FOTOT/ Erion Veliaj: Ja si po transformohet Parku i Liqenit të Tiranës

16 Shkurt 2016, 09:56Sociale TEMA
FOTOT/ Erion Veliaj: Ja si po transformohet Parku i Liqenit të Tiranës

Parku i Liqenit Artificail është kthyer pas shumë vitesh në vëmendje të Bashkisë së Tiranës. Krahas ngritjes së një agjencie dedikuar parqeve dhe rekreacionit, Bashkia e Tiranës ka organizuar dhjetëra aktivitete duke i rikthyer gjallërinë dhe tërhequr dhjetëra qytetarë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, lajmëron se po punohet te Parku i Liqenit për ndryshime konstante për ccdo ditë dhe në ccdo orë.  “Në fare pak kohë, e kemi transformuar Parkun e Liqenit në një hapësirë fantastike për qytetin! Nëse do lejohemi të punojmë, do bëjmë edhe më shumë ashtu siç e kemi nisur mbarë në të gjithë qytetin!‪#‎Bashke”, shkruan Veliaj.

3 komente në “FOTOT/ Erion Veliaj: Ja si po transformohet Parku i Liqenit të Tiranës”

  1. patriot says:

    Ky i ashtuquajturi investim te parku i Liqenit eshte thjesht pretekst per te harxhuar ca leke.keshtu eshte mesuar Veliaj qe te “Mjaft”-i. C’eshte ky park mbi park?!… Nje park me objekte kaucuku dhe llamarinash mbi bar dhe peme?!…Kujt ia shet keto marifete per “rekreacion”?!… Po qe i zoti te ngreje parqe ne lagjet ku banojne femijet! Apo nuk ka lene kund hapesira “kapiteni” i tij?!… Pastaj,ne sensin praktik, do vijne femijet nga Kombinati,Lapraka,Don Bosko te luajne ne lojrat prej kaucuku ?!… Kur vijne,si vijne,sa qendrojne,kur dhe si kthehen ne shtepi?!… Femijet,nese vijne ne park,mos kane me shume deshire te luajne ne natyre puro,ne mjedise me bar dhe peme prej verteti,apo ne kaucuket e Veliajt?!…. LARG PUTRAT NGA PARKU,JU BIJ PUTASH!!!!!!…..

  2. loli says:

    nuk e di kush eshte me i shpifur dhe manipulator, ju te temes apo lalii eri…
    po si nuk ju vjen turp qe na nxirrni foto te njerezve duke bere x aktivitete ne qef te vet, si pune qe na paska bere erjoni

  3. popolo di tirana says:

    Perderisa kete gje e ka marre ne dore Eri Fiku dhe Blendi Gonxhja , e dime se si do te shkoje kjo pune …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje