FOTOT/ Shqipëria në sytë e fotografit gjerman Jurgen Sieckmeyer

16 Shkurt 2016, 09:46Sociale TEMA
FOTOT/ Shqipëria në sytë e fotografit gjerman Jurgen Sieckmeyer

Fotografi gjerman Jurgen Sieckmeyer, ka botuar një libër me foto nga Shqipëria, të titulluar “Shqipëria miqësore”.

72-vjeçari është një fotograf që ka shëtitur botën, dhe mes tyre është edhe Shqipëria.

Ai tregon për gazetën Mapo, që ka botuar disa nga fotot, edhe ndjesinë që i kanë lënë shqiptarët.

Kur isha në Përmet, njëherë pata një problem shëndetësor dhe nuk mund të udhëtoja. Vendësit ishin shumë të sjellshëm, më thanë të qëndroja aty, të flija në hotel pa paguar asgjë dhe disa herë më pyetën sesi mund të më ndihmonin dhe u ofruan të më shoqëronin deri në Tiranë.

Njerëzit këtu janë vërtet të sjellshëm, nuk e bëjnë për hir të formalitetit apo etiketës. Këtë lloj gatishmërie miqësore nuk e gjen dot në vende si Austria, Zvicra apo Gjermania.

Edhe pse mund të duket e çuditshme në fillim, mësohesh shpesh dhe e vlerëson mikpritjen dhe vullnetin për të të ndihmuar pa marrë asgjë në këmbim”, thotë Jurgen-i, pa harruar të përmendë se nëse të bie rruga në Përmet nuk mund të largohesh pa vizituar ujërat termale, që sipas tij janë mrekulli e natyrës.

“Mund të lahesh edhe tani në dimër, sepse ujërat janë të ngrohta”, thotë ai, ndërsa shton se të gjitha fotografitë që ka realizuar dhe i ka përmbledhur në libër nuk e fshehin këndvështrimin miqësor të fotografit.

3 komente në “FOTOT/ Shqipëria në sytë e fotografit gjerman Jurgen Sieckmeyer”

  1. komunitari says:

    e mer e!
    kshtu jan me t hujt shqiptarinjte!
    kurse me njeri tjetrin jan si gjarprinj kotecesh!
    han vez dhe pula dhe luftojn shoshoqin me e nxjerr nga koteci!!!

    1. pjatalarsi says:

      Dhe me mire qe grinden me njeri-tjetrin, se me ate energji dhe makuteri qe kane, mund ti vinin flaken Ballkanit po te ishin te bashkuar si nje trup! Dhe atehere do e pesonin edhe me keq se e kane pesuar deri me tani! Vetgrindja eshte gje e mire, por nuk duhet te teprohet deri ne ekstrem!

      1. bekimi says:

        o pjatalares… eshte pune si shume te tjera.Por ti je pedo-bythlares! Bashkimi yne nuk demton kend.Jemi rreth 10 milionshqiptare me vetdije kombetare dhe me kufij qe i di me jo vetem ne , por e gjithe bota e qyteteruar! Te gjithe lumejte rrjedhin ne dete! Ngadale me zik zake…. Fillimi eshte shume i mire ——-tmerri juaj! Nuk kemi cu bejme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje