Policia e Tiranës ka nisur hetimet për dëmet e shkaktuara në protestën e sotme të organizuar nga Partia Demokratike, kundër ndërtimit të këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial.
Përveç fasadës së bashkisë ku u hodhën fruta dhe perime dhe bojë e zezë, llogariten një sërë mjetesh që u dëmtuan nga turma e protestuesve. Dy mjete të rënda, një buldozer dhe një eskavator u shkatërruan dhe iu thyen xhamat. Kabinat e tyre u shkatërruan pasi protestuesit arritën t’i kthenin përmbys.
Edhe rrjeta metalike e ngritur nga ndërtuesit e projektit për këndin e lojërave, u shkatërrua. Edhe pse nuk ka një llogaritje zyrtare për dëmin, pritet që policia të hetojë dhe të nxjerrë vlerën e dëmit të shkaktuar, që ashtu si në protestën e 8 dhjetorit, mund t’i faturohet PD-së.
Gjatë protestës te liqeni ndodhi një incident edhe me një qytetar, i cili u shpreh kundër prishjes së rrethimit tek parku i Liqenit, ku do të ndërtohet një kënd lojërash. Teksa ai iu afrua protestuesve, u kërkoi që të mos rrëzojnë gardhin dhe një kioskë, duke arsyetuar se ato që po shkatërrohen janë paguar me taksat e të gjithëve.
Por protestuesit iu sulën dhe ushtruan dhunë ndaj tij. Njëri prej tyre ishte Pëllumb Seferi, ish-drejtori i Qendrës së Zhvillimit Ekonomik të Fëmijëve në Bashkinë e Tiranës, i cili goditi me shqelm qytetarin.
https://www.youtube.com/watch?v=WGgG4gFB0n8 Ndertoni se eshte bereqet thoshte SRB e kush ndertoj pa rregulla e prishi territorin jane ky popull qe ben keto veprime si me siper!!! Kafsh
ore meqe ketu ska prokurori, eri mund te vendos dhe 1000 gjoba. po te ksihte prokurori per gjoben e pare lali eri do ishte nen akuzen e shperdorimit te detyres. sa per demet policia mund ti gjej shkaktaret dhe ti denoj secilin per demin qe kane shkaktuar
O Loli, qe I kruan sumen Solit! Po pse more kush e beri demin? A nuk e beri Jammut Malltezi? Ha nje mut nashi!
Plotsisht me vend që dëmtuesit të identifikohen dhe të detyrohen të paguajnë dëmin që kanë shkaktuar,sejcili që mer pjes në shkatrim objekti,etj.siç veprohet në Angli.Vetëm kështu bëhet edhe edukim sepse sejcili që vete në protest,do mendohet mirë para se të demtojë pronën.
NQs nuk i kthehet Flamurtarit kampionati i fundit i vjedhur ne 2010-11 nga ARMNADO DUKA&Co RIDVAN BODE DHE AGIM ZEQO nuk do te kemi nje kampionat shqiptare po do te kemi estraden e korces apo karnavalet si te doni ku futbolli eshte vetem inskenim i te korruptuarve dh te shiturve te FSHF qe e perdorin fushen si skene teatri e lojtaret me gjith gjyqtaret si aktore per te cuar ne vijen e interesave te tyre dhe per te bere qe te kapen skedinat nga FSHF ME ARMANDO DUKEN NE KRYE DHE SKENDERBODES —Turp te shikosh infrasturkturen e sporteve ne shqiperi pooor futbolli sporit i vetem ku investohet 25 vjet rresht tTTUrp per Shqiperine qe ska bere asnje fushe keto 25 vjete ——Keta inskenojne dhe shakterrojne futbollin per te mbajt karriget si drejtues
Ne se vandalizmat e llojit PD , jane te filmueme kish me kene persembari me i a faturue damin personave konkrete,se ma vone gjithkush matet mire perpara se me damtue nji objekt.
undefined
P