“Shekulli” vazhdon të lobojë për legalizimin e kanabisit.
Sot kjo gazetë merr si shembull Maqedoninë, që po na merr jo vetëm investimet, por edhe kanabisin.
“Në dhjetor 2015 raportohej se investimet e huaja të drejtpërdrejta në vend nga viti 2007 arritën shumën prej 2,3 miliardë euro, 4 herë më shumë në krahasim me periudhën nga viti 2003 deri në vitin 2006, kryesisht investime në fabrika, në industrinë automobilistike që krijojnë edhe shumë vende pune dhe eksport. Vetëm në tre fabrika teknologjie ku prodhohen pjesë automjetesh, që vendosen në modelet e makinave “Bentli”, “Porshe” apo BMË do të punësohen 2.150 njerëz.
Në mesin e janarit 2016 prodhuesi i makinave luksoze, “Aston Martin” deklaroi se po konsideron Maqedoninë, si një nga vendet më të mundshme për të ndërtuar fabrikën e tij të re”, shkruan kryeredaktori i gazetës, Arben Rrozhani.
“Gjatë vitit të shkuar, Maqedonia arriti të debatojë dhe tani ta legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore. Tre muaj më parë, Shkupi ishte në qendër të debatit publik për miratimin e ligjit për legalizimin e përdorimit të prodhimeve nga kanabisi për qëllime mjekësore, të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, theksonte se synohet që të ndihmohen pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda të kancerit, për të cilat sëmundje veçanërisht vaji nga kanabisi sjell efekte pozitive gjatë kurimit. Tre ditë më parë, ligji i propozuar nga Ministrisë së Shëndetësisë e kaloi dëgjimin e parë. Kështu Maqedonia po u bashkohet 13 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe 33 shtete amerikane, që e kanë legalizuar përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore.
Shqipëria, edhe këtu, është në bisht, edhe pse i ka patur të gjitha mundësitë që të ishte lidere në rajon dhe më gjerë. Për më keq, këtu nuk po pranohet as që të debatohet. Propozimi i deputetit Koço Kokëdhima për të legalizuar përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore, kthimin e ekonomisë së kanabisit, nga një ekonomi kriminale në një ekonomi kombëtare të kontrolluar nga shteti dhe ku përfitues është buxheti i shtetit dhe prodhuesit e licensuar shqiptarë, ka mbetur në ajër. Qeveria shqiptare, përkatësisht kryeministri Rama, thotë se nuk është kundër, por e sheh si nismë të parakohshme. Ajo ka zgjedhur më mirë që të luftojë gati gjithë vitin me prodhuesit apo trafikantët, duke harxhuar burime kolosale monetare dhe njerëzore, se sa të ulet dhe të diskutojë me grupet e interesit, se sa mundësi ka që kjo bimë të kthehet në ekonomi kombëtare, nga ku të përfitojnë të gjithë. Dhe këtë e bën edhe pse e di se kjo luftë është e humbur jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë duke humbur tregjet konsumatore. Me këtë indiferencë vrasëse dhe pa logjikë ekonomike, Shqipëria po humbet një aset të çmuar ekonomik, i cili duam, s’duam ne, është ndoshta më fitimprurësi, se sa ato investime të huaja direkte që nuk vijnë këtu, se nuk duan të merren me burokratët e korruptuar dhe ndaj zgjedhin Maqedoninë. Dhe do të zgjedhin Maqedoninë edhe për kanabisin, duke na lënë ne në vendin që s’e meritojmë, në bisht”, shkruan ai.
Tema e thote si me ironi, por ato qe shkruhen jane fakte dhe eshte plotesisht e vertete se legalizimi per qellime mjekesore dhe kontrolli I prodhimit e perpuninit te mariuanes nga ana e shtetit jane rruga e duhur per mekembjen e ekonomise.
Ketu pa marre parasysh fondet qe shpenzohen per luften kunder kanabisit dhe burgun qe vuajne perdoruesit e thjeshte ( jo trafikantet e prodhuesit ).
Ne rast se realizohet ajo qe thote Shekulli, prodhimi do te jete I kontrolluar, pra do te hiqen nga skema trafikantet, prodhuesit do te jene me te shumte me te njejtat fitime dhe pa risk te shkaterrimit te prodhimit nga policia dhe shtohet industria e perpunimit qe ja rrit vleren produktit.
Cdo njeri me dy pare mend eshte pro. Qeveritaret jane kundra se nxjerrin me shume fitim nga ” luta kunder kanabisit ” duke ndare fitimet me trafikantet. Te tjeret jane dashakeqe ose te trashe.
shume dakrot
O plehra, po mire hajde te behemi kampion ne drogat e tjera se mbase vjen dita e legalizohen apo te behemi kampion ne rrugica me drita te kuqe!!! O ju dhjefsha mu ne intelekt pa moral. Po jemi njerez jo kafshe, Maqedonise udha e mbare por nuk mbahet shtepia me gjera te qelbura. Tek investimet po ke te drejte por mos harro se me porosi te greko-serbit u prishen gjithe fabrikat dhe u bene fjetore per ata qe erdhen me nje vrap ne Tirane dhe votojne pergjithesisht Halene blu. Po thua na rrofte medalja e faktorit te stabilitetit ne rajon sepse Maqedonia eshte ne tensione konstante etnike dmth edhe potencial lufte dhe prap terheq investime!!!! Ndersa ne mire qe nuk investojne por dhe nuk bezajme fare per kauzat historike kombetare nga Kosova dhe Epiri ne jug. Hajde se mire na e bejne por te pakten tia dime vleren atij burrit qe ishte 50 vjet.
Ne Itali gjithashtu u hoq denimi me burg per KULTIVUESIT e kanabisit dhe u vu gjoba deri ne 20-30.000 euro.
normal keto 100 vitet e fundit eshte punuar me mish e shpirt qe shqiperia mos te perparoje mos te zhvillohet mos te terheq asnje investim po fqinjet edhe politkanet tane te shitur punojne qe shqiperia te rri e varfer e pa organizuar e pa zhvilluar ku cdo gje te shkaterrohet jo maqedonia po ne jemi muti i europes dhe muti kemi per te ngel. nuk ka komb islamik qe te zhvillohet me thoni nje komb islamik te zhvilluar??, mos me zini ne goje dubain se edhe dubain te huajt e ben dhe e ndertojne
Sqarim per ” E po kjo pune “.
Mariuana nuk eshte droge si ato qe mendon ti ( kokaine, heroine, etj.) .
Se dyti me fjalen droge nenkuptohen edhe gjithe hilacet farmaceutike
Se treti behet fjale per dekriminalizimin dhe legalizimin e mariuanes per qellime mjekesore dhe zhvillimin e kesaj industrie ku do te perfitojne te gjithe, perfshi shtetin dhe te semuret ( sidomos nga vaji I kanabisit ).
Per te tjerat qe thua ke te drejte, por mbaje pak gojen kur thua plehra, sidomos kur je anonim dhe nuk e njeh tjetrin.