Anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste, Ndre Legisi e quan një paçavure statutin, duke parë si po funksionon realisht organizimi i PS.
Ai akuzon Ramën se ka zëvendësuar anëtarët e kryesisë së PS-së si të deleguar nëpër rrethe, me deputetë si Koço Kokëdhima, gjë që sipas tij nuk mund të bëhet.
“Unë në pozicionin e anëtarit të kryesisë, por edhe si një socialist që nga themelimi i Partisë Socialiste, kam ndjekur sistematikisht respektimin e rregullave statutore në parti, për shkak edhe të pozicioneve që kam pasur si sekretar organizativ i PS-së dhe si sekretar në pozicione të tjera në atë parti si dhe anëtar i kryesisë. Kam përshtypjen që diçka më përpara se sa të sensibilizohej Blushi për këtë çështje, kam pasur opinionin tim lidhur me mënyrën se si zoti Rama e drejton Partinë Socialiste dhe si ai i respekton forumet e saj. I respektonte në kohën kur ai ishte në opozitë, për shkak se nuk është se kishte ndonjë punë përveçse ta organizonte partinë për të ardhur në pushtet dhe sapo vjen në pushtet, ai nuk do t’ia dijë fare nëse ekzistojnë apo jo ato forume. Besoj që media ka qenë prej kohësh e sensibilizuar në lidhje me mënyrën se si funksionon asambleja, kur mblidhet dhe si mblidhet, mënyrën se si ka funksionuar kryesia, mënyrën se si Edi Rama ka caktuar disa individë të pazgjedhur në strukturat e PS-së, si të deleguar nëpër qarqe, për të ndjekur dhe monitoruar procesin e zgjedhjeve në parti dhe të kongresit. Kjo është një gafë e jashtëzakonshme, për arsye se duhet të shpërndaheshin anëtarët e asamblesë e kryesisë që të monitoronin procesin. Unë jam anëtar i kryesisë. Blushi është gjithashtu anëtar i kryesisë. Ka të tjerë anëtarë kryesie, që natyrisht nuk janë të caktuar, por po marr rastin e mikut tonë, Koço Kokëdhima (e di që nuk i mbetet hatri), por nuk mundet që ai të zëvendësojë një anëtar të zgjedhur të kryesisë, pavarësisht se ai është deputet. Në statutin tonë, deputeti ka pozicionin e tij si i zgjedhur nga populli dhe janë përcaktuar roli dhe pjesëmarrja e tij në strukturat e partisë.
Anëtari i kryesisë ka pozicion tjetër, sepse mund të jesh deputet, por nuk je anëtar i kryesisë, ose anasjelltas. Pra, këto janë gjëra të përcaktuara. Nisur nga mënyra se si ai e koncepton organizimin e partisë, mënyra se si i afron dhe i largon njerëzit e zgjedhur në strukturë, unë mendoj që është e padrejtë. Unë jam person konkret që jam zgjedhur në kryesi, natyrisht me propozimin e Ramës edhe si sekretar, deri sa unë i paraqita dorëheqjen nga ky pozicion. Unë mendoj se kjo mënyrë organizimi që Rama bën është jostatutore. Unë i kam pasur këto qëndrime të miat përpara se sa të angazhohej Blushi në këtë proces. Kjo nuk do të thotë se unë jam më i avancuar se Blushi, por natyrisht që unë kam shprehur opinionet e mia dhe mbetem një socialist në punën time, natyrisht pa pretendimet për pushtet. Edhe këto pozicione që unë mbaj, nuk kanë lidhje me ndonjë pretendim timin për ndonjë pozicion, por ndihem vërtetë jo mirë kur shikon për shembull që statuti i partisë që është miratuar në kongres, që është dokument themelor i organizimit dhe funksionimit të Partisë Socialiste, që është Kushtetuta e kësaj partie që kthehet në një paçavure, që përdoret dhe interpretohet sipas interesave të kryetarit. Ne nuk jemi nga ato parti që i kemi pas kryetarët nga 20 apo 25 vjet pa qarkulluar. Ne jemi një parti që patëm kryetar historik, patëm një kryetar tjetër, kur zoti Nano ishte në burg, ishte Servet Pëllumbi. Më vonë kemi pasur zotin Majko si Sekretar të Përgjithshëm, në kohën kur Nano dha dorëheqjen. Më vonë ka ardhur prapë Nano. Jo se them se ka qenë perfekte mënyra e funksionimit dhe organizimit të partisë, por ka pasur një debat brenda strukturave të PS-së. Ka pasur disa rregulla të shkruara, të cilat kanë funksionuar në 80-90% të tyre. Në këtë rast nuk ka funksionuar asgjë, as në 10% të tyre”, thotë Legisi në një intervistë për “GSH”.
Ai thumbon edhe Gramoz Ruçin, duke thënë se është kujdesur gjithmonë vetëm për fatin e kryetarëve të PS-së:
“Unë mendoj që koha e ka treguar në të gjithëkëtë periudhë që zoti Ruçi më shumë se garant i statutit, ka qenë garant i kryetarit dhe ka ditur të transferojë stafetën nga një kryetar te tjetri, duke ruajtur pozicionin e vet”.
legis po ti mor djale sikur shkove te LSI, po merresh dhe me dhi ca dreqin do ne PS prape apo jep Nano ndonje lek qe ti dilni kundrta rames. ptu legena shushunja i jeni qepur ketij vendi dhe nuk po e leshoni.
Ndre.Je mire aty ku je.Ruaj dhite dhe ruaju prej tyre te te mos hane abetaren. Ske ce do politiken me,e le ne kohen me te veshtire dhe po kujtohesh vone se mos te mbetet ndonje kocke.O dhite e vreshtat,o politiken. Te dyja s’i perballon dot.!
Ore fermhelm? U bere i gjalle zotrote? Nuk te jane shitur produktet dhe ke nxjerre ne shitje produktin tend 25 vjecar? Shko e kerkoi hesap Ilirit tend, o karte e djegur neper sulme cubash mbi podiumet e Kuvendit dhe prapa dyerve.