PD: Te Liqeni do ngrihet kafene dhe restorant. Bashkia: Nuk është e vërtetë

18 Shkurt 2016, 11:49Sociale TEMA

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, deklaroi në një konferencë për shtyp, se tek Parku i Liqenit do të ndërtohet një kafene, një kioskë dhe një restorant.

“Erion Veliaj, jo vetëm është duke bërë një ndërtim të paligjshëm brenda Parkut të Liqenit, duke prekur një zonë të mbrojtur, duke prerë pemë, duke shkelur aty ku askush nuk guxoi për 25 vite, por ai po fsheh qëllimin e tij kryesor, klientelist e korruptiv.

Eshtë kafja dhe restoranti që do ia japë mikut të tij, arsyeja kryesore pse Erion Veliaj po ndërhyn në Parkun e Liqenit.

Kryetari i Bashkisë përpiqet ta fshehë këtë, me propagandë bajate sikur ai dhe vetëm ai mendon për fëmijët e qytetit.

E vërteta është se ai po mendon për klientelën dhe përfitimet e tij.

Siç e shihni në relacionin e pasqyruar dhe në ekran, Veliaj ka parashikuar ndërtimin e objekteve të shërbimit që janë kafe, restorant, kioske për gazetat.

E gjithë skema e tij ka qënë jo transparente.

Po në veçanti këtë kioske-kafe-restorant Veliaj është munduar t’ia fshehë publikut.

Kjo aferë ka dhe kosto financiare përveç të tjerash, me faturë 500 mijë euro nga taksat e banorëve të Tiranës.

Qytetarët e Tiranës dhe Partia Demokratike janë të vendosur të mos e lejojnë këtë paligjshmëri dhe sipërmarrje klienteliste të Erion Veliajt.

Parku i Liqenit nuk është oborri privat i kryetarit të Bashkisë.

Eshtë pasuri e qytetarëve dhe e tillë do të mbetet,” tha deputetja Jorida Tabaku.

Por, Bashkia e Tiranës thotë se kjo nuk është e vërtetë.

sipas Bashkisë, aty do ndërtohet vetë një kënd lojërash.

15 komente në “PD: Te Liqeni do ngrihet kafene dhe restorant. Bashkia: Nuk është e vërtetë”

  1. adi says:

    bile erioni do shperndaje fiq pa para per femijet e varfer.

    1. olta says:

      Po pse mashtroni kaq rendshem xhanem ?
      si mund te perfitoni nga nje ceshtje kaq e rendesishme per ne ? ne vend qe te informoni popullin per ceshtjen reale te parkut te liqenit dilni me deklarata te tilla po fundja ca mund te presesh tjeter nga nje parti e degjeneruar si ju te PD

    2. arber says:

      Po nuk kane faj kta te PD qe thone do ndertohen kafe e lokale kur ne te vertet nuk do ndertohet asgje vecse kendit per femijet.
      por kte pune ka bere edhe vete PD per sa vite e kishim ne pushtet ( qe nuk jane pak) ..premtonte ndertime parqesh te reja te gjelbra dhe vetem kur mbillej ndonje pallat 20 kate ..
      Jo te gjithe veprojne si ju mos harroni.

  2. one says:

    Nuk e di a mund te besojne njerezit ndokend me ne kete vend. Genjejne ne menyre te paturpshme dhe nuk mbajne pergjegjesi per ato qe bejne ne kundershtim te atyre qe thone. Nuk do rritet cmimi i biletave te autobuzit u tha, por ne fatk c’ndodhi!?

    1. flori says:

      Pse e degjeneroni kaq shume ceshtjen e liqenit?
      A keni vajt ndonjeher nga liqeni bashke me femijet tuaj ? a kane ata nje vend real ku te luajne pervec se te ndajne te njejten hapesire bashke me njerezit e tjere aspak te pershtatshem per te qendruar me femijet e vegjel??
      Para se te merrni zjarr kot analizojini mire te gjitha faktet

  3. tr says:

    Parku tek Liqeni duhet qe ti jepet gjalleri ,per qytetaret .Nuk duhet ta leme si nje xhungel kete pyll ,por ta shfrytezojme ajrin e paster ,freskine e pemeve ne vere ,duke u zbavitur femijet dhe pse jo duke pire nje kafe ,apo nje pije freskuese ne vere . Ideja e Liqenit eshte shume e bukur . Ka plot per tu kritikuar kjo qeveri.
    Vazhdo bashkia ,se PD edhte parti mesjetare !!!

    1. adi says:

      ja dhe katundaret kompleksivo-legene.
      nuk duhet lene si xhungel thote duhen prere pemet.
      pse o fshatar qe ke ikur nga fshati ngaqe ke prere gjithe pemet dhe nuk kishe me ca jetoje,.
      nese PD eshte parti mesjetare erionka dhe ti per te qene modern duhet te presesh pemet ne parkun e qytetit per te bere kafe??????
      ne europe ty do te kishin mbyllur me vendim gjykate ne spital psiqtrik per gjithe jeten , vemje katunaro-lepirese!!!
      kurse kete genjeshtarin pataologjik erionken do e kishin futur ne burg per:
      a) ndertim i parkimit nentokesor ne zemer te tiranes duke i prere pemet simbol te parkut rinia e duke disa fishuar ndotjen ne qender te tiranes.
      b)vendosjen e nje cmimi jashtezakonisht te larte shteteror per parkingjet bashkiake me qellim favorizimin e koncesionarit
      c)genjshtra publike se cmimi i biletes se urbanit nuk do te ritet dhe mbas 3 javesh cmimi u rit 30%, qe ne shqiperi eshte korupsion dhe tallje e papare.
      d)ndertimi dhe prerja e pemeve te parku i liqenit nje masaker ambientale dhe morale, po dhe shkelje flagrante e ligjit ( ne nje shtet normal ky njeri se paku do ishte i hetuar penalisht)
      e)fallsifikimi skandaloz i firmes se nje nenpunesi te tij tashme e vertetuar ligjerisht.
      f) 10 fishim i takses per ndertimet e reja qe automatikisht ndalon nderimet ne tirane dhe rit artificialish dhe abuzivisht cmimin e shitjes per qytetaret .
      nuk e di ca i ka ngele tjeter pa bere kunder qytetarve ky karagjozo genjeshtar vecse te vije e te na peshtyje te gjitheve personalisht perdite ne fytyre!!!!

  4. Iliria says:

    As gjuhen shqipe nuk e dine shpellaret e PD-se, kjo Tabakaja thote “kafja dhe restoranti”, o Tabak derri, “kafja” eshte kafeja qe pi ne filxhan, kurse vendi ku pi kafe quhet kafene, bar, lokal, etj.. Pune PiDiotash, varu shpellen..

  5. Zhozituta says:

    Ju zgjyra pdiste kujtoni vetem lejen e xhamise se namazjase qe e dhate se bashku me dyqane ku shiten breke firmato, dhe mbylleni gojen.

  6. Egla says:

    Hej njerez thjesht do te behet nje park qe eshte ne sherbim te femijeve tane , ku qendron e keqja ktu nuk e kuptoj??

  7. Ina says:

    Nuk behet shqiperia me keto fare njerezish qe duan te prishin cdo gje, edhe kur shikojn qe po ndertohet dicka ne te mire te tyre. Kur vjen puna per tu ndertuar lokale jane te gjithe pro, kurse kur ndertohet nje park hidhen te gjithe si perbindesha.

  8. elka says:

    Nuk degjova ne asnje moment qe ne ate zone te rrethuar do te ndertohej ne kafene, por si gjithnje lajmet shtremberohen nga njerez dashakeq, qe vetem duan te flasin , dhe nuk rreshtin kurre. Une personalisht e dua Tiranen, e dua dhe parkun e liqenit, dhe me pelqen shume ky projekt i ri i Bashkise se Tiranes, qe mendon per nje park ku mund te kene ku te argetohen edhe femijet por pse jo edhe ne te rriturit.

  9. Elsa says:

    Deputetja Jorida Tabaku, parku i liqenit eshte e vertete qe esht nje pasuri per qytetaret e Tiranes, por ne na mungojne parqet, ne mjedise te gjelbera, sepse dikur ne kohen tuaj ju i shfrytezuat te gjithe hapsirat e Tiranes me bare e restorante, dhe nuk menduat kurre se ku do shkonin ata femije. Tani nuk ju ka mbetur gje tjeter vecse te komentoni punet e Erion Velise.

  10. enter"" says:

    Mire PD qe eshte nje guve genjeshtrash, por mua me vjen me keq per njerez me kulture qe u besojne idiotesive te PD

  11. qytetari B says:

    Me shume u kushton nje disiformim per parkun e lojrave tek liqeni, o zonja Tabaka, se sa tre valixhet metalike te Shkelzeni qe ja dorezoi çarterit ne Rinas Pra, juve u vjen keq per parate e popullit! Me mire te behet nje kafe e bar se do u sherbeje njerzeve ketu se sa parat te ikijn ne drejtim te paditur, apo jo zonja Podesta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje