Degjeneron protesta e PD, te Liqeni shfaqen dy ndërtuesit Malltezi dhe Babasi

16 Shkurt 2016, 11:57Sociale TEMA

Dy personazhe të njohur si përgjegjës për dhjetëra ndërtime të viteve të fundit në Tiranë, Jamarbër Malltezi dhe Ndriçim Babasi, u shfaqen sëbashku kundër ndërtimin të këndit të lojërave te Liqeni Artificial. 

“Superdhëndëri” ish-kryeministrit Berisha, i cili ka firmosur dhe miratuar planet për ndërtime të ndryshme në kryeqytet, sot del të shfaqet si ambientalist, duke harruar dhjetëra ndërtimet të bëra prej tij. Ai tashmë është i njohur për hartimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Planin e Përgjithshëm Vendor të vitit 2013 ku parashikoheshin dhjetëra ndërtime dhe pallate.

Nga ana tjetër Ndriçim Babasi, ish – deputet i Partisë Demokratike, ndërtues dhe sipërmarrës privat është një tjetër person që është sensibilizuar kundër ndërtimit të këndit të lojërave te Liqeni. Pasi zaptoi hapësirat publike te stadiumi “Dinamo” dhe i përdorte si biznes shitjesh makinash, tani shfaqet kundër ndërtimit të këndit të lojërave për fëmijët.

Kur vjen puna për hapësira publike, të parët që shfaqen nga Partia Demokratike janë ndërtuesit.

14 komente në “Degjeneron protesta e PD, te Liqeni shfaqen dy ndërtuesit Malltezi dhe Babasi”

  1. vini says:

    ahh kur ka fytyre dhe Malltezi te dale te protestoje ne mbrojtje te qytetareve demek ..
    i pafytyri harroi gjithe lejet per betonizim qe dha..zhduku plehre bashke me sojin tend…

    1. Din Paku says:

      Pse te mos protestoj, ai e ka te drejten me pashe si njeri i lire dhe ambientalist qe eshte ?! Çudia ketu eshte pse nuk ka mare ne proteste edhe vjehrin.

  2. donald says:

    Si gjithmone kta te d do ndyjne cdo proteste te mundshme !
    Edhe pse personalisht nuk jam dakort me kete proteste, nuk mendoj se eshte kauza e duhur per te protestuar..kendi i ri qe mund te ndertohet eshte vetem ne te mire te ne te gjitheve, fundja ato 3 peme qe jane prere do zevendesohen me qindra te tjera dhe ne do kemi nje park per te qene ..

  3. TJ says:

    Une nuk e di se cdo te beje Velija! Por di se shfaqja e Jamamber Maltezit eshte kriminale! Kjo eshte shoqeria civilee PD !

  4. SMERLAPI I SHQUPIT says:

    ikni o malok se e qelbet tironen babaser e malltezer mafia e ndertimeve

  5. chanel says:

    mos shkruani budallalleqe ju qe me demek jeni Tironsa por qe nuk ja keni haberin se cfare po bohet kunder Tirones ,ju te semure politik qe dini qe si thote partia ashtu eshte mbi te gjitha mendoni se duke prere peme kemi me pak oksigjen dhe me shume pluhur dhe Co2 qe del nga makinat sa per zotin Malltezi ka qene nje nga studentet me te shkelqyer ne universitet dhe vjen nga nje famije Kavajse ne origjine nga me te njohurat per shkallen e tyre intelektuale por ju qe tere diten dini vetem te shani si autopolante te partise duhet te shikoni te lexoni me shume dhe jo te pellsni me shume

    1. ai tipi says:

      Shko mos na rruj shume patellxhanin me kto qerosat e m…
      Meqe na paske shume kujdes per Mallthithsin shko shiko nje here ish kompleksin Partizani sesi e ka bo beton te gjall.
      Pastaj shko e shiko sesi e ka bo malin grop Babasi ne Kruje.
      Shko mos na rruni shume sqetllat se e pame shume mire edhe kto kur ishin ne qeveri sesa na zhvilluan.
      Shyqyr na dole ti apartiak e po na jep mendje ktu

    2. .... says:

      tirons apo jo tirons nuk ndryshon faktin qe kta zgjebsa kan shkatruar tiranen, na fliske per shkall intelektuale ti

    3. adeci says:

      Atehere kete Malltezin beje krushk meqe qenka kaq bure i mire.

  6. tekniku says:

    O gazetar! Nuk është krim, as e pamoralshme, të bësh ndërtime. Krim është të dëmtosh interesat publike!
    Na hapët barkun me këto retorika alla zoguiRamës. Kini parasysh që një akuzë e palogjikshme, e pavërtetë apo e egzagjeruar ndihmon vetëm atë që bën dëmin, duke e zhvlerësuar edhe drejtësinë e akuzës publike.

  7. .... says:

    normal qe do protestojne… qe me von ta kene vendin e lire per ndertim, sot i ndalojne neser i zaptojne. kur bejn kto palacot si ambientalista

  8. maraku says:

    Keta qe e mbrojne partine me kaq zell me mendimin partia mbi te gjitha ka rrezik qe po te gjejne kryetarin edhe me gruan e tyre prap do shprehen: E di partia se cben prandaj eshte mi te gjitha po e ben per te miren e gruas . Idiota per gjithe jeten .

  9. perkthyesi says:

    Dy njerez pa asnje personalitet. Mungese kulture, dhe integriteti qytetar! Njeri me injorant se tjetri! Babasi ka qene dhe deputet. O zot, i pa arsimuar, i pa kulture, qe eshte mbajtur me parate e taksapaguesve! Ketu duhet nje spastrim total nga llumrat dhe rrugaceria! Lind pyetja: Kur do vije ajo dite?

  10. Petro says:

    Sa te dale Jamarberi PD s’ do te marre kurre vota.S’e kuptojne valle demokratet kete.Mjere Shqiperia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje