Veliaj për këndin e lojërave tek Liqeni: Do zhvendosen 3 pemë dhe do mbillen 3000

15 Shkurt 2016, 14:40Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar projektin tek parku i Liqenit Artificial, ku theksoi se ai është një projekt për një kënd lojërash për 200 mijë fëmijët e Tiranës.

Më vjen shumë mirë që sot fillojmë punimet e këndit të lojërave për fëmijë në parkun e Liqenit. Është një ndër 10 ndërhyrjet që e bën liqenin më të vizitueshëm dhe më të jetueshëm për qytetin. Ky është një projekt për 200 mijë fëmijët e Tiranës, jo për 20 këshilltarë të partisë që e kishte Tiranën për 4 vjet dhe nuk e bëri dot.

U kërkoj të gjithë qytetarëve që të na mbështesin. Siç kemi bërë në zonat pedonale, në projektet e adoptimit të çerdheve, në projektet e mbjelljeve masive të pemëve tek liqeni, edhe ky është një projekt i dobishëm për qytetin. Ne deklaruam master-planin e parkut të liqenit i cili parashikon 10 ndërhyrje, për të krijuar 10 hapësira të këndshme për qytetarët”

Lidhur me  zërat se bashkia po pret pemët tek liqeni, kryebashkiaku ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për asnjë betonizimin të parkut, por për një projekt të mirëstudiuar, ku vetëm 3 pemë do të zhvendosen, ndërsa do të mbillen edhe 3000 të reja.

Ne do të zhvendosim disa pemë, kemi sot edhe një teknologji, e cila i zhvendos pemët. Për pemët që janë të sëmura, që pasi certifikohen si pemë që janë të rrezikshme, pra kanë një kënd më të ulët se 45 gradë e që mund t’i bjerë dikujt, ka një procedurë sipas së cilës inspektorët tanë të pyjeve vlerësojnë nëse ajo pemë mund të qëndrojë. Ato pemë hiqen me kujdes, kur janë të rrezikshme dhe të tilla ka nëpër të gjitha rrugët e Tiranës, ku ne kujdesemi që të krasiten apo të mos kemi dëmtime të kësaj natyre. Do të zhvendosim tre pemë dhe do të mbjellim 3000 pemë. Siç keni parë, edhe në hapësirën që u lirua tek ana tjetër e liqenit, ne patëm një mbjellje të pemëve në atë zone”, deklaroi Veliaj.

Kreybashkiaku iu përgjigj edhe opozitës ku tha se “Ne kemi një opozitë që edhe pse këtu ka ditë që ka nisur puna e zbulon për Shën Valentin që po punohet te liqeni, sepse hyjnë tek kategoria e njerëzve që liqenin e shijojnë vetëm për Shën Valentin. Ne duhet t’u themi këtyre të SHQUP, që ne vijmë  përditë tek liqeni dhe kjo është një pjesë e Tiranës, 364 ditë të vitit”.

Akuzave se plani nuk është konsultuar me qytetarët, Veliaj iu përgjigj se ai ka qenë bashkë me zv.kryeministrin kur është prezantuar plani në transmetim live bashkë me qytetarët. Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur në transformimin e kryeqytetit.

Besoj se një hapësirë më të bukur dhe familjare se sa kjo që po përgatisim këtu, Tirana ka vite që e pret dhe nuk e ka pasur kurrë! Më vjen mirë që për të gjithë ata që mbështesin këtë vizion, të të bërit të një qyteti të jetueshëm dhe nuk përqafojnë një histeri kolektive e cila shuhet pasi dalin projektet dhe bukuria që i sjell Tiranës, unë besoj se këtu duhet ta kemi vëmendjen, tek këta qytetarë”, shtoi kryebashkiaku.

6 komente në “Veliaj për këndin e lojërave tek Liqeni: Do zhvendosen 3 pemë dhe do mbillen 3000”

  1. adi says:

    erion
    faleminderit qe egziston
    faleminderit qe na i pret
    po edhe qe ” do ti” mbjellesh pemet
    faleminderit erion qe je me i zoti se cdo arkitekt ne kete bote
    vetem ti, rilindasi edi , dhe shokun enver projektet i shifni ne kembe dhe per 2 min keni aftesine te gjykoni punen e nje specialisti qe ka punuar ndosht dite te tera,

    PS: ligji shqiptar ne parqet e mbrojtura nuk te lejon te presesh asnje peme
    jo te presesh se do mbjellesh
    kjo nuk eshte thjesht kundravajtje ligjore kjo eshte shkelje penale dhe denohesh me burg.

    1. ble-ta says:

      Shume e sakte , kjo eshte nje shkelje penale qe duhet te denohert me burg. Prandaj sistemin e drjtesise te gjithe krimbat e politikes nuke e kane bere deri sa ta shkaterronin perfundimisht Shqiperine

  2. aqif tahipi says:

    O Erjon kot i prishe ndertimet e romeve me modelin e shqupit “tok e xanun”.Ato ishin krenaria dhe arritja e tyre per 4 vite ne krye te Tiranes.

  3. Genti says:

    Po pse ti zhvendosesh o Ronce. Leri aty ky jane dhe mbill edhe 3000 te tjera ti besh 3003. A mo Ronce, edhe do te genjesh po edhe nuk di.

  4. billi says:

    Ky park lojrash flitet qe do jet dhurata e kryetarit te bashkise per nje nga drejtoreshat e tij. Ka fjale per kte drejtoreshen e promovimit te qytetit qe jo ma larg se dy jave u akuzua per abuzim me shperblime me rroga nga dy institucione publike dhe te tjera qe lidheshin me abuzim me ushtrimim e detyres te identifikuara nga institucionet kushtetuese te kontrollit te perdorimit dhe administrimit te fondeve publike

  5. roni says:

    Qe ke bere nderhyrje qe ja vlenin “te kuptojemi ne kushtet e nje vendi dhe shteti lesh e li per me shume se 25 vjet,” kete edhe mund ta themi por jo me plote gojen sepse nderhyrje disi te cunguara jane bere, po le te themi qe ke pasur nje qellim pozitiv. Por me kete nderhyrje ne parkun e vetem qe eshte katandisur si nje cironke ne oqeanin e pafund te ndertimeve barbarike, ja ke futur kot fare. Dhe ai arsyetimi qe do bejme nje kompleks lodrash per me shume se 200 mije femije sikur nuk shkon, sepse ti ore bucko po vazhdon me filozofine qe cdo gje dhe cdo njeri ne kete park do ti mbaroje te gjitha gjerat. Vetem fjala se do jete nje qender ku ky buckoja do na akomodonka 200 mije femije (sigurisht jo per nje here) vetem kaq te te mendojme dhe kuptohet se cfare ndotje, akustike dhe mjedisore do sjell kjo lloj dyndjeje. Nese do te miren e ketij qyteti, shko hidhi ca leke ne vazhdimine bulevardit qe ke permendur dhe nis ca parqe e kopeshte atje,, e mos vazhdo edhe ti si gjithe paraardhesit e tu qe mendonin qe tek ku park i gjore do benin gjiithcka, qe nga takime para elektorale, panaire, ketu do shetisim qente , ketu edhe pleqte, ketu edhe femijet, ketu edhe ata qe vrapojne dhe ata qe notojne edhe ata qe peshkojne edhe ata qe gjuajne per cifte, hehehe ketu te gjitha,,tani po na ben nje nder te madh qe do na dyndesh me 200 mije femije hehehee.. Ja ke futur kot ore kaposh, dhe me kete qe bere e more nje minus te madh nga une.. ka apo ska rendesi per ty qe ta vura nje minus,,,,kete le tja leme kohes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje