Rrofshin rrugët e provincializmit!

13 Shkurt 2016, 19:01Rajoni TEMA

Në Beograd Skënderbeu nderohet me dy rrugë, në Prishtinë nuk ka rrugë me emrat e poetëve Azem Shkreli e Martin Camaj, nuk ka një copë rrugë as për mikrobiologun e famshëm kosovar Osman Imami dhe as për kardiologun Musa Haxhiu. Dhe as për publicisten Christine von Kohl!

Nga Enver Robelli

Përkundër politikave agresive antishqiptare sidomos që nga viti 1912 as regjimi i Slobodan Millosheviqit, as paraardhës të tij nuk kanë shkuar aq larg sa të heqin emrat e disa shqiptarëve të famshëm në rrugët e Beogradit. Edhe sot në kryeqytetin e Serbisë ekzistojnë: Rruga Skënderbeu, Rruga e Kastriotit, Rruga e Nënës Angjelinë (e bija e Gjergj Arianit Komnenit), Rruga Ramiz Sadiku, Rruga e Shkodrës (Skadarlija), Rruga shqiptare, Rruga e Durrësit, Rruga e Lezhës.

Tri rrugët e fundit kanë marrë emrat në kujtim të ikjes së Armatës Serbe nëpër Shqipëri dhe daljes në Greqi në vitet 1915/16. Një rrugë në Beograd mban edhe emrin e Esad Pashë Toptanit, i cili ishte njëri prej politikanëve shqiptarë që u garantoi serbëve kalim të sigurt nëpër Shqipëri. Mund të thuhet se emërimi i këtyre rrugëve është bërë me qëllim të keq, por jo edhe pesë rrugët e përmendura më lart (nga Skënderbeu deri te Rruga e Shkodrës).

Në Prishtinë hiqen emrat e rrugëve Kosta Novakoviq dhe Radovan Zogoviq – ndërsa mungon një rrugë me emrin Bogdan Bogdanoviq, Ivan Gjuriq, Danilo Kish. Për Novakoviqin dihet që ka qenë një përshkrues dhe denoncues i krimeve serbe në vitet 1912/13, ndërsa Zogoviqi kishte sulmuar ashpër dhe me mjete letrare kërdinë serbe e malazeze mbi shqiptarët e Kosovës gjatë viteve të kolonizimit.

Do të duhej të kishte në Prishtinë një rrugë me emrin Bogdan Bogdanoviq. Ai ishte njëri prej arkitektëve më të famshëm të Ballkanit, ish-kryetar i Beogradit, kundërshtar i rreptë i regjimit të Millosheviqit, mbështetës i madh i mëvetësisë së shqiptarëve të Kosovës. Një intelektual i kalibrit europian. Vdiq në Vjenë, larg Serbisë, prej së cilës kishte ikur në vitet 90-të, sepse nuk mund të duronte më atmosferën e ndotur nacionaliste dhe antishqiptare.

Do të duhej të kishte në Prishtinë një rrugë me emrin e Danilo Kishit. Ishte njëri prej shkrimtarëve më të rëndësishëm dhe më modern të Ballkanit, hebre dhe malazez, i cili zhvilloi një betejë titanike kundër intelektualëve nacionalistë serbë. Vdiq në Francë në vitin 1989, në një kohë kur emri i tij përmendej si kandidat serioz për Çmimin Nobel.

Do të duhej të kishte një rrugë në Prishtinë me emrin e Ivan Gjuriqit, historian serb, politikan opozitar i viteve 90-të, kritik i rreptë i Millosheviqit dhe i politikës së tij shfarosëse kundër shqiptarëve.

E keqja e provincializmit dhe injorancës është se e kaplon një shoqëri pavërejtur. Kësisoj, injoranca shndërrohet në fuqi dhe normalitet dhe ata që protestojnë mund të etiketohen si të çmendur ose – edhe më mirë – si agjentë të Serbisë.

