri pa ngacmuar kur nuk të ka njeri ne refene. Je mesuar te meresh me studente, te cilet pas teje, rrine rrugeve pa pune. kete do ti. te behen te gjithe ekonomiste, filozof, jurist nga ata te cilet keni nxjerr me shume se lopet?
Mos e vit mendjen shume dhe mos merr ose mos nxirr ne treg pozime qe te tregojne si psikopat, ti mbase i quan si triumfator, por dukesh tamam si Don Kishoti. Po tenton te beshe lufte me ata qe nuk mund as të matesh edhe kur hijen e ke maksimale. Pastrohu Profesor, pastrohu
Teper i Sakt!
Per te gjithe qe ju kepusni brockulla kunder profesorit, edhe njehere vertetohet qe e verteta dhemb dhe ne shqipetaret e kemi me mire te na genjejne se te na thone te verteten madje mashtrusat ose i nderojme ose ju lepijme bythen kur jane ne pozite, kur dikush na thote nje te vertete qe nuk na pelqen i hidhemi dhe e quajme me gjithfare epitetesh, cfare tha profesori ate qe e jetojme te gjithe, tha qe kur gerryejme si derrat ne koshat e mbeturinave per kanace dhe shohim te kalojne limuzhinat e politikaneve me xhama te zinj ta dime qe ata jane zoterit pashallaret e ketij vendi, tha qe ai qe ben propogande per mungese te shkolles profesjonale ne kete vend eshte vete nje shembull i shemtuar, tha qe qeverria tu siguroje shkencetareve pune ne arsimin perkates, tha qe bujku duhet te beje punen e bujkut dhe juristi te beje punen e juristit po ketu te gjitha jane ngaterruar se tregetari ambulant i frutaperimeve behet minister dhe kryetar i bashkise me te madhe te vendit kurse ai tjetri qe ka nje thes me grada shkencore eshte i pa afte se nuk i shkoj mendja qe kur studjonte te parashikonte se ne Korce do kishin nevoje per 50 kasape sic tha mesuesi i vizatimit se une jam nga Korca dhe e di se 50 te punesuar i ka si ka fabrika TONA. Keshtu mjaft me me demagogjine e nje te semiri psiqik qe shqipetaret e zgjodhen qe te zbatoje programin e tij elektoral me masa ambicjoze socjale qe kur e pa se ish i pa afte nxorri mashtrimin qe do beje shtetin shqipetar, shtetin shqipetar e kane bere te tjere dhe as Enver Hoxha nuk guxoi tu kepuste shqipetareve nje gomarllek te tille , shteti nuk eshte qeverria ju akoma nuk keni mesuar nocjonin e shtetit. Profesor te pershendes dhe vazhdo se kjo eshte puna e profesorit, pastaj sa e pervetesojne lepirsat eshte ceshtje tjeter, nuk kam lexuar diku qe ne kohet e lashta Aristoteli, Sokrati, Perikliu e shume te tjere te shkonin barinj ju po te keni degjuar me shkruani.
Ky person duhet ti rikthehet studimeve se sa per profesor nuk shkoka me shume se fillorja. Benka monolog non stop me veten ne forme obsesionale. Qenka i merzitshem dhe i lodhshem. ..ju lutem kthejeni faqen gazeta dhe lereni ne delirin e vet. Nuk ja vlen kaq vemendje per kete person qe qenka ne vuajtje dhe konflikt emocional goxha te avancuar.