Çfarë e lidh doktor Saliun me… Marina Vjollcën

22 Shkurt 2016, 23:08Lifestyle TEMA

Vilson Çupi është 24 vjeç.

Ai studion për grafikë pranë Universitetit të Arteve në Tiranë, por paralelisht me studimet, punon pranë studios së tatuazheve “Olsi Tattoo”, ku u intervistua nga gazetarja e Ditës, Entela Resuli.

Vilsoni ka pesë vite që pikturon në trupat e atyre që duan tatuazhe.

Ai vetë jo vetëm që nuk ka tatuazhe, por as nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë të tillë.

Gjatë këtyre viteve, Vilsoni ka njohur shumë personazhe, shumë prej tyre i ka bërë të lumtur me krijimet që ka realizuar.

Është i njohur tashmë djali me emrin Ulian Kolgjegjaj, që u kërkoi djemve të “Olsi Tattoo” pas zgjedhjeve të 2013-s, t’i vizatonin në gjoksin e tij portretin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por pak e dinë çfarë ndodhi më pas me taksistin Ulian.

Vilsoni na tregon se nuk ishte e thjeshtë për të realizuar portretin e Berishës dhe për të nxjerr në pah tiparet e tij. U deshën 5 orë e gjysmë punë.

Por…

Nuk kaloi shumë kohë nga buja që bëri rasti në media dhe Uliani troket sërish në derën e klinikës, këtë herë… për ta zhdukur Sali Berishën.

Mos vallë, diku i ishte thyer zemra!?

E vetmja mënyrë ishte “rimodelimi” ose mbivendosja e një figure tjetër mbi tatuazhin ekzistues.

“Është e vështirë të mbulosh një tatuazh duke realizuar një tjetër mbi të. Për t’i mbuluar Ulianit Berishën, vizatuam mbi gjurmët e tij, një dragua. Tashmë, Uliani, në vend të Sali Berishës, ka në gjoksin e tij një dragua, i cili, me krenari e them që ka dal shumë i bukur”.

Por, historia e taksistit nuk përfundon me kaq.

Pas kishte mbaruar punë me Berishën, një ditë të bukur vere ai i drejtohet serish klinikës së tatuazheve, këtë herë me një kërkesë më soft. Kërkon të gdhendë në krahun e tij të djathtë portretin e prezantueses… Marina Vjollca.

Vilsoni na tregon se edhe kjo u bë! Uliani tashmë ka në trup, Berishën e transformuar në dragua dhe… Marina Vjollcën.

Pas bisedës me Vilsonin, Entela Resuli e gazetës DITA kërkoi për taksistin Ulian.

Ai tashmë njihet në rrethin e taksistëve në kryeqytet.

E gjetëm pranë Piramidës, duke pritur klientin e radhës. Shohim që taksia e tij, ishte e mbushur me posterat e familjes Kardashian. Në krye, qëndron motra e Kim Kardashian, Kylie Jenner dhe në kokat e sedilieve ishte vendosur fotoja e vetë Kimit.

Ulian është i fokusuar tashmë te brunet.

“Kam vendosur ta fshij Marinën, nuk dua ta mbaj më, iku koha e Marinës. Dua të bëj një tjetër tatuazh në vend të saj, do të bëj Kylie Jenner. Nuk e kam vendosur tamam, ta bëj sipër portretit të Marinës apo në pjesën e sipërme të pëllëmbës së dorës. Këtë do e mendoj dhe do e konsultoj me çunat”- na thotë djali dibran.

“Berishën e fshiva se edhe policët që më ndalonin rrugës më kërkonin shpesh që t’u tregoja tatuazhin. Pastaj e kisha të vështirë të shkoja në pishina apo plazhe, njerëzit më shihni me habi. Tani që kam draguan kam rënë rehat. Ndërsa me Marinën jam mërzitur. Dua ta ndryshoj, ndaj kam zgjedhur këtë brunen që kam edhe fotot në taksi,”- shprehet Uliani për DITA.

8 komente në “Çfarë e lidh doktor Saliun me… Marina Vjollcën”

  1. A.Thano says:

    Po ca ka ketu interesant o gruqim.Apo i referohesh asa kyrves se Dites.Ju qifsh robt ne pidh o Morr Baze me gru e c ka ke.

    1. Ervini says:

      Po ky k*** c’pati?!?!?! Hahahah

    2. Nje qytetar says:

      Or moderatore te Tema-s , more po , punoni ju apo e keni leshuar ´rosen´te kakarise ?!
      Pse uleni ne niveli e ketij rrugaci malok qe shkruan keshtu dhe ju ja botoni !
      Ky maloku morracak qe ka vene si nick – name A.Thano as nuk duhet ta kaloje prgun e Bathores e jo me t´i botoni edhe komentin ketij muti analfabet ! Yyyytt , – rrace e ndyre shpellari , yyyt – bastard incesti !

      1. Pilo Lala says:

        Tropojanet jane antiqyteterimi i Tiranes, pislleku, tani po komandojne edhe moden.
        E degjoni nganjehere ishgruan dhe kusheriren e Xenit qe hiqet sikur merr vesh nga moda?
        Ka ardhur katunaria m’qytet, osht rrezik i madh.

    3. Harillaqi says:

      A:THANO! Po ty pse te ha e te kruhet? çfare pune te prishe.?Une i urrej tatuazhet,dhe nuk i dua ti shohe,por me gazeten qe sesibilizon nje gje te tille,nuk eshte gabim.

  2. tik tak says:

    Bo trupi si derrase e zeze 8-vjecareje.

  3. gjini says:

    Keto nuk perbajne lajm! Mos ia ulni “steken” gazetes!

  4. dini says:

    Taksisti do kete filluar te shkruaj dhe ke tema e meros

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje