Sabire është një ndër muxhahedinët iranianë, të sjellë në Shqipëri sipas një marrëveshjeje ndërshtetërore me Uashingtonin për arsye humanitare, që u siguron atyre strehimin.
TCH: Jeni muxhahedinë?
Dy femrat muxhahedine: Po
TCH: Cili është kuptimi i fjalës muxhahedin?
Dy femrat muxhahedine: Nuk mund ta shpjegoj për ju…
Muxhahedinja: A e njihni regjimin e Ajatollahëve?
Për shkak të rrezikimit të jetës, ajo – si gjithë të tjerët – përpiqet t’u shmanget filmimeve për të ruajtur identitetin, ndërsa si luten të mos nxirret asnjë e dhënë për vendin ku jetojnë.
“Jam kundër fundamentalizmit në Iran. Për mua ishte shumë e rrezikshme të jetoja atje, sepse qeveria iraniane ekzekutoi shumë nga miqtë e mi. Unë nuk mund të kthehem në Iran, sepse aty ka diktaturë. Kam qenë mësuese në Iran, e nëse do të jetoja atje, do të më arrestonte regjimi i ajatollahëve për të më ekzekutuar, sepse shumë nga miqtë e mi – siç ju thashë – janë vrarë”, thotë muxhahedinja Sabire.
Gruaja, e cila përmend shpesh se është një refugjate politike, jeton në periferi të kryeqytetit, në një ambient të marrë me qira. Ndërkohë, në një zonë tjetër po periferike, TCH takon sërish muxhahedinë.
Fillimisht ata na presin me çaj, mbase siç e do tradita e vendit të tyre. Por edhe për ta, kamera do të thotë ekspozim e për pasojë rrezik.
Por ndërsa Amir shfaqet tepër i shqetësuar, shoku i tij Farah pranon të bisedojë, por me një ndryshim, më së shumti është ai që na pyet se kush jemi dhe çfarë duam.
TCH: Ju nuk jeni muxhahedinë?
Farah: Po, kemi qenë përpara. Tani ne jemi ndarë.
TCH: Përse jeni ndarë? Pse përpara po dhe tani jo?
Farah: Dëgjo, unë nuk dëshiroj të intervistohem në televizion. Unë, sikurse Amir, sepse është shumë e vështirë për ne, pasi këtu nuk kemi një situatë ligjore të mirë.
Grupi i parë prej 210 muxhahedinësh u soll në Shqipëri në vitin 2013. Prej atëherë dërgesat kanë qenë të herëpashershme. Në Rinas, përmes Ministrisë së Brendshme, raportohet se nga janari 2015 deri në janar 2016 janë sjellë në Shqipëri 524 muxhahedinë.
Por duket se marrëveshja amerikane me Iranin i ka vendosur të gjithë në një situatë të sikletshme. Shqipëria ka ofruar zgjidhjen dhe një oaz të përkohshëm paqeje për këtë komunitet tashmë të padëshiruar nga të gjithë.
mire moj mesuese mujahedine mire,por ti u largove nga Irani per te shpetuar e erdhe ne Albanistan po nuk e di ti te jetosh mes suniteve e shiiteve eshte me keq se ne mes te ajatorollakeve………………..hahahaha!
Italia ka pritur mijera shqiptar , miliona afrikan rumun arab etj kurse ne ankohemi per 2000 veta.
U dhjefsa mikpritjen
Dy refermator te medhenj ka patur Shqiptar ne drejtim besimit fetar, te dy musliman, i pari ishte ZOGU i I-re, Mbret i Shqiptareve i cili hoqi me ligj ndikimet islamije ne veshje. Ku ne menyre te vecante nuk kishin te drejte veshjet me burga, ferexhe, perce dhe me shami ne koke, ndaloj faljen me bithe perpjete dhe tjetri ENVER HOXHA, udheheqesi komunist, qe ne vitin 1967 hoqi nga “qarkullimi” besimet fetare duke i quajtur: “FEJA ESHTE OPIUM PER POPULLIN”. Bile shoku ENVER HOXHA nuk lejonte hyrjen ne Shqiperi e te huajve me shfaqje dhe veshje jo te pershtateshme. Kur vinin spotiste me kombetaret dhe skuadrat e tyre kishin mjekra, ne aeroport kishte berber qe i rruanin dhe i qethnin.
Kurse keto muxhahedin ne Shqiperi, jo vetem nuk pranojne te spjegojne cfare do te thote kjo fjale, por dhe nuk duan te japin sqarime.
E para qeveria shqiptare, pamvaresisht se kemi 25-se vjet qe kemi politikan dhe pushtetar gangstera, te deshtuar te shitur, nuk po bejne asnje percapje se cfare jane keto grupime islamike dhe tja spjegojne shoqerise shqiptare.
Pasi ti merren te dhenat ekzakte dhe te sakta, si femrat dhe meshkujt muxhahedin duhet qe ne pamjen e jashtme te jene normal. Pa mjekra dhe pa ferexhe etj. Sepse po te shkojsh ne vendet e tyre i detyrojna femrat e huaja te vendosin shami ne koke, deri femrat qe shkojne neper delegacione zyrtare duhet ta zbatojne kete rregull. Keto jane turpe dhe nenfleftesime qe i bejme vehtes tone ne vendin tone. Te na “rroje” politika jone e qelbur dhe servile me tipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, PANDELI MAJKO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA. Tung.
Po ato shqiptare me shami ne koke ça tu bejme ? Pa mire te huajt se e rregullojme
sillni dhe do tjer le tu shtohet numri e pastaj i prenoni si komunitet shtetror ne shqiperi, se ato erdhen e nuk shkojn ma si komuniteti boshnjak qe e humbi rrugen per turki ne shqiperi.
me shendet
Dua te besoj se Shqiptaret jan akoma edhe sot mikprites ndaj cdokushit qe kerkon ndihme ne shtepine tende. Eshte e vertet qe Shqiperia sot nga ana sociale ekonomike kulturore politike eshte cop fare, por kjo nuk do te thote qe te humbim humanizmin. Mos herroni se shqiptaret kem milionra emigrante, mos harroni sa refugjate nga Kosova iken neper Evrope per strehim.
dhe sillini te gjithe ne babrru se koken do ju hane