Bordi i Asamblesë së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, me aksionerë Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës, zhvilloi sot një mbledhje emergjente për të verifikuar dhe diskutuar në detaje të gjithë situatën problematike të krijuar ditët e fundit, pas shqetësimeve dhe reagimeve të shumta të qytetarëve lidhur me mbifaturimin e ujit të pijshëm.
Në mbledhje u vendos ngritja e një komisioni të posaçëm, i cili do të shqyrtojë me përparësi të gjitha rastet e mbifaturimeve të ujit të pijshëm në të katër zonat ku janë hasur problemet, si dhe gjithë situatën e performancës së UKT-së në këto pesë muaj.
Asambleja vendosi të lirojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës, z. Neritan Gjojdeshi, dhe ka emëruar në këtë detyrë z. Redi Molla, i cili ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë.
NERITAN TFALA KOCOS.
Eshte dicka qe te bene te shpresosh dhe besosh se shteti do jete ne anen e qytetareve. Shume mire, por e njejta gje ose me masa me drastike duhet vepruar edhe me OSHEE,ku ne shume raste eshte e njejta pa pergjegjeshmeri dhe munges respekti ndaj abonenteve, duke prere fatura afrofe,mbifaturime etj. Hiqeni ligjin qe e detyron qytetarin te paguaje mbifaturimet ose faturimet e pa drejta, si nje ligj qe nuk respekton te drejtat e qytetarit dhe nga ana tjeter u hap rruge abuzimeve. Qytetari duhet te paguaje ate qe konsumon dhe ne se nuk e paguan faturen ne kohen e duhur, duhet ti nderpritet rryma apo uji dhe te shfuqizohet kontrata deri ne shlyerje. Ligjet dhe modele ka plote ne gjithe boten, por une di qe ka biznese e familje qe u kerkohet te paguajne faturat per 20 vite te kaluara, kjo nuk eshte normale dhe besoje as ligjore, cdo gje duhet te kete limitet e saj, nuk pagoi faturat psh. dy here radhazi nderprej furnizimin. Elektriku apo ujesjellesi ne se i do leket e faturave ose ti arketoje ne kohe ose ti nderpresm furnizimin abonentit.Deri tash zyrat e kujdesit ndaj klientit jane thjeshte nje mashtrim, askush nuk te zgjidh, duhet gjetur menyra ligjore qe ato te jene me te vertet zyra te kujdesit ndaj klientit, njerzit sorollaten sa andej kendej pa marre asnje zgjidhje. Po vajti abonenti dy here ne te njejten zyre per te njejtin problem do te thote se zyra nuk funksionon,dicka mungon, pra mungon ana ligjore per ti vene n/punesit perballe ligjit