Shoqëria civile mbështet zgjidhjen e Bashkisë së Tiranës për qentë e rrugës

17 Shkurt 2016, 11:56Sociale TEMA
Shoqëria civile mbështet zgjidhjen e Bashkisë së

Shoqatat në mbrojtje të kafshëve kanë mbështetur fillimin e projektit të madh të sterizilimit të kafshëve nga Bashkia e Tiranës, duke e vlerësuar si një hap shumë të pritur në rrugën e duhur për qytetin. Shoqata e vullnetarëve Animal Rescue Albania thotë se sterizilimet e kafshëve të rrugëve do të bëhen pranë spitalit të kafshëve të Kombinatit dhe në ditët në vijim do të përcaktohen dhe zonat prioritare të ndërhyrjes.

“Tashmë është filluar me QSUT si një nga zonat me sensitive. Rruga është e gjatë dhe jemi të ndërgjegjshëm do ketë vështirësi por është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemit të kafshëve të rrugës. Jo më dhimbje në rrugët e Tiranës, jo më këlyshë të pambrojtur e të sëmurë. Të lumtur që përkundrejt presionit të atyre që trumbetojnë vrasjen si zgjidhje, qytetaria fitoi”, thuhet në reagimin e Animal Rescue Albania. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi dje se zgjidhja afatgjatë për trajtimin e qenëve të rrugës është një premtim i mbajtur pasi u jep trajtimin e duhur kafshëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje