Nga dita e sotme, Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e Unazës së Vogël, një projekt që kishte vite i bllokuar, e që do të pajiset me korsi të dedikuara për biçikletat, autobusët, si dhe me hapësira të bollshme për këmbësorët.
Gjatë inspektimit të fillimit të punimeve në segmentin Banka e Shqipërisë deri te Ushtari i Panjohur, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ky është tjetër premtim i mbajtur dhe një nga lajmet më të bukura për qytetin, pasi po ecet përpara me projektet e mëdha për Tiranën.
“Zyrtarisht, sot Tirana është e gjitha një kantier i hapur, jo vetëm me ndryshimet që po ndodhin në infrastrukturën sociale, shkolla, kopshte e çerdhe, por edhe në infrastrukturën rrugore. Nën shembullin e rrugës së parë që nisëm, rruga “Dritan Hoxha”, do të vazhdojmë me çdo investim të ri të Tiranës, me të njëjtin parim: korsi të dedikuara për biçikletat, korsi të dedikuara për autobusët dhe hapësirë e bollshme për këmbësorët, që të kenë po aq prioritet sa kanë makinat”, u shpreh Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se përpjekja dhe filozofia e bashkisë sonë ka qenë një qytet që funksionon për njerëzit, jo për makinat e mjetet.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi kërkuar që kompania të shpejtojë punimet dhe Unaza e Vogël të mbarojë para afatit, që më pas të na mundësojë edhe neve të fillojmë me projektin e sheshit “Skënderbej”. Unë e di që çdo punë e mirë kritikohet, por mos i kushtoni rëndësi kritikave, ecni përpara, sepse po bëjmë gjënë e drejtë!”, tha Veliaj.
Ai shprehu besimin se vetëm duke qenë të fokusuar te puna, vetëm duke u dhënë qytetarëve produkte me cilësi, sjellim modernizim në Tiranë.
Kryebashkiaku i Tiranës falenderoi të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në lirimin e këtyre shesheve. “Ftoj të gjithë qytetarët që do të preken nga Unaza e Vogël, kundrejt të gjitha detyrimeve ligjore që ne kemi për shpronësim, të jenë bashkëpunues me kompaninë, me autoritetet e Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, për të liruar hapësirat, që të mos kemi më pengesa, në mënyrë që ky projekt kaq i rëndësishëm për trafikun dhe transportin në Tiranë, të ecë me ritmet që shpresojmë”, deklaroi Veliaj.
Më tej, kryetari i Bashkisë së Tiranës siguroi se asnjë projekt i Bashkisë së Tiranës, për të cilën ata votuan 6 muaj më parë, nuk do të ndërpritet.
“Ne do të vazhdojmë, siç premtuam, me këndin e lojërave për fëmijë, me Unazën e Vogël, me sheshin “Skënderbej”, me Pazarin e Ri dhe me strehën e kafshëve të rrugës. Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët që votuan, por edhe ata që nuk votuan, se gjithçka që u premtua do të bëhet. E vetmja kërkesë për “hienat” e politikës është: Na lini të punojmë! Nëse ne punojmë dhe nuk pengohemi, Tirana në kohë rekord mund të bëhet një qytet modern”, përfundoi Veliaj.
Përgjegjësi i punimeve për fazën e parë të projektit, Bujar Makishti, u shpreh se kompania është mobilizuar për të realizuar punimet më shpejt se koha e parashikuar në kontratë.
“Kemi rënë dakord që të punojmë me faza, të bllokojmë njërin segment, ta përfundojmë atë, e më pas të bllokojmë segmentet e tjera, me qëllim që të mos krijojmë konfuzion me trafikun e mjeteve. Mendoj se punimet do të mbyllen më shpejt se 4 muaj. Projekti parashikon zhvillimin dhe rinovimin e zonës, përfshin trotuaret, ndërtimin e dy korsive për biçikleta në dy anët e rrugës, ndërtimin e dy rripave të gjelbërimit në të dy anët e rrugës, rrugë për autobusin dhe mjetet e tjera të qarkullimit”, sqaroi Makishti.
Punimet për Unazën e Vogël do të përfshijnë 3 segmente: Segmenti i parë është nga Banka e Shqipërisë deri te Bulevardi; segmenti i dytë, nga bulevardi te rruga e “Barrikadave” dhe segmenti i tretë, rruga e “Barrikadave”, kryqëzimi me rrugën “Urani Pano” deri tek “Ushtari i Panjohur”.
pse,a do futen kafshet me jetu neper qytete tash a?!!!
nuk besoj se funksjono!
Po mir mo,
Ndonje skicim te gjurmes se unazes ne hart, nuk e publikonit dot??
Se keshtu, me keto foto reklamat e bukura qe keni publikuar, nuk merret vesh gje.
Edhe une ate harten po kerkoj, por keto gjera qe duhen per qytetaret nuk i gjen kerkundi.
Kudo shikon surrate qeveritaresh qe u keputen ne pune …
nuk ka nevoje tironsi per skica se i njef rruget e veta, te hujt te shohin tabelat e qarkullimit dhe do i marrin vesh se nga kalohet…
nuk ka nevoje per gjurme ne hart
eshte me e thjeshte se ca i duhet njeriu imagjinate
je te kryqzimi te 9-katshet, perballe ke godinen e insigut dhe vilen e familjes Petrela, keto do prishen, dhe ne nje forme gjysme harku do dalesh direkt drejt me rrugen qe te nxjerr mbrapap 15-katshit
ky segment ka qene pjese e planit urbanistik te tiranes te miratuar ne kohen e adil carcanit, ne te gjithe keto vite demokraci nuk u realizu, per arsye nga me te ndryshmet, njera psh, thone gojet e liga eshte se gjate qeverisjes se sales, sala nuk e beri ngaqe prishej vila e doktor petreles etj.
Po te jesh Tironc tamam te gjitha godinat ne foto jane ekzistuese dhe e merr vesh fare mire se kush jane. Dallohen fare qearte Vila e vjeter, 3 kateshe e Mentor Petreles, pallati i Ismail Kadarese, Pallati i Ilir Trebickes, Parikimi i Hotel Tiranes, Godina e Sigalit (ish-VEVE center), Teatri Metropolitan (ish-estrada, etj, etj), Bulevardi Zogu i pare. Te vetmet gjera qe jane zhdukur jane Pallati i Insigut i prishur, dhe centraili idiot elektrik pas Hotel Tiranes.
Fotot tregojne vetem 1/8 e unazes se vogel. 7/8 jane po ato rruge qe jane.
Po mir or shok ku e ke bangen apo ushtarin e panjohur se spo mar vesh kush qytet apo unaz qenka kjo !! Na jep nje pik referimi qe te orjentohemi !!Ku esht pallati kultures !!!!Kur thua nga bulevardi te ruga “barikatave” ku e ke 15 katshin or qoftexhi apo muzeun !!!! Ore spo mar vesh Tirana esht kjo !!! Po ajo kollona me fijet qe varen si cader cirku haruat ti hiqni ????
Priten komentet e idioteve qe me siguri do kundershtojne perseri…nen urdherat e Berishes
Jeni tiranas,,, apo tirons, po te jeni tiranas nuk orientoheni dot, duhet te jesh tirons qe te kuptoni harten,,, aty i keni te gjitha,,, me pak vullnet do gjeni rrugen dhe banesen ku jetoni,,,, tirana eshte metropol,,,,,me pak sakrifica do orientoheni,,,,hahaha
reklame eshte, ca unaze eshte nga banka e shtetit deri te ushtari i panjohur?
vetem kojto se kane nja 15 vite qe derdellisin per parkime nentoksore dhe nuk kane bere asnji parkim as mbitokesore.
keto jane ne gare kush derdellit me mire,e kush vjedh me shume.
Ku ka kantjere ka para
Ka fitim Gjus per gjys .
Shume bukur. Nga projekti shikohet qe eshte menduar mjaft mire per kembesoret dhe biçikletat. Me ne fund po kuptohet qe qytetin e Tiranes nuk mund t’ia dorezojme makinave, ne qytet jetojne qytetaret . Ju lumshin duart.
Si nuk u merzitet vetem duke share e peshtyre punet e mira qe behen per te gjithe, Sa helm paskeni more vellezer, nuk po ju mbaron…. Per cdo gje qe behet flisni vetem keq, po mosni keshtu se mund t;ju shpifet nonji kancer na e keqja qe po ju mbyt.
Hiqeni ziline nga vetja o demokratikas. Cdo gje e mire ju vret syte e s’ dini si te shani me shume ?
Sala e Lulushi juaj qe ishin kaq vjet ne bashki e qeveri c’bene , mund te rrjeshtoni gje ? Hajd pra gezoni dhe ju me gjithcka e mire qe po behet? Ndryshe e dini ate fjalen e urte per karvanin.
Shume pallavra e reklame… E gjitha kjo pojese per te cilen flitet ka vetem nje segment qe do behet i ri prej rreth 100 metrash pikerisht nga vila e Petrelkes qe do bashkpje kthesen te rruga e barikadave me rrugen prapa pesembethjete kateshit qe eshte gati … pjesa tjeter nga banka e terrci e verrci te ushtari i panjohur eshte rruga eksistuese dhe Erioni do lyej pordurat .., Gjithesesi Erioni e din se kjo do ndikoje ne imazh e atij i duhet kjo .
Teknologjia kompjuterikje ben mrekullira me pak para,se si do te dale ne te vertete kjo “mrekulli”pak a shume ja dime perfundimin.
Po prape firma “Geci” gici, thiu a si e ka ai trapojani qe Po e gllaberon krejt Tiranen! Apo ia ka lyer mustaket Erionkes!! Hajde meri vesh lidhjet!
Ata qe nuk I kuptojne fotot nuk jane Tironsa ?
Vazhdoni te mbureni me projektet e xhaxhit Enver.
Unë e di që çdo punë e mirë kritikohet, por mos i kushtoni rëndësi kritikave, ecni përpara, sepse po bëjmë gjënë e drejtë!”, tha Veliaj. Where did you get this information?