Nisin punimet për ndërtimin e Unazës së Vogël në Tiranë, kufizohet qarkullimi rrugor në disa segmente

16 Shkurt 2016, 17:56Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës do të fillojë, mëngjesin e nesërm, punimet për ndërtimin, rikonstruksionin dhe rinovimin e Unazës së Vogël. Punimet do të zhvillohen në tre faza, ndërkohë që faza e parë e projektit, për të cilën punimet nisin nesër, përfshin segmentin nga Banka e Shqipërisë, vijon prapa Muzeut Kombëtar, deri te Ushtari i Panjohur.

Realizimi i objektit parashikon shembje dhe shpronësime, ndërtimin e segmentit të katërt të unazës së vogël të kryeqytetit, ndërtime të kanalizimeve si dhe zhvillim të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore.

Me qëllim mbarëvajtjen e punimeve gjatë zbatimit të projektit të Unazës së Vogël dhe lehtësimin e trafikut, Bashkia e Tiranës njofton se qarkullimi i automjeteve në rrugën “Ded Gjo Luli”, do të bëhet i kufizuar, sipas planit lëvizës si më poshtë:

– Ndalohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Ded Gjo Luli”.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar si më poshtë:

– Në kryqëzimin e bulevardit “Zog i I-rë” me rrugën “Ded Gjo Luli” drejtim i detyruar drejt;

– Në kryqëzimin e bulevardit “Urani Pano” me rrugën “Ded Gjo Luli” drejtim i detyruar djathtas dhe majtas;

– Në kryqëzimin e rrugës së “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas;

– Rruga “Abdi Toptani”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në rrugën “George W Bush” do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj;

– Rruga “Çamëria”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga rruga “Ibrahim Rugova” deri në Sheshin “Skënderbej” do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj.

Gjithashtu, ndalohet parkimi i mjeteve në rrugën e Barrikadave, segmenti Luigj Gurakuqi deri në rrugën e “Dibrës”.

– Në rrugën e “Barrikadave” do të lihen të lira tre korsi lëvizjeje.

Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:

– Linja Institut – Qendër do të kryejë rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar.

– Linja Laprakë – Qendër do të kryeje rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar.

– Linja Kamëz – Qendër, City Park – Qendër dhe Vorë – Qendër do të kryejë rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet pas Pallatit te Kulturës.

– Stacioni ekzistues te rruga e “Barrikadave” do të zhvendoset te rruga “Luigj Gurakuqi”.

– Stacioni ekzistues te sheshi “Skënderbej” në krah të Bankës së Shqipërisë kalon të rruga e “Kavajës” përpara semaforit, ku segmenti në fjalë do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë.

– Mjetet që ushtrojnë aktivitetin e tyre me itenerar nga Kosova për në Tiranë dhe anasjelltas, si në linjë të rregullt ashtu dhe turistike, do të stacionohen te sheshi i pallatit të sportit “Asllan Rusi”.

5 komente në “Nisin punimet për ndërtimin e Unazës së Vogël në Tiranë, kufizohet qarkullimi rrugor në disa segmente”

  1. qytetari B says:

    Ate rrugen Ibrahim Rugova dua te di une, ku eshte? Apo pas rruges Xhefer Deva?!

    1. valiko says:

      eshte rruga ne krah te kishes ortodokse fillon tek banka dhe vazhdon deri tek garda e republkes ish rruga deshmoret e 4 shkurtit

  2. Arber says:

    Rruga Abdi Toptani duhet te anullohet si pedonale, pasi eshte pjese e Unazes se Vogel e projektuar qush para 30 vjetesh dhe prishur nga “germimet” per “Kalane e Tiranes”, qe aq sa ishte mjaftonte dhe nga pallati i Blendi fevziut ne lulishten perpara ish- Ministrise Komunale dhe PD-se. Nese ndertohet Unaza e Vogel, clirohet Sheshi Skenderbej nga makinat dhe Tiranes i ktheht pjeserisht pamja e dikurshme e mrekullueshme.

  3. Adi says:

    A eshte e drejte qe shpronesimet e tokes ne qender te Tiranes te behen me 670,000 leke te vjetra metri katror ?!!!! Po ti japim jo 670,000 leke te vjetra po 2,000,000 leke te vjetra per meter katror z. Edi dhe z.Eri dhe ta shohi a blejne dot nje meter katror sot ne qender te Tiranes . Pergjigjja eshte jo nuk e blejne dot . Atehere pse habitemi qe njerezit i drejtohen Gjykates se Srazburgut per vleresim te drejte te prones se shtetezuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje