Mbifaturimet e Ujësjellësit të Tiranës, qytetarët në zyrat e ankesave: Faturat janë plotësuar pa sahat

15 Shkurt 2016, 19:06Sociale TEMA

Dhjetra qytetarë janë paraqitur në zyrën e ankesave në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Tiranë për shkak të mbifaturimeve. Largimi i 437 punonjësve në prag të Vitit të Ri, dhe zëvendësimi i tyre nga punonjës pa eksperiencë ka sjellë anomali dhe abuzime me faturat e ujit të pijshëm.

Ky pensionist jeton në zonën e Kombinatit. Nëse deri në dhjetor ai faturohej me 800 apo 1000 lekë në muaj nga UKT, po për janarin ai duhet të paguajë 8000 lekë, pra rreth 7000 lekë më tepër. Ai thotë se konsumon ujë vetëm për nevojat familjare dhe se faturimi është abuziv.

Qytetari: “Këtë radhë më erdhi 82 mijë e kusur.Nuk kam ku e gjej pse më erdhi kaq shumë. Faturë nuk kam kam, faturë nuk vjen. Ku ta gjej unë? Ata thonë bëj kartën e identitetit , bëj fotokopjen e kësaj dhe bëj ankesë.”

Një tjetër qytetar ankohet se është faturuar sipas dëshirës të punonjësit të UKT, pasi sahati nuk funksionon.

 Qytetari: “Mora vesh që janë ndërruar mbi 400 punonjës, për të qënë të rregullt ato direkt sa kanë ardhur të rinjtë kanë parë sahatin e prishur dhe ja kanë futur numrin sipas qejfit.Aq sa ka dashur vetë ka shkruajtur, me sahat të prishur. Nuk ka ndodhur as në verë të paguajë 30 mijë lekë.”

Kjo zonjë që paguan çdo detyrim ndaj UKT, ankohet se uji që vjen në shtëpi është i pakonsumueshëm.

 Qytetari: “Uji që vjen në çezmë nuk e pij sepse mban erë. Unë mbush kovat dhe e shoh poshtë tyrë që është e zezë.”/ Ora News

3 komente në “Mbifaturimet e Ujësjellësit të Tiranës, qytetarët në zyrat e ankesave: Faturat janë plotësuar pa sahat”

  1. sit .back. _and_ relaks says:

    ku eshte ajo gjykata administrative? ku jane zyrat e avokatise per te mbrojtur konsumatorin? vetem ne zululand bejn vaki ato qe degjona nga shqiperia.

  2. Në zonën teme tek Ali Demi kan pa sahatin faturistja një tropojane që osht qysh prej 10 vjetësh. Ajo mthoshte hidhu të të hidhem.Ka rreth 4 muj se shof më. Këta të rinjtë Që faturojnë duken të drejtim e lexojnë sahatin por kom frik se mos dhiten dhe kta. Mir osht me i kontrollu kto faturuesit se për at zot nuk besoj tek askush.

  3. Arber says:

    Ne kemi nje vit qe jemi larguar nga shtepia ne Tirane, beme edhe kontrate me shefen qe te paguajme vetem taksen e pastrimit, por kunati im me njoftoi se duhet te paguaj edhe ujin aforfe…?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje