Beteja ka përfunduar prej kohësh në qytetin Ukrainas të Debaltsevo-s, por pasojat tani mund të shihen qarte. Televizioni ‘Russia Today’ ka publikuar së fundmi disa pamje të filmuara me dron nga ajri, ku duken tanket dhe ndërtesat e shkatërruara, në një qytet ku e vetmja ndjesi që të përcjell është braktisja.