Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së dhjetra qytetarëve për mbifaturimet me faturat e ujit.
Ai tha se mbifaturimet janë të papranueshme dhe ato do të anulohen.
Jo vetëm kaq, por Veliaj tha se përgjegjësit do të ndëshkohen.
“Kam ndjekur me shqetësim reagimet e shumta të qytetarëve për mbifaturimet e ujit të pijshem në muajin janar dhe kam ngritur prej disa ditësh një grup verifikimesh për të katër zonat ku janë hasur problemet.
Dua t’i siguroj të gjithë se asnjë rast i verifikuar mbifaturimi nuk do të mbetet pa u anulluar dhe asnjë familje e Tiranës nuk do të paguajë padrejtësisht asnjë qindarkë.
Ditën e hënë do të kemi një pamje të plotë e të qartë të situatës dhe padyshim do të nxjerrim edhe përgjegjësitë e duhura për shqetësimin që u është shkaktuar qytetarëve.
Për këtë, kam njoftuar që mbrëmë aksionerët e UKT për mbledhjen e asamblesë në fillim të javës që vjen, ashtu siç e kërkon procedura ligjore.
Ujësjellësin e kemi gjetur në kushtet e një rrjeti të amortizuar nëntokë, por më keq akoma, të një rrjeti hajdutërie të pashembullt mbi tokë të pasurisë sonë të përbashkët. Ndaj dhe vendosja e rendit ligjor në shfrytëzimin e ujit të pijshëm është një domosdoshmëri jetike.
Por, emergjenca e imponuar nga e shkuara, nuk mund të jetë kurrsesi justifikim për të mbifaturuar familjet tona.
Kjo është e papranueshme dhe unë nuk do ta toleroj në asnjë mënyrë. Çdo mbifaturim do të anullohet dhe çdo fajtor do të mbajë përgjegjësi. Ndjesë kujtdo që i është shkaktuar ky shqetësim“, ka thënë Veliaj.
UKT është një ndërmarrje aksionere mes Bashkive Tiranë, Vorë, Kamëz si dhe të ish Komunave. Bashkia e Tiranës ka shumicën e aksioneve të kompanisë, ndaj dhe pritet që kryebashkiaku Veliaj t’i komunikojë vendimin e Bashkisë Tiranë si aksioner i shumicës, asamblesë, në fillim të javës që vjen.
ky ujsjellesi nga kush te varet valle???
nga saliu???
kush e di???
apo tani qe i doli tymi le ta hane keta legenat e vegjel.
gojet e liga neper tirane thone se ujsjellesin e komadon nje deputet i ps, kush te jete valle???
E ke fillu keq, or ti çun !
Po ca thon kta! Dhe berisha korigjonte faturat e dritave pasi faturonte njehere me cmimin e ngritur. Beje njehere po kaloi jua hodhem! Po e kapen behemi me ta ne hallin e tyre. Ska me keq kur pushtetaret perbuzin qytetaret duke i konsideruar injorante
e shte vjedhje e paster, mua me kane mbifaturuar me 30 m me shume dhe megjithse jam abonent familjar me kane kaluar ne biznes,eshte gabime thone por si ka mundesi qe gjithmone gabojne ne demin tone dhe ne favor te tyre.thjesht jane hajduta.pres te ma anullojne ose ne te kundert duhet te presin ballafaqim ne rruge ligjore .
Mashtrues ordiner
Erion para se te besh politika fisksle pyet ata qe dine. Ke shkelur ligjin i ke rritur mbi 30% ne nge vit. I ke 10 fishuar pa pasur asnje fakt qe jane rrutur te ardhurat. Me pak leke do arketosh, e sigurt. Po ti nuk ke faj pasi po ecen ne rrugen e administrimit te fiskut si niveli qendror qe i ka rritur tr gjitha me 50%, pa permendur taksat per prof e lira 4 here.