Petrit Vasili: LSI propozon që koncesionet që tejkalojnë mandatin katërvjeçar të qeverisë të votohen në Kuvend

22 Shkurt 2016, 17:20Politika TEMA
Petrit Vasili: LSI propozon që koncesionet që tejkalojnë mandatin

Një grup deputetësh ka ndërmarrë një nismë lidhur me disa ndryshime me ligjin për partneritetin publik-privat. Petrit Vasili kreu i grupit parlamentar të Lsi tha sot se synimi i ndryshimeve të propozuara është thellësisht qëllimmirë Sipas tij këshu rritet transprenca dhe soliditeti.

Në themel të nismës qëndron vendosja e disa koncepteve themelore, siç është ai i vlerësimit të alternativës, pra alternativës që zgjidhet për t’u koncensionuar, ku aktorët tashmë të vendosur në ligj, jo në akte të tjera të nivelit më të ulët, që mund të lejonin vend për keqinterpretim, e ritheksoj aktorët e vendosur në ligj janë sigurisht aktorë të rëndësishëm, siç është Ministria e Financave, por dhe avokatura e shtetit.

Sugjerime të tilla, vijnë dhe nga raporti i fundit i FMN-së, ku vlerësimi i fizibilitetit të një nisme dhe avantazheve shumë më të mëdha që ajo ka nga një nismë që mund të prokurohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, duhet të jenë gjerësisht të provuara, pasi sikurse theksohet dhe në raportin e FMN-së këto praktika koncensionare kanë arritur deri në nivelin e 7% prodhimit të brendshëm bruto. Dhe si të tilla paraqesin një influencë të rëndësishme dhe serioze në buxhetin e shqiptarëve dhe për këtë arsye vlerësimi i dobishmërisë së tyre duhet të jetë gjerësisht i provuar dhe ku një nga dikasteret themelorë në këtë punë mbetet në mënyrë të padiskutueshme, Ministria e Financave të Shqipërisë.

Gjithashtu, është përfshirë edhe institucioni i Avokaturës së Shtetit, pasi konsultimi me të është një konsultim dhe një bashkëaprovim i vyer, pasi i mbron ato nga çdo lloj procesi apo çështje juridike që mund të lindë në proces dhe të mund të cenonte ecurinë e tyre.

Një element tjetër shumë i rëndësishëm në ligj është edhe kohëzgjatja e tyre, element që ka ngjallur debate jo të pakta, debate që nuk kanë mundur që të jenë shteruese dhe për këtë arsye kanë mbetur të tilla, të gjata, të diskutueshme dhe objekte të atakimit të tyre kohë pas kohe, edhe në pikëpamjen politike, por edhe në pikëpamje juridike.

Ndaj në propozimin konkret të ofruar nga grupi i deputetëve, propozohet që nisma koncensionare që kalojnë afate mbi 4 vjet, përkthyer me fjalë të thjeshta, që kalojnë afatet e ushtrimit të pushtetit politik të një mazhorance të caktuar, pra dhe mbarten ndër vite, të jenë tashmë detyrime të cilat ecin pavarësisht nga mazhorancat që ndryshojnë dhe marrin një përgjegjësi publike të rëndësishme miratimi, duke përfshirë këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë. Do të thotë që nëse do të ndërmarrim një nismë të caktuar, duke qenë se dhe Kuvendi i Shqipërisë si një aktor i pazëvendësueshëm, bëhet pjesë e këtij diskutimi dhe e këtij aprovimi, ato tashmë janë një detyrim për zbatim në kohë dhe nuk janë objekt më i diskutimeve apo i debateve të panevojshme kohë pas kohe sipas mazhorancave, që eventualisht mund të ndryshojnë pozicionet e tyre.

Njëkohësisht, duhet thënë që kjo nismë është një vënie në lëvizje e një procesi rishikimi dhe solidifikimi ligjor dhe në mënyrë të natyrshme diskutimi dhe debatimi i saj, edhe në komisionet përkatëse në Parlament, por dhe nga aktorët qeveritarë, ajo është e hapur për përmirësime apo për plotësime të mëtejshme, ku qëllimi i vetëm është që ky diskutim t’i japë dhe të prodhojë një zgjidhje shteruese.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje