Selfie-t janë kthyer prej kohësh në një nga trendet e rrjeteve sociale, por që të fotoja apo videoja jote të pëlqehet sa më tepër, duhet të jetë edhe sa më origjinale. Disa shkojnë drejt selfie-ve qesharake, të çuditshme apo të frikshme. Megjithatë, dy të rinj rusë kanë vendosur të ngjisin një ndërtesë rreth 660 metra të lartë… vetëm për një video-selfie. Vitaly Raskalov dhe miku i tij Vadim Makharov kanë arritur të kalojnë rojet e sigurisë së Qendrës Financiare Ping An në Shenzhen të Kinës. Ajo është gjithashtu ndërtesa më e lartë në kinë, e cila ka arritur të tejkalojë edhe kullën e Shanghait.