Vijojnë penalitetet ndaj autobusëve urbanë, 148 gjoba nga 1 shkurti

14 Shkurt 2016, 11:40Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës dhe inspektorët e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit vijojnë të penalizojnë autobusët që nuk respektojnë kushtet e vendosura për përmirësimin e cilësisë së shërbimit.

Nga data 1 shkurt, AMK-ja njofton se ka ja vendosur 148 gjoba me vlerë mbi 17 milion lekë të vjetra gjithsej për kompanitë që nuk ofrojnë shërbimin e duhur për qytetarët.

Linjat më problematike dhe që kanë marrë sasi më të lartë gjobash janë Sauku, Unaza, Uzina e Traktorit, Tirana e Re, Porcelani, etj.

Një ditë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se shërbimi i transportit urban është ende larg asaj që duam.

“Por brenda këtij viti, çdo autobus në Tiranë do të ketë një çip. Pra, ne do të kemi mundësi që përmes GPS, të shohim në mënyrë ekzakte kur vjen dhe ku është një autobus dhe kush e ka ofruar shërbimin për qytetarët dhe brenda këtij viti ne do të fusim konceptin e biletës elektronike në të gjithë autobusët e Tiranës”, u shpreh Veliaj.

1 komente në “Vijojnë penalitetet ndaj autobusëve urbanë, 148 gjoba nga 1 shkurti”

  1. Profesori says:

    Keshille e domosdoshme per Bashkine e Tiranes e drejtuesve te saj ! Ne kushtet aktuale per Tiranen e rrethinat e saj,ne mireadministrimin e pretenduar,paresisht duhet qe krahas kushteve e rregullave per autobuzet duhet te jene normale e jo fizarmonike(te gjate).Ky eshte kusht i parevokueshem.Aresyet jane disa: rruget nderqytetese,levizja neper qytet(semafore,kryqezime,stacione,makina,kembesore,motore,bicikleta etj…..,bllokimi ne levizje eshte i pranishem nga keta autobuze-fizarmonike).Pra bashkia e popullata e Tiranes e kane vete parasysh kete situate kaotike qe krijohet nga autobuzet-fizarmonike.Perdorimi i tyre eshte ne interes te firmave private qe i disponojne.Nese vazhdon kjo situate kuptohet nga te gjithe, qe leverdia e fitimet jane per pronaret e firmave.Nese bashkia nuk merr masa urgjente per heqjen nga qarkullimi te autobuzeve-fizarmonike,mbetet qe problem te jete bashkia(aresyet shihen ne nje kendveshtrim tjeter).Populli mund te mendoje me siguri qe ka korrupsion..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje