SKANDALI/ Si i faturon Ujësjellësi i Tiranës me 40 përqind më shumë, qytetarët

12 Shkurt 2016, 16:28Sociale TEMA
SKANDALI/ Si i faturon Ujësjellësi i Tiranës me 40 përqind

Ujësjellësi i Tiranës në mënyrë skandaloze iu ka dërguar qytetarëve muajin që shkoi, fatura fiktive.

Nga denoncimet e shumta të qytetarëve, bëhet me dije se ata janë faturuar më shumë se 40% se sa kanë konsumuar ujë.

Për më tepër, situate bëhet edhe më skandaloze, pasi qytetarët nuk kanë se ku të ankohen.

Një prej qytetarve nga Tirana, i cili ka një biznes privat, për muajin janar i kanë ardhur dy fatura uji me diferencë prej 77 mijë lekësh. Me të dyja faturat në dorë ka shkuar pranë një zyre UKT-je, por punonjësja i ka thënë që nuk ka internet dhe nuk funksionon sistemi.

Ai është një nga qytetarët e shumtë që iu kanë mbërritur fatura të tilla dhe ka vendosur ta denoncojë këtë skandal.

Ja çfarë shkruan ai:

Përshëndetje! Kam një biznes dhe jam dakord qe duhet te bej pagesën e ujit…

Shkoj dhe kërkoj faturat qe kam për te paguar ne një zyre UKT…

Dhe marr faturën e pare për muajin janar , pas disa ditësh me vjen faturisti dhe me sjell një fature tjetër po te muajit janar me një shume komplet tjetër …

Me një diference diku te 77 mijë lekë …

Shkoj për tu ankuar, dhe një zonje me tha që nuk ka internet dhe nuk funksionon sistemi…

Dhe nëse nuk i paguaj këto vijnë dhe na ndërpresin ujin… Këto po na vjedhin pa hesap. Bashkangjitur keni dhe foton. #shtetiqedeshem!”.

Ndërsa një tjetër shkruan:

Kjo eshte fatura e ujit e janarit dhe leximi i sahatit.

Ky eshte skandal qe flitet ka ndodhur ne permasa te medha ne Tirane, ju lutem merrni masa te korigjohet. Faleminderit Arben Sh….”

13 komente në “SKANDALI/ Si i faturon Ujësjellësi i Tiranës me 40 përqind më shumë, qytetarët”

  1. Haaaaa says:

    Nuk eshte kjo VJEDHJA me e madhe qe ben UKT ne Tirane!
    Ne permasat e KRIMIT eshte fakti qe UKT prej vitesh na furnizon me…… UJE JO TE PIJSHMEM,ndersa faturat na i llogarit sikur na furnizon me ……UJE TE PIJSHEM!!!
    Diferenca ne CMIM,NE PASOJA SHENDETESORE dhe MASHTRIM eshte kaq e madhe sa UKT,pra shteti HAJDUT E KRIMINEL duhet te na DEMSHPERBLEJE ME MILIONA LEKE te gjithe qytetaret kontraktues me ate!
    Pa le kur pretendojne keta HORRA se duan te na i rritin edhe CMIMIN e ketij UJI HALEJE!!!
    O POPULL KU JETONI!
    Prandaj jo me kot njerezit KERKOJNE……. ENVER HOXHEN!
    Te ndodhte kjo ne kohen e tij,kushedi sa HORRA do te ishin VARUR NE MES TE QYTETIT NE LITAR!
    Por qeverite e kane hallin te vjedhin per vete sa me shume e jo te merren me keto vogelsira!
    Me keto kane lene te merren vetem faqet on-line!

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Perveç vjedhjeve,nepermjet matesve,nga faturistet,ky subjekt vjedh dhe TVSH-ne !
    Fatura Tatimore per UKT sherben njekohesisht dhe si “Kupon Tatimor” !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Asnje qytetar nuk paiset me kuponin tatimor !
    Kuponi Tatimor,dergohet ne sistem dhe nje kopje i jepet konsumatorit .
    Pse ky leshim per UK dhe OSHE,PER TE VJEDHUR ?!!!!

  3. A says:

    Kemi 26 vjet kur tre partite politike te tipit PD + LSI+ PS jane ne pushtet, ne pozite nuk kane bere gje tjeter vetem kane ngritur cmimet, taksat, akcizat ngrihen ne stratosfer dhe pagezat dhe te ardhurat mujore ne pergjithesi per cdo individ, familje dhe per mbare shoqerine shqiptare zvogelohen. Kjo ndodh qe ne krye te vendit, shtetit dhe qeverive shqiptare kemi vetem persona te pangopur me vjedhje, grabitje, shperdorime dhe korrupsion.
    Ne nje kohe qe energjia elektrike e prodhuar nga uji dhe uji i pijshem duhet te kishin nje cmim te ulet te favorshem sepse jemi vendi i dyte per ujra pas Norvegjise ne Evrope ndodh e kunderta. Megjithese duhet te ishte ndryshe, levizet dhe luhen te gjitha menyrat dhe format per te vjedhur edhe ne sasine qe nuk harxhon.
    Prandaj jemi per turpin e botes jemi vendi dhe shteti me i varfer ne Ballkan dhe ne Evrope dhe populli me i mjeruar dhe injorant.

  4. gero says:

    Ne ndermarrjen e ujesjellesit dhe te tjere ndermarrje te te tipit shteteror vidhet me lejen e ministrise dhe te kryeministrise pasi vete drejtoret e jane vendosur aty me kusht qe te vjedhin sa me shume dhe paret ti ndjane me ministrin.
    Kjo praktike eshte mese normale qe prej 20 vjetesh ne kete vend ku qeverite organizojne vjedhjen sistematike te qytetareve ne menyrat dhe format nga me te ndryshme .

  5. populli says:

    UKT te dergon fatura per pagese aforfe ku ka vendosur ne kundershtim me ligjin , ne se nuk ke sahat te paguash 23 m3!!! Ne muaj! Kur sipas nje VKM kjo sasi duhet te jete 4.5 m3/person ne muaj….

    Ka edhe te tjera, a e dini qe prej 20 vitesh ne uKT me fature paguan nje i vdekur sepse UKT nuk pranon te ndryshoje emrin e pronarit te apartamentit qe ka vdekur.

    Kur mendohet te filloje reforma e ujit….

  6. Shyqyr që jemi tuj pa një faturist tek dera që shef sahatin, se nuk ka pas ardhë kurrë dhe e faturonin ujin nga shpëja.Ene une e kisha atë problem por u sqarova se faturistët ndër vite nuk i kanë lexuar sahatët, tani që u lexuan del mbartja. Në muajët në vijim fatura do jetë reale dhe sahatët më premtuan se do ti lexojne siç tregojne.Le të shpresojme

    1. Agron says:

      Kur flasin dhe hunje militant si puna juaj,kurre nuk do zgjidhen hallet tona

  7. toto u kurtu says:

    cohuni rrebelohuni se ju pine gjakun keta hajdute ndyresira!

  8. Lili says:

    Drejtonu prokurorise per abuzim,keqperdorim te pozites dominues ne trena etj..

  9. Haaaaa says:

    Sidomos PENSIONISTET duhet te jene te LUMTUR dhe te mos shqetesohen se UKT po ju ngre cmimin e ujit,se qeveria do t’u rrite PENSIONET ne korrik me 1.4%!
    A e dini se sa rriten pensionet cdo vit ne Zvicer??
    Doemos qe nuk keni si ta dini!
    Atje rriten pensionet vetem me…..O.oo5 %!!
    E shikoni se sa shume ndryshojme ne me Zvicren???
    Eshte kjo arsyeja pse shume pensioniste zvicerane kerkojne te banojne ne Shqiperi!!
    Do thoni ju:
    -Sa euro irriten ne muaj nje pensionisti zviceran dhe sa nje tjetri shqiptar??
    Ehuhaaaaaa,sa pyetje te merziteshme beni ju shqiptaret!
    Tek ne do rriten 1.4%,ndersa ne Zvicer do rriten 0.oo5 %!
    A nuk kenaqeni me keto shifra?
    Prap do pyesni ju:
    Po sa leke do na shtohen ne ne muaj dhe sa euro do t’u shtohen zviceraneve???
    Me lodhet me pyetje te kota!
    Ja pra nje pensionisti shqiptar do t’i rriten cdo muaj nga 2200 leke cdo muaj,ndersa nje zvicerani do ju rriten nga 220 euro!
    E shikoni ndryshimin???
    Ore po flet me leke te reja apo te vjetra ti per ne???
    Pse si doni ju te flase une???
    Do flas si ju te gjithe!
    Edhe kryeministri kur deklaroi shperblimin per vitin e ri tha se do t’u jepen nga 20 mije leke per pensionist!
    Po ju prap do protestoni se nuk moret 20 mije,por vetem 2 mije leke,pse tek mua do ta gjeni fajin ju???
    Ca gjera shkruhen per konsum te brendeshem,ndersa me shume per konsum te jashtem!
    Kur lexojne bota se ne Shqiperi do te rritet pensioni me 1.4% ne muaj,do terbohen se andej kurre nuk i kalon me shume se 0.5%!!!
    Do ta ndreqim imazhin e Shqiperise apo jo???

    1. Nautilius says:

      220€ / 0.005% = 4,400,000€.
      E zeme se eshte vene gabimisht shenja ‘%’.
      220€ / 0.005 = 44,000€
      Kaq eshte rroga e nje pensionisti ne Zvicer???

  10. Thanasi qe ta plasi says:

    Perse te mos ia zhysesh atij qe rri urte dhe nuk proteston? Kur gjen popull koqe qe i marrin leket e bukes se femijeve dhe rrine si mut.

  11. Blerimi says:

    E cte keqe ka ketu….. Ka thene dikush… Paguajme ujine me sahat dhe per te pire e blejme se na vodhen dhe pak me shume nuk eshte problem…… Ky eshte shteti qe deshen disa ta gezojne me falni…. Ta gezojme te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje