Televizioni TV5 Monde ka sjellë në rubrikën e tij “Destinacion Frankofon” këtë javë qytetin e Korçës.
“Cili qytet në Shqipëri është quajtur ‘Parisi i Vogël?'” Me këtë frazë ka nisur edhe prezantimi i qytetit juglindor shqiptar. Për më tepër, TV5 Monde vazhdon duke thënë se për më tepër se një shekull, Destinacioni Korça ka qenë djepi i frankofonisë në shqipëri.
TV5 Monde është një rrjet televiziv global, i cili transmeton një sërë kanalesh në gjuhën frënge.
Me se e vertet,shtetia e Dr.Polenes,eshte projekt francez,arqitekti Garigue !
Korça ka qene dhe eshte djepi shqiptar i frankofonise , i kultures , i punes , i rregullit , i rrespektit ndaj ligjeve , Korçen e bejne qytet evropian , njerzit e saj . Ne viziten e fundit qe bera vitin e kaluar , u kenaqa edhe me ndertimet e reja te rrugeve , parqeve , bulevardit qendror , pastertise e çdo gje tjeter . Pikerisht , Paris i vogel !