Furgonat do të dalin nga qarkullimi dhe nuk do të përdoren më për transportin ndërqytetas.
Kjo, pasi Kuvendi miratoi dje ligjin e ri për transportin publik.
Sipas këtij ligji, furgonat do të përdoren vetëm për transport brenda bashkive.
Tashmë do te ketë vetëm autobusa, të cilët pritet të shtohen në numër, por edhe në cilësi.
Ligji i ri parashikon krijimin e terminaleve dhe madje parashikon që çdo tre vjet, ministria përkatëse do të përcaktojë linjat dhe po ashtu edhe oraret e udhëtimit të këtyre autobusëve.
“Krijimi i këtyre shoqërive do të krijojë mundësinë e krijimit të flotave të transportit dhe ky është një kusht dhe predispozitë e rëndësishme e kësaj reforme.
Me qëllim që të kemi një kalendar për rinovimin e flotës dhe brenda 5-6 viteve, sistemi ynë i transportit të ketë mjete të standardizuara dhe të sigurta që ofrojnë shërbimin që meritojnë qytetarët shqiptarë”, tha ministri i Transportit Edmond Haxhinasto, gjatë seancës së djeshme parlamentare.
“Mos kini merak se asnjë operator nuk parashikohet të dalë nga tregu, të gjithë operatorët janë parashikuar të futen në shoqëri bashkiake, si aksionerë mbi bazën e automjeteve që kanë investuar”, tha më tej ai.
Furgonët pritet të dalin jashtë qarkullimit brenda gjashtë muajve.
Pas cdo levizje qeveritare ka nje korrupsion pas e do ta tregoje koha. Puna e qindra furgoneve dhe pse anakronike do merret nga linja ‘serioze’ me investime te tilla qe pronaret e furgoneve si shohin as ne enderr dhe do mare punen e anakronikeve e te vobekteve. Shtetet sociale ne raste te tilla japin kredi te buta per kesi rastesh ne menyre qe fasha sociale qe punon me to te ruaje statukuone. Po shqiperia funksionon me banditizem. Del dikush me leke i jep pjesen ministrit dhe u meret puna te tjereve nen pretekstin e anakronizmit.
Idiotesia shqiptare nuk ka fund……….!!!
Idiotesi qe nuk shkulet dot nga “qeveria” gjitheshka-berese dhe “CENTRALIZMIT” te cdo gjeje.
Ne shqiperi nocionet “ekonomi tregu,” kerkese-oferte,” “shtet rregullator,” “decentralizim” nuk kane vlere fare!!! Po fare-fare!!! Ose edhe nese “aplikohen” aplikohen ne menyren me te bastarduar!!!!!!!
Shume e drejte zoti vezhgues.
Ky eshte veprim fashist !
beni terminale autobuzash si e gjithe bota
gezuar ripjelljen se vete e votoat tani urdho edhe venet e punes qe premtoi dhe premton
Dhe kaqe kohe shume jane lene fugonat qe ngarkojne njerezit si shalqinje, ne te ter boten shqiperia ishte unike qe kishte sherbime me fugona. Duhet te vendosen linja me autobuze si e ka e gjithe evropa statcjone dhe orare te sakta. Fugonat te perdoren per te ngarkuar mjelle e domate se per ate pune jane, si ne te gjithe evropen fugonat perdoren brenda qyteteve nga kolegjet shkollat kopshtet per te mare dhe cuar femijet nga shkollat.
Furgonat kryejn te gjitha furnizimet e bizneseve neper rrethi. Si do behet ky furnizim me tej? Ku do t’ja dije Haxhinasto.
Te udhetosh me furgona akoma te duket sikur jeton ne Kabul. Aq jokomode sa jane shume i kane lene te levizin me udhetare nga nje qytet ne tjetrin. Eshte teper vone!!!!
Vendim me vonese por shume i drejte. Ne se vazhdojme me furgona do vazhdojme te marrim jete njerezish dhe shembull do kemi Kabulin dhe jo Europen. Ne gjithe boten e qyteteruar perfshi dhe Ameriken, levizja midis qyteteve behet me autobuza ( dhe trena) me siguri te larte dhe me orare te fiksuara e te botuara ne gjithe (Web) rrjetet e lajmerimeve dhe kushdo qe do te udhetoje e blene bileten ose ne Internet ose tek qendra e levizjes se Autobuzeve. Kam nje mikun tim qe e ka blere biletat vajtje ardhje Columbus-Toronto per gjithe vitin ( ka disa vjete qe e bene kete rruge). Urime per kete vendim shume te drejte.
Emigranti, US