Hajde t’i lëmë njëherë anash serbët. Përse nuk ka në Prishtinë një rrugë me emrin Lubjana? Çfarë është për shqiptarët sot Brukseli, në vitet 80-të ishte Lubjana. Aty revista «Mladina» raportonte për krimet serbe në Kosovë, për grevën e minatorëve të Trepçës, aty shkrimtarët sllovenë bënin beteja të mëdha në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, aty, në Cankarjev Dom, u zhvillua tubimi më domethënës në Jugosllavi në mbështetje të minatorëve të Trepçës, aty zhvillonte aktivitet patriotik shoqata shqiptare «Migjeni» (përndryshe një shkrimtar i madh shqiptar me origjinë sllave).

Do t’i bënte nder Prishtinës një rrugë me emrin e shkrimtarit, aktivistit politik dhe diplomatit slloven Jasha Zlobec – atij Jashës që me mish e me shpirt angazhohej për lirinë e Kosovës.

Hajde t’i lëmë anash krejt sllavët, por përse nuk ka një rrugë me emrin Adriatiku në Prishtinë? Është deti më i rëndësishëm i historisë së shqiptarëve.

Kur e marrin pushtetin opingarët, atëherë mund të përfitojnë gomarët, madje me emrat e tyre mund të stoliset edhe shumë rrugë të qyteteve. Ata që kanë dhënë kontribut të madh për emancipimin, arsimimin, zhvillimin kulturor, mendor, shpirtëror të shqiptarëve injorohen. Esad Mekuli është përzënë diku në një rrugicë të padenjë të Prishtinës në vend se emri i tij i ndritur të shkëlqente në zemër të kryeqytetit të Kosovës. Shkrimtari Anton Pashku s’përmendet në asnjë rrugë të Prishtinës, as poeti e profesori Martin Camaj, fama e të cilit u shtri në Gjermani, Itali e më gjerë. Një rrugë do të duhej ta kishte edhe osmanisti Hasan Kaleshi, sepse ishte ndër të vetmit historianë të Kosovës që merrej seriozisht në rrethet shkencore në Perëndim. Përse nuk ka rrugë me emrin e profesor Musa Haxhiut, njërit prej kardiologëve më në zë në Jugosllavi, dekan i Fakultetit të Mjekësisë, kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Fiziologëve të Jugosllavisë dhe anëtar i shumë asociacioneve profesionale-shkencore? Përse nuk ka rrugë me emrat e shkrimtarëve Azem Shkreli, Ali Podrimja, Enver Gjerqeku, Rrahman Dedaj, Mirko Gashi, Rifat Kukaj, Vehbi Kikaj, Agim Deva? Përse s’përmenden në asnjë sokak të Prishtinës emrat e pedagogëve Mehmet Gjevori dhe Jashar Rexhepagiqi? Apo i mikrobiologut Osman Imami, i pari dekan i Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës?

Edhe për ata që na shurdhojnë çdo ditë me patriotizëm kafehanesh: përse një rrugë në Prishtinë nuk e bart emrin e At Zef Pllumit? Apo të Pjetër Arbnorit? Ose Eqrem Bej Vlora?

Përse nuk ka një rrugë me emrin Branko Horvat? Një shpjegim për injorantët dhe nacionalistët primitivë: me librin e tij për çështjen e Kosovës ky ekonomist kroat i dha një goditje të rëndë nacionalizmit serb nga mesi i viteve 80-të. Ai ishte një shkencëtar me renome ndërkombëtare. Përse vazhdon kjo shoqëri të përkundet në shtratin e injorancës dhe të mos ia vë një sheshi, rruge a shkolle emrin Christine von Kohl? Kjo daneze që gjatë gati gjithë jetës së saj shkroi në mediat gjermane në favor të shqiptarëve dhe punoi si aktiviste për të drejtat e njeriut në vitet 90-të ishte ambasadore jozyrtare e Kosovës në Vjenë.

Pse nuk ka rrugë me emrat e lartpërmendur? Sepse rrugët e Prishtinës janë zaptuar me emra heronjsh të rrejshëm, me zuka, zekija, shefkia, rama, rasima, mehmeta, hasana, ferida, shyta.

14 komente në “Rrofshin rrugët e provincializmit!”

  1. bekimi says:

    OOO Robelli !!! Shkrimi ka te verteta, por ka dicka qe nuk shkon, psh pse aq pak emra sllovenesh,kroatesh , jo europiano-amerikan, vatikan por shume shume emra serb ??????!!!!!!!!!! Me shume se shqiptaresh !!! Nuk jam kunder ndonje emri, i bazuar mir mbi vlera te provuara historike,jo per nje shkrim a dicka…. Ata nuk i pakesuan krimet serbe …EURO-AMERIKA i erdhen ne ndihmen vendimtare popullit shqiptar nen terrorin krimet e shfarosjen e serbeve ! Nuk te akuzoj spiun, por edhe me egersine , vecanarisht te rreshtave te fundit …tregon butesine dhe nostalgjine qe ke per serbine e vjeter ! Mendoj qe edhe mund te marresh edhe nje pasaporte prej tyre ,dhe te gjitha palet jane te kenaqur !

  2. TONI says:

    Serbia e ka pas pushtuar Shqiperine deri ne Durres.Mos flasim pastaj, per mbreterine e Serbise para pushtimit Osman, qe e kishte te gllaberuar te gjithe Shqiperine. Keshtuqe thjesht Serbia don te mbaje gjalle ndjenjat e pushtimit.

  3. !!!!!! says:

    Po ka emer rruge skenderbe ne serbi, ka edhe shkodra, edhe esat pasha edhe durresi dhe lezhe! Dhe te gjithe keto jane pikerisht per te kunderten e arsyes qe po perpiqesh te japesh ti o rrote ka.i Skenderbeun e konsiderojne te tyrin, shkodren edhe sot e quajne djepin dhe porten e serbise ne det. Durresin e paten pushtuar! Te gjitha keto emra i vene ne emer te te ashtuquajturit serbizim. Shqiptaret e dijne historine, skane nevoje per manipulime te nje byth….i si puna jote!

  4. A says:

    Duhet te kishte nje rruge kryesore emrin e Eurodeputetes sllovene TANJA FAJON, qe beri nje lobim te fuqishem per ti hequr vizat shqiptareve te Shqiperise per te levizur te hapesiren evropiane SHENGEN.
    Se per “reformat te sukseshme” qe na kane bere politikanet dhe pushtetaret tane te qelbur, nuk kishin asnje plan per te na hequr vizat se ne bashkepunim me ambasadoret dhe konsujt e shume shteteve Evropiane nuk kishin asnje interes per ti hequr, sepse LOPA me EMRIN “VIZA” nxirrte qumesht me bollik per nje vize.
    Ne pergjithesi individi dhe shoqeria shqiptare nuk dine se cfare duan dhe cfare kerkojne, adhurojne me teper ata qe i bejne keq dhe i neperkembin. Derrit i thone babe dhe e nderojne.

  5. demokrati says:

    A nuk eshte krim te shesesh Millosh Gjergj Nikollen, si sllav? Orthodoksin e Rekes se Keqe, te zbritur ne Shkoder, apo per torobellot e Kosoves çdo shqiptar orthodoks eshte o sllav o grek? Proçesi i deshqiptarizimit, kosovarizim plus sllavofili.

  6. Te Lumte i nderuari Rebolli qe di te shkruash kaq direkt e realist, pasi Media sot nder Ne shqiptaret ne trojet tona ne Ballkan se pari, jane totalisht te kapura nga Mafia e Politikes dhe e Biznesit. Se dyti, jane me te shperfytyruarat ne realitetin e sotem dhe ate te vjeter, ngaqe duan vetem te shesin mashtrime me patriotizem e atdhedashuri qe nga “epoka e gurit” ne jo pak raste, duke harruar qe jeta vazhdon dhe ne bashkesine moderne te Europes Perendimore ku duam te hyjme, nuk hyet me mendesi e lidere Provinciale, qe vetem na kane shkaterruar e vazhdojne edhe sot si ne Pozite e Opozite, sidomos qe prej mbi dy dekadash shqiptaret ne Ballkan i mban peng, me percarje dhe dhune, nje mendje tipike kriminale provinciale, komuniste e Mafioze, me emrin Sali Berisha me familje biologjike e politike.

    1. bekimi says:

      Ruben idroja,ca-us. Majmune si ti jo te jetojne ne ca-us…por edhe ne mars ,nuk transformohen…mbushe mire barkun, dhe shko shpesh ne banjo, mos i ndyj rruget ,,se vehten ..i tille je! Merru me ‘matosh-a’ e ‘robell-a’ ”koke lope!

  7. ZZZZZZZZZZZZZ...... says:

    SKA GJE SE NE SHQIPERI VENDOSEN EMRAT E GJYSHERVE BABALLAREVE INJORANTE TE DEPUTETEVE SI ARDII KOLLOZI ME SHOKE OSE TE LLUMIT TE SHOQERISE QE I BLEJNE ME PARA……..!!!!!!!!!??

  8. maxi says:

    O Rob ell po pse se permende edhe rrugen Koco Xoxe ne Beograd qe e kame pare me syte e mi…Po serbet nuk i vene keto emrtime per dicka te mireper shqiptaret por per te kundert o idiot,debil….

  9. Arnautovic says:

    Skenderbeu e ka emrin ne Beograd se e konsiderojn si serb edhe Kastrioti ose Kastrotic qysh i thojn ne Shkini , Rruga Skadarlija e ka emrin per shkak se shkinija e konsideron qytet Sllav , Ramiz Sadiku osht kosovar komunist qe eshte pushkati prej gjermanve bashk me Boro Vukmirovic , SHen Angelina Komeni ose si i referohen Serbi . (Prepodobna mati Angelina) edhe pse eshte shqiptare kjo esht e martuar me Stefan Brankovicin qe prap serbia ket e konsideron te tryre , por kto emertime rrugesh i ka jo pse i han Kari per Shqiptar po pse serbia i llogarit qe kan kontribu per serbi . Ne prishtin eshte edhe ni rrug e emertur Perandori Justinian po kerkush nuk e largon at emer edhe nuk ka me u largu kurr , a sa i perket emrat e shkive ju muni me ja ngjit n Tiran edhe sllobodan millosheviq a n kosov jo

    1. bekimi says:

      OOO Arnatut-vici……Prej ciles zone shqiptare eshte ‘Robelli a matoshat”….. megjithate halekane gjithe kombet!

      1. Arnautovic says:

        nuk e di se prej ciles zone eshte , por fatkeqsia qendron te shume gazetar shqiptar qe bejn dallime se kinse shkijet i dojn shqiptaret e Shqiperis e i urrejn shqiptaret e Kosoves e Maqedonis

  10. bekimi says:

    O ‘arnaut-vici’ Nuk e di ku ka lindur robelli a Matoshat….Ti na e thuaj po pate mundesi… Nje gje eshte e sigurte : Minimumi jane nostalgjike te serbise…dhe nuk ja duan te miren Shqiperise natyrale

  11. ela says:

    Obama: “Ekzistojnë rryma të rrezikshme që mund ta shtyjnë njerëzimin drejt një bote më të errët”
    Une si qytetare e thjeshte e ketij vendi pyes?
    Kush eshte ne fakt Edi Rama, me cfare avionesh del jashte vendit, si e beri shtepine ,cfar benefices te tjera ka dhe ne c,banka e ne c,territore.
    Kush eshte Edi Rama ne cfare beson ? Nje i c.ekujlibruar qe shkon nga te fryje era mbasi ka zaptuar pushtetin.
    Kush fshihet pas tij; Kujdes Kocoja ben hesape te holla jep nje e merr 100, por rreziku i vertete ku na ka fut ky i papergjeshem eshte nen dete e pertej detit e pertej oqeanit.Kocoja eshte ai qe shtron darken pasi musafiret kane ardhe.
    Dua tu kujtoj shqiptareve, banken e shtetit,mediat qe publikonin njerez qe sipas tradites se rilindjes i hidhnin vetes kova me uje te ftohte.Kujtoni si ushtuan televizoret e gazetat me tallje ndaj nje personazhi qe si thuhej emri por per ta shkaterruar e kishin identifikuar nepermjet celulareve. Nepermjet historise romantike u habit opinioni shqipetar e ai i huaj, por e verteta ishte dhimbja per vendin e njerezit e saj te mjere te c,orientuar e te joshur prej pushteteve te pamoral.
    U mbush Shkodra me antena te kompanive celulare mbi pallatet pa kurrfare leje.
    Kontrolloheshin ato levizje te atyre qe donin ata permes kompanive celulare,permes albtelekomit dhe mediave on line.
    Kush e viziton Shqiperine kur fiken radaret ?
    Ajo cka eshte publikuar deri tash nuk eshte asgje.Pritni e do shihni pasi ato qe duhet tani eshte qe populli te analizoje me vigjilence gjithcka po ndodh.
    Shikoni cfare ben me reformat : varferon perdite shqiptaret te shtreses se ulet e te mesme duke lene te pacenuar vetem ato personazhe me te cilat ndan ritet e pafese ,pabesise dhe pushtetet e resurset.
    Edi Rama eshte zhgenjimi me i madh i ketij kombi. Sikur ai te rrije me gjate ne pushtet Shqiperia s,do te jete me shtet por hambar lakesh qe do ta shqyejne kush te mundet nga Llozhat e mafiozet ,familjet me te medha.. Edi Rama eshte celesi qe hapi portat e shtypjes shfrytezimit e vdekjes se lirise se shqiptare ne emer te Llozhave e te Mafias se Zeze.
    Shikoni c,i ben partise se tij te cilen e mori duke shkelur mbi te gjithe.
    Nje vecori e kalemxhijve te komunisteve me te zinj eshte aftesia e tyre per te aktruar dhe urrejtja e neveria e tyre ndaj te tjereve qe nuk jane ne nivelin e tyre pasi tere jeten e tyre kane qene te privilegjuar.
    Vertet shqipetaret duke u rrejtur nga elokuenca e tij u moren ne qafe e ai ua shperbleu me thike pas shpine.
    Uzurpoi me antaret e llozhave e te mafias me te rrezikshme qe vepron sot ne bote, qe zbarkuan si ujqer qe askush si pa ne Shqiperi me mediat ,komanite celulare,facebook, you tube dhe krejt kontrollin e Google. Pasi keto llozha e mafia e Zeze aq ndihen te pushtetshem sa kane gjynjezuar nepermjet financave edhe shtete me demokraci te konsoliduar .Kane financat e botes ,kane internetin ,forcen ushtarake, mediat,shtepite e modes,shoqerite farmaceutike, bile nepermjet celulareve te tyre bisedonin me entuziazem per vaksinen e re duke shpikur nje virus qe te perdorej kjo vaksine qe ulte per 10 vjet forcen e reagimit te njeriut.Me aeroplanet qe humbasin ku as radaret nuk i gjejne qe merren per qellimet e tyre per ti perdorur per eksperimente dhe per tu marre organet atyre fatzeze pasagjere qe behen objekt i sulmit te tyre.
    Kjo fare e zeze nuk njeh familje ,tradite ,fe, trashegemi, nuk njeh moral as miresi as dashni te vertete, i meshon teorise se seleksionimit dhe kane plane per asgjesimin e njerezve ne bote duke lene vetem nje embrion te zgjedhur pa semundjje , me intiligjence te larte, sykalter,gjoja marsiane ne fakt marsiane me brum djalli.
    Kjo fare e keqe qe e ka zanafillen nga Europa eshte bashkuar me mafiat me te medha te botes,teknologjia e informacioni eshte ne dore te tyre.Po kjo fare e keqe eshte ne te gjith globin dhe vepron me tana mjetet e peruljes e te shantazhimit.Shtypin shfrytezojne e marrin cdo dite jete te pafajshme permes shitjes se krahut te punes , mishit te bardhe,marrjes se organeve,vdekjeve makaber ne ceremonite e tyre te djallit cenimit te jetes private ,jetes e dinjitetit te njeriut.
    Edi Rama me ato qe mban afer eshte pjelle e derivat i kesaj fare te zeze.
    Eshte detyre e ekzistences te shporret kjo fare e keqe nga Shqiperia qe permes pushtetit te Edi Rames u fut fuqishem ne Shqiperi.Tani se fundi ka marre edhe nuancat e rilindjes dhe sa per te lare duart trumbeton derivate te socializmit e komunizmit.
    Eshte detyre e perbotshme e atyre qe kane mundesine te gjejne menyrat e eliminimit te kesaj fare te keqe,vec pot e shikosh ritet e tyre kupton natyren cnjerezore me te cilen ata mbahen perms magjise,seksit,fshehjes se kreut,konspiracionit te larte.metodave famekeqe te kushtimit etj.
    U desh qe perms Edi Rames qe hapi rrugen e kesaj hordhie famekeqe te provonte Shqiperia edhe kete
    Histeri te njerezve qe pasi kane bere qef me cdo pushtet ,duan te bejne eksperiment me mbare njerezimin.
    A doni t,I njihni: pamjet e tyre jane pamje kufomash ,pa shprehje, fytyra e tyre vijezon mendimin etyre ,eshte cinike dhe me shemtire shprehje, e kane te pamundur te qeshin spontanish se shpirti I tyre eshte ferri I tyre,kane elokuence dhe ne bisedat e tyre jane plot simbole ,cka shpreh konfuzitetin e lemshin e tyre Brenda mendjes se tyre te ashtequajyur te larte. Jane intelektuale te absurdit e ne shqieri anetaret e tyre jane stilet modern te pakuptimta e mjaft te koklavitura.

