Ish-bashkëshortja e Zenit mbështet Erion Veliajn: Këndi i lojërave, një ide shumë e mirë

22 Shkurt 2016, 09:44Sociale TEMA

Sadije Berisha mbështet kryebashkiakun Erion Veliaj për këndin e lojërave te Parku i Liqenit.

Një mbështetje e pamenduar, duke marrë parasysh se ish-bashkëshorti i saj dhe familja Berisha është në rivalitet politik me të majtët.

Ndërsa PD-ja dhe vetë Sali Berisha kanë njoftuar sot protesta para Bashkisë së Tiranës kundër vendimit të Veliajt, Sadija ka krejt një tjetër këndvështrim.

Duhen lodrat në Parkun Kombëtar.

Më në fund dikush po krijon një ‘’hapësirë të hapur lodrash’’ në parkun e Tiranës, duhet të ishte bërë vite më parë dhe është pikërisht kjo që mungon në këtë park.

Një palestër e hapur, pa pagesë do të ishte një benefit i madh për shëndetin e qytetarëve që nuk mund ta përballojnë, do të ishte një ide shumë e mirë ’’, shkruan Sadije Berisha.

2 komente në “Ish-bashkëshortja e Zenit mbështet Erion Veliajn: Këndi i lojërave, një ide shumë e mirë”

  1. wien says:

    Kthejeni ate park te virgjer ne nje park te bukur , si shume parqe ne qytete te ndryshme te Europes ,po permend wien e cila i ka kthyer ne parqe te mrekullueshem ,

  2. LARA says:

    PO NUK ESHTE PALESTER MOJ SHADIJE, ESHTE PARK PER FEMIJET E LAGJES SE BLLOKUT NDERSA LAGJET E TJERA PO BEHEN GETO QE DO TA HANE NJE DITE TE BUKUR LAGJEN E BLLOKUT DHE MOS CUDITEMI AS PAK SE E PAME SEC PESUAM NE 1991 NGA NJERZIT E GETOVE NE TE GJITHE sHQIPERINE
    IU VERSULEN tIRANES DHE E BENE COPE E THERRIME

    AI BUXHET QE DO PERDOREJ PER KENDIN E LODRAVE NE PARKUN KOMBETAR LE TE NDAHET PER TE REALIZUAR DISA KENDE NEPER TIRANE QE FEMIJET E TE GJITHA LAGJEVE TE KENE MUNDESI TE LUAJNE PRANE QENDRAVE TE BANIMIT KU JETOJNE.

    PRANDAJ SHADIJE . MOS HIDH HELM QE NGA SUEDIA SE S I DIHET E TE BEHET BUMERANG. mENDO PARA SE TE FLASESH DHE PO FOLE BEJI NJE ANALIZE TE MIRE FAMILJES SE BURRIT SE PASTAJ DO TE TE JAPIM VLERA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje