Kjo video e publikuar nga “Mirror” tregon momenti kur një mashkull i bën një surprizë të dashurës së tij që e tradhtonte.
Ai e kishte kuptuar që e dashura e tij po e tradhtonte, dhe kësisoj kishte vendosur të ja bëj një befasi për Shën Valentin.
Ai e kishte ftuar atë në shtëpinë e tij dhe ajo kishte bërë një orë rrugë me makinë për të ardhur te ky vetëm duke menduar se do ta marrë një dhuratë shumë të mirë.
Gjatë gjithë kohës i dashuri bëhet sikurse është romantik dhe se po e trajton mirë, e gjithashtu edhe xhiron me kamerë.
Në fund ia jep dhuratën, dhe dhurata është fotografi të mesazheve ku shihet ajo duke e tradhtuar këtë.
Ai pastaj e përzë atë nga shtëpia duke i thënë se videoja do të publikohet në YouTube, dhe se ajo do të bëhet e famshme.