    Ben Blushi eshte ai shqiptar i pergjegjshem qe ne gjirin e partise se vet don ta heqe nga militimi si kryetar me mjete ligjore.
    Une i them shipetareve besoni Ben Blushit per pjesen qe ka marre persiper.
    Javen e kaluar analistet te emisioni i Arjan Canit date 5 Shkurt 2016 zbuluan pak nga e tera por sidocofte ai eshte filli per te kuptuar ma ne fund shqiptaret se cfare po luhet mbas shpines se tyre.
    Besoni gjithe atyre zerave qe ngrihen me mundesite qe kane kunder kesaj fare te keqe qe don te gjunjezoje mbare boten.
    Rinia te behet me e pergjegjshme e ben mire qe ne vend te lajmeve roze te lexoje informacionet qe mezi arrijne mediat per te ardhmen e tyre te zeze e te pashprese. Nepermjet internetit e celulareve ne jemi prej tyre totalisht te kontrollueshem deri ne nivelin e video lojrave qe jane plotesisht ne duart e tyre.
    Ti shqiptar qe je i ditur perktheje kete ne anlisht dhe ne cdo gjuhe tjeter e shperndaje neper bote e ne rrjetet sociale . Eshte e rendesishme qe bota te zgjohet se pa milionat qe bejne historine keto mendje teresisht te droguara jane te afta gjithcka qe i thote truri i tyre super i aktivizuar ne halucinacione. Nje ide e tyrja ishte edhe ISIS pamvaresisht se ne kete loje ata aktivizuan grupe te ndryshme si mish per top.
    Nga i di une keto:Kur te ngrihet nje gjykate qe del nga Lidhja e Kombeve per qytetaret qe shkelen nga shtetet e tyre ku gjykatat ,prokuroria e policia jane ne duart e ketij pushteti une do te jem e gatshme te jap provat e mia.
    Duhet nje polici nderkombetare me forca e akses demokratik nga te gjithe kombet, nje ushtri e perkombshme .
    Demokracia elementi baze e politikes se re te mbare botes ne se nuk doni eliminimin e races njerezore sepse keto forca nuk kontrollojne dot as veten.
    Eshte koha e bashkimit te vlerave te perbotshme ne politike,culture,art,fe,psikologji,moral,ekonomi finance,media,televozor qe gjithsecili ne vendin ku eshte te jape kontributin e tij ne antiteze te kundervleres.
    Njerez kudo ne bote braktisni indiferentizmin e kotjen se prej saj kjo fare e keqe perfiton shume.
    U kujtoj shqipetare se c,u be me gazetat shportive ne Shqiperi tash 2 vjet dhe kush e solli tranjerin italian qe te drejtonte futbollin e saj e arriti deri aty sa me pushtetin e fushes te na vinte edhe ne loje.
    Nese vertet doni te keni te ardhme perhapeni kete qe them une ku te mundni e si te mundni.
    Pasi une rashe ne gjurmet e kesaj fare te keqe duke gjurmuar nje nga ata te qeverisjes se Edi Rames i mallkova me tere fuqine e shpirtit per veprimtarine e tyre famekeqe por edhe mafioze.
    Njerez: zgjohuni anekend botes, braktisni cdo gje roze, cdo gje qe publikohet seksi per t,ju kthyer ne qenje vetem instiktive, mos u beni like as mos hapni asnje video te tyre. Ata fitojne prej jush duke ju shkaterruar si qenje e nepermjet klikimeve tuaja fitojne miliona. Kane hapur me mijra faqe ne facebook me njerez te vdekur e te paemer, kane mijra rrjete sociale me kafshe qe gjoja jane te braktisura me tema te ndryshme sociale te shkaterrojne njeriun, qe duke i hapur ju ata zhfytezojne nje metode te ka interneti per tu shumfishuar.
    Nese njerezit arrijne te frenojne vetveten dhe i thone jo ushtrise milioneshe te punetoreve te seksit qe jane per llogari te tyre dhe te cdo bukurije trupore ne bote qe ata e blejne bota do filloje sherimin se ata do mbesin pa keto fitime.
    I drejtohem rinise ne mbare boten dhe i kerkoj te mos e perdore internetin as per lojra ,as per porno, as per rrjete sociale qe trumbetojne ide dhe teori qe nuk e shendoshin racen njerezore po e bejne me te semure.
    Per ne, ne Shqiperi imediate eshte largimi urgjent i Edi Rames e qeverise se tij te lozhave e te krimit shteteror mafioz.
    T e fillojme t,i presim fijet kesaj fare te keqe qe s,ka asnje dhimbje per ne.(George Soros ku luajtes i madh duhet te largohet nga Shqiperia bashke me financimet e tij dhe cila parti merr financime prej tij nga brenda ose jashte nuk duhet te votohet ne asnje nivel.Shikoni se si levizin, sa ju rrezikohen pozitat investojne neper projekte me brum te mire ne dukje por fituesit jane bashkpunetoret e tyre.
    Se dyti te ndergjegjesojme mbare boten qe ta braktisin internetin me cdo gje qe ofron ai me habitje, endje,e turbullim.
    Njerez: bota ka nevoje per shendoshje se ka arrit aty ku s,ben me.
    Besnike e vlerave te njeriut e me besim ne Zot , nje qytetare e juaja avoakte e atyre qe s,kane ze, qe jane te verber, te shurdhet e te turbulluar,te habitur ne kotjen e tyre e te pa miredukuar, te manipuluar e e te tradhetuar nga dukja,ajo cka flitet e jo nga ajo qe realisht eshte ne te vertete u them:
    Koha eshte e juaja, vetem besoni ne zot e ne vlerat me te spikatura e publikoni e promovoni keto vlera dhe laku ne fyt do I ngeci kesaj fare te zeze.
    Edi Rama eshte nje nga ata ,por ndryshe nga ata cinike eshte nje product nga te fryje era per interesa vetem personale se realisht nuk beson ne asgje se eshte product I nje lirie te tepruar me jete te shfrenuar.
    Duke dale kunder cdo gjeje qe ata kerkojne t,I imponohen te gjitheve me pushtetet e tyre ne ne fakt I ndihmojme edhe at ate sherohen , duke sheruar veten sherojme edhe ata.
    Zgjohuni!
    S.ka me kohe. Eshte koha e kunderveprimit te matur me besim te vetja e ne Zot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje