Abuzimi me fondet publike/ 1.7 mld lekë për ish-Kinostudion, abuzimi nga kompania e vëllait të drejtorit të UKT

16 Shkurt 2016, 17:44Sociale TEMA

Kompania e ndërtimit në pronësi të vëllait të drejtorit të UKT-së, Neritan Gjodeshi ka abuzuar me fondet për rikualifikimin e bllokut 91 tek ish-Kinostudio. Nga një vëzhgim i kryer, punimet e përfunduara prej 10 muajsh janë bërë në mënyrë skandaloze, ndërkohë që Bashkia e Tiranës i ka alokuar një fond prej 1.7 miliard lekësh.

Fondet publike janë shpërdoruar nga kompania “Bean Sh.p.k” në pronësi të vëllait të drejtorit të Ujësjellës Kanalizime në Tiranë, Neritan Gjojdeshi.

Kjo kompani, ku Gjojdeshi është shfaqur disa herë gjatë inspektimit të punimeve, ka përfituar nga buxheti i Bashkisë së Tiranës mbi 1.75 miliard lekë për rikualifikimin e bllokut 91, tek zona e ish- Kinostudios, nga të cilat 1.4 miliard i ka tërhequr nga thesari i shtetit.

Projekti kanë mbaruar me afat që vitin e kaluar, por cilësia e punimeve në disa zona lë për të dëshiruar.

Sipas kontratës, “Bean Sh.p.k” duhet të vendoste në zonën e ish- Kinostudios 147 shtylla, rreth 400 pemë, mur dekorativ si dhe 36 stola në ambientet publike.

Por në një vëzhgim të Channel One, duket abuzimi qartë me fondet publike. Në disa zona të planifikuara për tu gjelbëruar mungon bari, stolat, ndriçimi dhe koshat publikë.

Kjo është një nga lulishtet kryesore të zonës së ish-Kinostudios, por vetëm e tillë nuk mund të quhet.

Asnjë stol publik nuk është vendosur, gjelbërimi është bërë në mënyrën më skandaloze dhe për më tepër shatërvani i ndërtuar në mes është pa ujë.

Kjo lulishte bëhet më problematike për qytetarët gjatë kohës së shirave, ku balta mbizotëron kudo dhe shatërvani përfiton për tu mbushur me ujin e shirave.

Për më tepër, “Bean Sh.p.k”, kompania në pronësi të vëllait të drejtorit të UKT, Neritan Gjodeshi, ka shfrytëzuar disa hapësira publike për të parkuar mjetet dhe materialet e ndërtimit./ Ora News

3 komente në “Abuzimi me fondet publike/ 1.7 mld lekë për ish-Kinostudion, abuzimi nga kompania e vëllait të drejtorit të UKT”

  1. Po çlidhje ka puna private e nje firme, me nje fare drejtor ujësjellësi .Nga shkrimi nuk shof kurrefar lidhje abuzive përveç lidhje gjaku. Futja kot Mero. Do tu vësh ndonjë “gjobë” me sa duket.Do kesh ngel pa lek.Po bjeri atij të shtetit jo këtij privatit , se ti privat je dhe vet dhe me zor sa ja dilni nga taksat e tatimet e Edvinit.
    Bie erë ky lloj shkrimi Mero vëllai.
    Hajt tung.

  2. billi says:

    Ta shkarkoje Keshilli bashkiak i cili perfaqesohet ne keshillin mbikqyres te UKT se bashku me administraten e Kryetarit Veliaj. Po si mund te heqin mikun e Kryetarit qe i ka dhene postin, pune per te vellain dhe finacuar projekte qe vec ne leter e justifikojne qellimin! Kta me mire mos bejne pune, se vjedhin me pak keshtu fondet e arketuara nga taksimi i qytetareve

  3. tangopi says:

    pse qe kur e kane ndare pronesine apo pasi u be drejtor UKT… qe te mare per shperdorim fonde te tjera BEAN tashme nga vllai vogel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje