Bashkia e Tiranës ka reaguar pas protestës së djeshme kundër ndërtimit të këndit të lojërave për fëmije tej Liqeni Artificial.
Bashkia thotë se disa vandalë të udhëhequr nga eksponentë të Partisë Demokratike, janë kundër aspiratave të qytetarëve.
“Sot, një grup i vogël njerëzish, me veprime vandalësh, u përfshinë në dëmtime masive të pronës publike, të pronës së përbashkët të të gjithë qytetarëve të Tiranës, duke sulmuar e prishur objekte për të penguar sërish punimet për Parkun e Lodrave të Fëmijëve.
Të udhëhequr nga eksponentë të Partisë Demokratike, për të disatën herë kanë dëmtuar pronën e qytetit, duke krijuar dëme materiale dhe vonuar punimet për të ofruar një shërbim të munguar, që është një ëndërr e fëmijëve të qytetit, por edhe e prindërve, gjysheve, gjyshërve tanë.
Një minorancë e zhurmshme po i kundërvihet aspiratave të shumicës së qytetarëve që e duan zhvillimin e qytetit.
Janë të njëjtit njerëz që për 4 vjet e lanë qytetin të dergjet në plehra, rrugë e trotuarë të degradojnë, ndriçimin e qytetit dhe të vetë parkut të shuhet, që lanë lokalet të mbijnë si kërpudha në të gjithë hapësirën e parkut, ata që deri dje e hëngrën parkun e Tiranës nga të gjitha anët, që nuk mbollën asnjë pemë e që s’lanë pemë pa hedhur përtokë, që hapën gropa për pallatë shumëkatëshe, të cilat ende i qajnë që ju mbetën veç gropë, sot veshin petkun e dashnorëve të pemëve dhe që sot, duke servirur informacione të pavërteta, duke trumpetuar tmerre të paqena, duan me çdo kusht që Parku i Lodrave për Fëmijët të mos mbarojë.
Ata nuk e duan një zhvillim të tillë, pasi secili sukses i Bashkisë së Tiranës është provë e mëtejshme e dështimit të Lulzim Bashës. Rrugët e pastra tani, tregojnë qartë se ai dështoi me pastrimin; rrugët e riparuara tregojnë se mirëmbajtja është e mundur, por ai nuk dinte ta bënte; çerdhet e rregulluara tregojnë se ai i la pasdore fëmijët e qytetit tonë, e kështu me rradhë për çdo punë të kryer.
Kjo është arsyeja e vërtetë përse i janë turrur parkut të lojërave.
Bashkia e Tiranës mbetet e vendosur për të vijuar për t’i shërbyer çdo ditë qytetarëve dhe për të sjellë projekte që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të Tiranës. Aspiratat e qytetit nuk mund të pengohen nga vandalët e zhurmshëm”, thuhet në reagimin e Bashkisë.
Popull Malokdar qe do VETEM ATE QEVERRI QE I CON NE VARR dhe SHQIPERINE JA SHET SHEIKUT ARAB GOMAR !
O BASHKIA E TIRANES , CA PALO VANDAL NUK MUND TE PENGOJNE RREGULLIMET E PARKUT .
TE GJITHA PARQET NE EUROPE NUK JANE TE PA PREKUR ,POR TE ZBUKURUAR ME SHATREVANE ,STOLA RRUGE KALIMI , KEND LOJRASH, LULE .
ATO E BEREN SHQIPERINE SI MOS ME KEQ .
KUR DO TE RREGULLOHET SHQIPERIA ???
BERISHA NUK BERI ASGJE PER ASNJE QYTET .
OPOZITA TE QEPI GOJEN SE MJAFT PO NA HIQET SI SHPETIMTATI DHE CUDIRBERSI .
Ripjellja e komunizmit me fytyre kapitalisto grabitqare perse Velina nuk e ben kendin e lojrave atje ku jane femijet te pallatet e tyre po don te prishe parkun turp te gjitheve nga krye rrojtelidesi e deri tek mbeshtetesi i fundit itij.
o pederast i qelbur, ndyresire njerezore. fytyra me e ndyre e rilindjes. uroj te te marrin zvarre nje dite, rob fallco.
Vandalet qe mbrojne hapsirat e gjelberta nga shkatrrimi dhe betonimi i egert nga njera ane dhe Banditet qe shkaterrojne hapsirat e gjelberta dhe betonoje egersishte..Edhe une jame nje Vandal….
Kjo “vandalet” me kujton Kico Mustaqin
Une them se vandali me I madh eshte ai Sazan Guri,i cili hiqet si ambjentalist,por eshte nje keqberes. Mos harroni se ishte ky Sazan Guri ,qe udhehoqi turmat ne rastin e demostratave pe r demontimin e armeve kimike,kyu I hoqi popullit miliona dollare. Eshteperseri ky Sazan Guri qe kerkon te pengoj ndertimin enje kendi lojnash. C’ pune i prish parkut ky kend lojnash edhe sikur te shkulen apo priten dy tre peme? PO edhe ne rastese do ndertohen ato kullat,e bashke me pallatet e tjere qe jane ndertuar sipas rregullave ,pse mos te jete kendi i lojnave ne sherbim te femijeve ne keto pallate? Pse nuk u ndie Sazan Guri,pa le Altin Goxhaj,masha e PD,duke filluar me bunkieret perej letre e u vinte flaken, nuk ja vlen te merresh. C;do dhendrri I Saliut aty? Shoqeri civile eshte? Pastaj pse nuk shkoni e konsultohuni ne bashki? Ne raste se jeni te bindur per ndertim kafeneshe ,kushua ka thene e pse nuk i padisni ne gjuq? Pastaj ashtu ndetohen kafenete… PO po ky Sazan Guri duhet Rrahur e vence bile se I eshte hapur goja shume. Po e pa sa e deshi populli kur vuri kanditaturen per kryetar bashkie………
Edhe un jam nje Vandal