Bashkia e Tiranës: Ata që e shkatërruan qytetin në 4 vitet e fundit, nuk do të pengojnë zhvillimin e Tiranës

18 Shkurt 2016, 12:51Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës hedh poshtë deklaratat e Partisë Demokratike dhe lajmet e publikuara ditët e fundit në disa portale të lidhura me të, mbi pretendimet për projektin e parkut të lojërave për fëmijë te Parku i Liqenit Artificial. Qytetarët e Tiranës e dinë se Partia Demokratike është kundër çdo pune dhe të mire publike, dhe fakti që prej disa ditësh flasin kundër parqeve të lojërave për fëmijë s’na habit aspak.

Bashkia e Tiranës deklaron se në projektin e parkut të lojërave për fëmijë nuk parashikohet asnjë ndërtim kafeneje apo restoranti, siç pretendojnë ata që e shkatërruan Tiranën në 4 vitet e fundit. Ky projekt fantastik përfshin vetëm një park lojërash për fëmijët e të moshave dhe nuk cenon absolutisht asnjë pemë të Parkut të Liqenit.

Me këtë rast, Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen e thellë për mashtrimet e radhës të zyrtarëve të PD-së dhe keqinformimin e paskrupullt që po i bëhet këto ditë publikut, për një nga projektet më fantastike për 200 mijë fëmijët e Tiranës. Sot Tirana është një kantier i hapur punësh publike dhe ashtu siç ka bërë që në ditën e parë të punës së saj, Bashkia e Tiranës do të vijojë të punojë për qytetarët e Tiranës, për më shumë kënde lojërash për fëmijë dhe hapësira të gjelbëruara.

Ata që e shkatërruan Tiranën për 4 vjet, duke dhënë leje ndërtimi për pallate 17 katëshe m’u te diga e Parkut të Liqenit, e kanë të lehtë të baltosin sot ata që punojnë, duke u përpjekur të pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të Tiranës. Qytetarët e Tiranës e kanë fare të qartë se kush e ka shkatërruar Parkun e Liqenit, duke lejuar ndërtimin e dhjetëra kafeneve dhe restoranteve rreth e rrotull parkut.

Bashkia e Tiranës ka vetëm një kërkesë për të gjithë përtacët që e drejtuan qytetin e Tiranës nga viti 2011 në 2015: Na lini të punojmë! Qytetarët e Tiranës duan punë dhe jo llafe kafenesh. Qyteti i Tiranës ka nevojë të zhvillohet e të shndërrohet në një metropol evropian.

Më poshtë do të gjeni prononcimin e dhënë nga këshilltari i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ditjon Baboçi, i cili ka shpjeguar projektin e parkut të lojërave për fëmijë:

“Bashkia e Tiranës dëshiron të qartësojë gjithë qytetarët e Tiranës se projekti i këndit të lojërave tek Parku i Liqenit nuk ka asnjë objekt tjetër, siç është spekuluar dhe po spekulohet çdo ditë në forma të ndryshme. Në këtë projekt nuk ka asnjë kafe apo restorant, është thjesht një kënd lojërash për fëmijë. Po ashtu, edhe spekulimet për pjesën e betonizimit janë të pavërteta.

Nuk ka as edhe një element të huaj, përveçse një parku lojërash për fëmijë me elementë të ndryshëm argëtues e dëfryes, pa asnjë element privat, pa asnjë pagesë për të hyrë dhe për ta përdorur. Projekti parashikon ndërtimin e një parku publik që zhvillohet me fonde publike, nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve dhe që do të përdoret nga të gjithë qytetarët e Tiranës pa asnjë pagesë dhe asnjë kosto ekstra.

Në qoftë se mund të vijë dikush tek kjo hartë e projektit dhe të na tregojë se ku është kafja, ku është restoranti, ku është dera dhe ku paguhet bileta, bujrum, të na e shpjegojnë! Por, në këtë projekt nuk ka asgjë të tillë!

Projekti është i ndarë në 8 elementë të ndryshëm, për mosha të ndryshme të fëmijëve; 1-3 vjeç, 3-6 vjeç; 6-9 vjeç dhe për moshën 12 vjeçare. Në çdo faqe të projektit shpjegohen elementët e ndryshëm, p.sh ky është elementi i zonës për fëmijë 1-3 vjeç, i cili ka si elementë përbërës stola druri masivë të përdorshëm në të dy krahët, dysheme rëre 20 centimetra të thellë, lojëra druri, dru kompakt, trajtim me lyerje kundër lagështirës. Njëkohësisht, në cepin e kësaj faqeje shpjegohen edhe të gjitha nënshtresat, të cilat do të përdoren për të trajtuar dyshemenë, e cila patjetër që ka nevojë të jetë e sheshtë. Asnjë pemë nuk preket, shtresa në rastin konkret është një shtresë me zhavorr për të krijuar një nivel në terren dhe një shtresë me rërë të imët, ku fëmijët 1-3 vjeç mund të luajnë pa u dëmtuar dhe pa u vrarë.

Ky është elementi i pistës së skateboard, ku fëmijët luajnë me patina. Është e vetmja hapësirë që ka një sipërfaqe të ngurtë, pasi detyrimisht nëse do të përdorësh skateboard, nuk mund ta bësh në rërë të imët. Të gjithë elementët e tjerë nuk kanë sipërfaqe të forta, por sipërfaqe me ashkla druri, me rërë të imët dhe sipërfaqe bari. Ky projekt është zhvilluar mbi rilevimin e gjendjes ekzistuese tek parku.

Ky projekt, këto pemë që shihen këtu, janë pemët ekzistuese të parkut, janë vendet e të gjitha pemëve ku ndodhen sot dhe ky projekt është zhvilluar mbi këtë bazë. Kur projekti është hartuar nga arkitektët Bolles & Ëilson, është zhvilluar mbi bazën e gjendjes ekzistuese, pikërisht me qëllim që asnjë nga pemët që ekzistojnë sot aty të mos priten dhe të mos eliminohen. Përkundrazi, projekti parashikon mbjellje pemësh më shumë se ç’ka sot në këtë hapësirë që prek projekti i parkut të lojrave për fëmijë nga liqeni.

9 komente në “Bashkia e Tiranës: Ata që e shkatërruan qytetin në 4 vitet e fundit, nuk do të pengojnë zhvillimin e Tiranës”

  1. Gerti says:

    Bashkia e Tiranes eshte ortakja me e madhe e bizneseve te ndertimit qe e kane shkaterruar qytetin. Po te ishin kaq te sigurte per miresine e asaj qe po bejne nuk e mbanin projektin fshehur dhe te fillonin ndertimin pa paraqitur asnje leje.

    Po jane hajduta dhe servile te ndertuesve.

  2. QYTETAR says:

    Pergezoj kete projekt te bukur tek Liqeni .Ketij parku duhet ti jepet gjalleri ,jete ,duhet qe qytetaret e Tiranes bashke me femijet e tyre ta shfrytezojne kete park lodrash dhe pse jo nje bar i bukur ROTONDE , ku te jete muzika LIVE ne mbremje. .
    JU LUTEM MOS DEGJONI MESJETARET , PARKU NUK DUHET TE MBETET NJE XHUNGEL E VIRGJER . POR DUHET TE BEHET DHE NJE PARK I BUKUR LULESH DHE PEMESH ,ME STOLA KU DHE PENSIONISTET TE KENE MUNDESI TA SHIJOJNE KETE PARK TE BUKUR
    PSE JO DHE SHATERVANE .
    FORCA BASHKIJA .NE JEMI NDRYSHIMI !!!!!

  3. Muzapopullore says:

    O Baboc o dhendri i Fatmir Xhafes. Pse se nderton tek fushat e mini futbollit , ngjitur me pishinat (te klubit Dinamo) qe ka privatizuar Fatmir Xhafa vjehri jot. Sa per ate Bolles & Wilson sapo i eshte nisur nje padi per evazion fiskal per te gjitha”projektet” qe ka bere ne Shqiperi disa dhe me firmen tende si atelier Albania dhe “belges” Adelina Greca nga Lushnja

  4. Tan&Tan says:

    Kush eshte zhvillimi shkaterrimi i parkut te Liqenit ndertimi i restoranteve kjoskave me Alban Eftrimin….nuk ke shanc ti fiqaxhi qe je me i poshter e i pa afte se Basha..boji Lodrat perballe Diges se Liqenit e jo ne Park….edhe bileten e autobuzit e rrite,edhe lejet e ndertimit te Kunatit te Bashes nuk i bllokove……

  5. ben tirona1 says:

    Ore,ky ben ci do qejfi,se aty ska popull!
    Mund te mashtrosh dhe prape te thone,je i mire!
    Shqiperia e hajnave!

  6. Donika says:

    Femijet Shqiptare, njeri me i bukur se tjetri, si yje. E meritojne kujdesin e Bashkise.

  7. Aldi says:

    Besnik Poga
    Besnik Poga Vazhdo ne rrugen e duhur se ata qe lehin nuk e duan zhvillimin progresin e po natyrisht femijet e vet i argetojne ne HOLLANDE ku ju bie ndermend per femijet e thjeshte ????

  8. Alma says:

    Bravo Erion Veliaj ketu tek ne nuk guxon femija te luaj se na vjen komshiu dhe bertet lum Tirana ke ka kryetar

  9. Jonida Duro says:

    Ha ha ha or popull shtatanik qe vetem dini te grindeni po prisni duroni shikoni vlersoni dhe kur te vi dita juaj ndeshkoeni, pse mereni me gjera bosh, apo me kto fjal dota hiqni nga kryetari bashkis, ter kohen te lesht shqiptaret, pp vet e votuam dhe prisni rezultatin vlersoni at qe ben dhe po sju pelqeu ne fund jepjani nje tjetri o popull i trash, un personalisht mesa po shikoj erjon veliaj po mundohet ta reabilizoj tiranen ndersa ju sot e zgjidhet kryetar bashkije dhe direkt diten tjeter doni ta hiqni skini turp zdini ca doni dhe zdini ca beni ne kte jet te qelbur…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje