Shkëlqim Cani, është ndër ata që mund të quhen dinosaurët e Partisë Socialiste. Ndër themeluesit e saj dhe brezi i Fatos Nanos; i ardhur nga radhët e profesoratit; deputet i saj, pas ardhjes në pushtet të së majtës në vitin ’97, preferoi ruajtjen e një profili të ulët politik, duke zgjedhur postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Kohë gjatë së cilës u përpoq të ishte larg syve të publikut.
I akuzuar nga opozita për vjedhjen e arit që ndodhi gjatë mandatit të tij, asnjëherë nuk u provua kompliciteti i Canit. Çdo njeri që e di sadopak mekanizmin e pushtetit, dhe kohërat kur ende shteti i sapodalë nga rrëmuja e ’97-ës ishte i papajisur me kuadret ligjore përkatëse, vështirë se mund ta besojë që një zyrtar klasik si ai, mund të ndërmerrte aksionin spektakolar të bandave të Far Westit.
Me mbarimin e mandatit, Fatos Nano nuk pranoi t’ia rinovonte. Arsyeja publike se i kishte shkaktuar humbje rezervës së BSH, meqënëse e ruajti atë në dollarë dhe jo në euron e sapolindur, ishte e tretshme për stomakun e publikut, por jo për profesionistët. Të njëjtën rrugë zgjodhën edhe banka të tjera me rezerva shumë më të mëdha, si përshembull ajo e Kinës.
Pas tërheqjes, ruajti rishtas një profil të ulët.
Me ardhjen e Edi Ramës në krye të PS dhe afrimin e tij drejt pushtetit, Shkëlqim Cani kishte tre asete që i duheshin Ramës: ishte nga garda e vjetër, por jo i lidhur pazgjidhshmërisht me ata, dhe kështu krijonte imazhin e vazhdimësisë së PS; ishte profesionist dhe kështu i siguronte një konsulencë adekuate Ramës që nuk ia kishte (dhe vazhdon të mos ia ketë) haberin financës shtetërore; ishte nga zona e Dibrës, e rëndësishme kjo për një parti që bazën e saj vazhdon dhe e ka në jug.
Por sot jemi në fazën që Rama e ka kuptuar se për ekonominë në terma afatgjatë nuk mjafton Shkëlqim Cani, por duhet një trupë e tërë që ai as e ka dhe as e do; dhe për objektivat që i ka vënë vetes, nuk i duhet një njeri që i kërkon njëqind letra. Ndaj erdhi edhe ora e mbrame për Canin.
Në fakt marëdhënia e Canit me Ramën asnjëherë nuk ka qenë nga ato që mund të quhen miqësore, në termin që i jep miqësisë Rama. Natyrë e ftohtë dhe pa karizëm, i sjellshëm por korrekt, nuk ishte natyra që Rama presupozon nga vartësit e tij, ku aksioma është “hajde mbarojmë punën, pastaj bëjmë letrat”. Cani nuk është natyrë që rri tek paradhoma e shefit të tij dhe as që e shoqëron bisedën me frazat që rrisin lavdinë dhe përkëdhelin egon e sundimtarit. Atu kjo e domosdoshme që të qëndrosh në tavolinën e rrumbullakët të Këshillit të ministarve, por mbi të gjitha në rrethin e ngushtë të shefit të qeverisë. Kjo e penalizoi në performancën e tij. Si rrjedhim, i papyetur për emërimet e drejtorëve të Tatim Taksave dhe Doganave që e anashkalonin, por përgjegjës ligjërisht për performancën e tyre; i qethur nga shumë kompetenca thelbësore që i kishin kaluar Ahmetaj; i papyetur për politika afatgjata ekonomike, Canit i kërkohej të vendoste rekord në atletikë, ndërsa e detyronin të garonte me karrocë paraplegjiku. Në këtë pikë, Shkëlqim Cani nuk kishte më kuptim të qëndronte në atë post. Me heqjen e tij, Rama ka shpëtuar nga ngërçi që të kuptonte se çfarë i kërkonte dhe rekomandonte Cani. Ndërsa Cani vetë, nga një përgjegjësi e cila kishte filluar e kthehej në formale për të.
Pas kësaj, Rama ka duar të lira të operojë me ministrin e ri, por hoqi edhe një halë në trupën e ministrave që i takojnë PS-së, ku të gjithë i rrinë gatitu. Ndërsa vendi humbi një njeri që merrte vesh nga shifrat dhe politikat zhvillimore të cilat nuk i konceptonte si punë qokash apo iniciativash personale. Cani nuk ishte një revolucionar. Nuk ka kërkuar të jetë ndonjëherë i tillë as në ’97-ën kur s’mbeti njeri pa qëlluar me armë. Ishte thjesht një zyrtar i ekonomisë, tepër i ngurtë për mendësinë dhe voluntarizmin e ekipit të Ramës, dhe tepër i pakuptueshëm për masën e njerëzve që pret paratë t’i bien nga qielli./dritare.net
Shoku Hila,nuk ke thene edhe nje.Cani eshte ajo qe tregon se PSSH eshte vazhduese direkte e PPSH ,se ti e din fort mire se ko.gresi i 10 i PPSH sherben edhe si kongresi i pare i socialkomynisteve.Nese ju me ironi thoni per PD selia e SHQUP,selia juaj eshte selia e XHELIL GJONIT dhe djalin aty e keni.Po edhe Sul Bushati,Vito Kapo,Myslim Peza,Kareman Ylli,Tahir Mi.xhozi e te gjithe.Gjenetikisht,ideologjikisht po ata jeni.Po titullin “Shok” mor te paturpshem si nuk e hoqet.Ah se harrova envero-folkliristin Arben Duka,nje punetor i palodhur Partie.
Zogu, ke qene ne koma keto 20 vjet? Eshte viti 2016. Pi ilaçet rrusho, se nuk eshte mire keshtu. Te qeka bo truni, kos.
Mire beri ke ta -RRASI,o pjelle fashisti!
Mire keta qe qenkan bijte e ish lidereve komuniste,po ju qe jeni kelyshe te bashkepuntroreve me pushtuesit dhe TRADHEWTARE tre atdheut,MOS JU NDUKET VETJA SIKUR JENI ME IDEALISTE???
Ju keni dhe jeni e do te jeni ANTI SHQIPTARE!
E djathta ka qene e lidhur me ARMIQTE E Shqiperise,prandaj mos u ngrefni kot se BISHT QENI DO MBETENI NE HISTORI!
m Kurre nga shpina e juaj nuk do hiqet PERBUZJA E POPULLIT SHQIPTAR NGA JU!
PS-ja eshte parti borgjeze,se vete Rama eshte ARMIK i PPSH-se,LUFTES ANTI FASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE dhe ENVER HOXHES!
Cfare doni te beje me nje FASHIST e ANTI SHQIPTAR??
Antonios i ka mbetur ora tek historia e sajuar!
Z.Hila a mendoni se duke marre ne mbrojtje Z Cani po mbroni vlerat pozitive ? Une mendoj mendoj se ju e mbroni z.Cani per te kritikuar dhe nxire veprimet dhe vendimet e z.Rama i cili brenda kornizes se vet ka te drejte te ndroje ministrat e tij dhe per kete gje do te vleresohet me votat e popullit dhe nje fjale per TARRASIN e semure i cili dhe pas 100 vjetesh fajin do t’ja hedhe komunisteve duke harruar se ai qe bashkepunon me pushtuesin gjithmone do te jete TRADHETAR i popullit te vet
mbi te gjitha cani tha dhe nje te vertete, qe borxhi publik u rrit nga 69.83% ne vitin 2014 ne 72.2 ne fundin e 2015-tes
ju qifte cani ju me kete mendje qe keni…
Te lumte Dritan Hila!
Shkrim i shkelqyer.
Shkelqim Canin e njoh vete, dhe eshte profesionist dhe njeri i shkelqyer!
Rama eshte dhe do mbetet jevgjit-arumun kavaje.
Gjithsesi nje profesionist largohet me dinjitet dhe nuk e shtyn si krimb derisa ta flakin si e flaken.
Nga kjo pikepamje per nga karakteri nuk eshte larg atyre qe i rrine gatitu Rames.
Nuk eshte shkrim per ty ky. Rri aty tek vendi nga ke marre emrin. U bo gjithfare katundari me vleresu financat e larta.
rrace e degjeneruar sklleverish…fare e percudnuar nga pushtimet mijravjecare…ai ka bere miliarda ne tre sezone zhvatjeje kombetare (91, 1998-2003, dhe 2013) dhe neve diskutojme pse nuk ndjeme keqardhje…
Driatn Hila thote:…Rama presupozon nga vartësit e tij,…hajde mbarojmë punën,pastaj bëjmë letrat”.
Nëse ky konstatim i Zotit Dritan Hila për Kryeministrin
Rama,është i vertetë,më le pa fjalë,nuk dua ta besoj.
Ala ke ura ti?
Rama po mbaron pune me Shqiperine me shpejt nga Berisha.
Me Ahmeten do e shese gjithcka ne koncesione.
Intelektualet si Cani, o ne shtepi, o ne burg.
Shtetin e kane kriminelet.
Shoku Tarrasi, po te shohesh sa bij e bija komunistesh e spijunesh sigurimi ka PD, i bie qe te quhet parti komuniste.
Keshtu si po e bejne prej lesh koke kane per ti nxjerre nga zyrat. Hej mos harroni Lale Herin, shihini si i ka ngritur taksat mysybet. Na futi te gjitheve ne dhe me taksen e shjetefishuar te banesave, ka futur dhe nje bicim takse te arsimit, cdo muaj do na duhet te paguajme rreth 10 mije per bashkine e Lale Herit dhe qeverine e piktorit Rama. Per Cim Canin repekt sepse nuk eshte si ky qafiri Ahmeti qe i lepihet piktorit Rama. Dal dal se nuk keni pare gje akoma ne mars fillon tmerri me taksat ca tregtare po e vuajne qe tani me taksen e hapsires publike. E dini sa do ju shkojne taksat vjetore bizneseve e tregtareve minimumi 6 milion… Po keshtu edhe nje kalama di te qeverise ngri taksat, ngri taksat, ngri taksat. Kjo eshte kulmi.
@ Antonio merre bute
Ca ke PSE nxehesh hic rri
Stresin eshte i keq
Te djathtes ja punoi
Po per te rras UA rrasi ju
Buke thate pantallona me arrna
Nenat motrat aksion cete vulletare
Nafije partije.sa per ate bravo tarrasi pushkatoi me shume KO.uniste se sa u vrane ne lufte.
Shkrimi eshte i sakte,por Cani nuk duhet trajtuar si gomar qe i mshon tokes.Jo Cani eshte dhe ka qene karrierist,kudo ka kerkuar % e vet ne cdo biznes,ne kohen e PPsh ka qene Kombinats,andej nga fundi ,por e thirren Carcani dhe pranoi per ZV/Kryeminuster.Eshte hileqar dhe kudo ka ditur te mbrohet.Krahasuar me Ahmetajn,eshte teper profesional,por pune i prishi vetem Rames,prandaj dhe e hoqi.
Shkrim I shkelqyer per nje njeri te shkelqyer si Cani! Ju lumte atyre qe shkruajne te verteten per nje njeri te nderuar dhe me vlera njerezore. Vlerat a njeriut dhe te karakerit duhen ruajtur dhe vene ne pah.
Qente Tundin Xilet Karvani ec perpara…
Shkrim obvjektiv, i zhveshur nga ndjenjat personale e partiake
Meta1Cani guvernator me santon Drejtor BK dhe me von pronar banke me Ysenbelliun.Qe I hengren koken.
Ikja e Shkelqim Canit eshte ikja e elementit te fundit te sigurise dhe seriozitetit te qeverise Rama.
Tani çdo gje eshte ne renie te lire dhe si pazari i gabit.
4 ministra qe kane mbaruar univeristetin per gjuhe te huaj, dmth jane me 8vjecare dhe Edi Rama me Lice Artistik, dmth me fillore, tregojne se kjo eshte qeveria me e pashkolluar ne hitorine e Shqiperise.
Prof. Shkelqim Cani eshte nje profesionist dinjitoz.
Cani nuk ishte gjeni. Beri nje mal me gabime ne fushen e ekonomise dhe taksave. Iu pergjigj Rames lepe-peqe pa bere asnje “heroizem”, deri sa ai e largoi. Rama; ai eshte i rrezikshmi qe duhet te largohet para se te shkaterroje gjithshka.