Bashkia Tirane: Ata që lejuan kafenetë buzë Liqenit Artificial, janë kundër këndeve të lojërave

20 Shkurt 2016, 18:07Sociale TEMA
Bashkia Tirane: Ata që lejuan kafenetë buzë Liqenit Artificial,

 

Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen që Partia Demokratike vazhdon të kundërshtojë hapur krijimin e këndeve të lojërave për 200 mijë fëmijët e Tiranës, si dhe të hapësirave të reja publike për qytetarët.

Në një njoftim për shtyp, Bashkia Tirane, sqaron se, “pasi në 4 vjet nuk ndërtuan qoftë edhe një kënd të vetëm lojërash për fëmijët e kryeqytetit, por në vend të tyre dhanë me dhjetra leje abuzive ndërtimi, mes të cilave edhe ndërtimin e një pallati 17 katësh nën digën e Parkut të Liqenit Artificial, sot zyrtarët e Partisë Demokratike kërkojnë të pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të Tiranës.

Sot këshilltarët e PD-së ngrejnë zërin kundër një parku lojërash për fëmijë, ndërkohë që deri dje kur ishin në krye të punëve të Tiranës, lejuan ndërtimin e mbi 30 kafeneve rreth e rrotull Liqenit Artificial, të cilat janë formuar si çibanë e po i zënë frymën zones përreth. Ky standard i dyfishtë i Partisë Demokratike është një sjellje e turpshme e një force politike, e cila synon vetëm pengimin e zhvillimit të qytetit.

Për transparencë ndaj qytetarëve, Bashkia e Tiranës po publikon edhe lejen e dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për nisjen e punimeve për ndërtimin e parkut fantastik të lojërave për fëmijë te Liqeni Artificial, i cili brenda pak muajve do mund të frekuentohet e shijohet falas nga të gjithë fëmijët e qytetit.

Gjithashtu, për t’i shkuar deri në fund transparencës tonë, do të publikojmë edhe fotografitë e dhjetra kafeneve që Lulzim Basha dhe këshilltarët e PD-së lejuan e ndërtuan rreth e rrotull Liqenit Artificial, ndonëse qytetarët e Tiranës e dinë mirë se kush e shkatërroi qytetin në 4 vitet e fundit.

Bashkia e Tiranës dëshiron të sigurojë qytetarët e Tiranës se do të vazhdojë punën për realizimin e një sërë projektesh madhore për qytetin, të cilat deri dje kishin mbetur peng i përtacëve që e drejtuan këtë qytet nga viti 2011 në 2015”.

1 komente në “Bashkia Tirane: Ata që lejuan kafenetë buzë Liqenit Artificial, janë kundër këndeve të lojërave”

  1. Ridvan says:

    Sa u ktheva nga Liqeni ku pash grumbull te rinjesh gati per sulem mbi hunjt e gardhit te rrethimit,disa grupe grupe si ilegalet prisnin oren e sulmit mbi gardh.Dallova Ollin e KQZ sote kryetar i keshilltarve te P.D dhe Ervin Salianj keshilltar bashkiak.U cudita me keta te rinj qe ne emer te shoqerise civile praktikojne vandalizmin duke shkaterruar djersen tone.Pardije midis tyre ishte Kac Islami qe do u thyente kafkat.
    GEZOHUNI SHQRIPETAR SE NISI LUFTA ME HUNJ
    SHen Prokop behet remuje
    Ka nisur lufta me hunj
    Eri ngul e Basha shkul
    Si ne Decic per flamur
    O ju Trimat e Berishes
    Mjeshter te hurit e pishes
    Cerek shekulli shkaterrime
    Po lozni medjersen time
    Tym e flak moj Shqiperi
    Nga Gerdec te Zogu i zi
    Shen prokop cfaqen vandal
    Nuk jane hune ,mongol e gal
    Presor Kacon kane ne balle
    Qe dikur kafka ka care
    Moj P>D pron e breishes
    Mbrujtur me instikt te bishes
    Kur do largohen te marret
    Te clirohen shqipetaret
    Nga Berish,Nishan e Mete
    Mbollen zi,mbollen qamet
    Po s,guxon Rama ti prek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje