Rrjeti shpërthen ndaj Ardit Gjebreas për intervistën me vrasësin Marjan Rroku

29 Shkurt 2016, 10:42Politika TEMA

TV Klan ka transmetuar dje një intervistë me Marjan Rrokun, personin që tronditi Tiranën 15 vite më parë, duke vrarë një 16-vjeçare dhe nënën  e saj.

Rroku ka pranuar vrasjet, por është justifikuar dhe nga emisioni i drejtuar nga Ardit gjebrea, ai është trajtuar si viktimë.

Kjo ka bërë që në rrjet të shpërthejë irritimi me intervistën dhe Ardit gjebrean.

Komentuesit online shkruajnë se Gjebrea duhet të kërkojë falje për rivrasjen dhe përgojimin e viktimave nga ana e Rrokut, i cili tregoi hisotrinë e vrasjes siç i interesonte atij.

Sipas komentuesve, nuk mund të trajtohet një monstër si viktimë dhe të shfaqen intervista dhe histori të tilla, pa bërë më parë verifikime nga televizioni dhe drejtuesi i emisionit.

19 komente në “Rrjeti shpërthen ndaj Ardit Gjebreas për intervistën me vrasësin Marjan Rroku”

  1. cicikupi says:

    Ardit Gjebrea, i ka bere qok ndokujt, per nje dore lekesh ose Sander Frangaj e ka njeriun e vete kete monstren. nuk duhet ndonje analize

  2. Lexues says:

    Kjo smund te quhet asgje tjeter vetem se Intervista e Turpit. Ardit duhet te dish e mbash vath ne vesh nje fjale te nje nene qe tha: Burgu ka dere por varri jo.
    Uroj qe te kesh mesuar nga ky, qe ne kete rast po e quaj, GABIM.

    1. Prec Ulaj says:

      Gazetaret tane duhet te mesohen me ate qe quhet dy anet e te vertetes.
      Mbasi intervistohet ky krimineli, gjendet edhe pala tjeter, te degjoj shikuesi faqen tjeter, ate te demtuar.
      Ky krimineli eshte nje nga 10 kriminelet me te kerkuar ne Amerike ne vitin 2007-2008, qe organizon TV “10 Most wanted” .
      Mbasi doli ne TV me foto, , u kap nga FBI.
      Kjo monster kriminele duhet te vdesi ne Burg, se ka vrare dy njerez te pambrojtur.

  3. Hlorji says:

    Cdo kush nga ne po ta analuizoje kete emision trondtes sikur ti kish ndodhur atij do ta shihnit veten sh keq ne ndergjegjje.Me tronditi fakti qe jane vrare dy shpirtra engjejsh .nene e vajze por edhe per ngjarjet per nje mendje ekselence jam tronditur.Panvaresisht se per 15 vitesh ai i eshte fshehur te vertese per mua deklarimi me shpirt qe une i kam vrare une shoh nje shpirt te paster te ketij intelektuali qe ka rene ne kurth te nje aventure me nje adoleshente kete nuk do tja fal.Fjalet e tij ne fund te bisedes ishte nje messzh i vertet qe cdo kush nga ne jeten munfohet da drejtojne njerez qe te mos e jetojme .
    Femra fut shejtanin ne shishe burrat burgosin
    Shpitrat e tyre nga krenaria e semure

    1. emigranti_boston says:

      #hlorji
      Nje 16 vjecare do fuste shejtanin ne shishe mor manjak? Mjafton te shikosh syte e asaj vajze per te kuptuar qe ishte nje engjell. Duhet te jesh si puna e ketij pedofilit qe terrorizoni adoleshentet. Kur nje femer te thote “jo” nuk ngacmohet me. Por si do pranoj refuzimin shpellari aka student i ekselences? Kujt po i plas per gjoja pendimin e ketij? Te ishte penduar ky mut muti, do ishte dorezuar ne moment ne komisariat. Ate do bente cdo njeri me dy gram ndergjegje. Po kete gje nuk e beri, se tipa si ky nuk kane kellqe, ndihen burra vetem me nje arme ne dore. Paska kujtuar se do e qellonte me pistolete mamaja e vajzes? Edhe cinizmi e ka nje kufi. Po ky moster nuk paska limite fare. Do isha kurioz te dija se kush e ka ndihmuar? S’paskan lene gure pa levizur qe te arratisej surrati i ketij. Ta kishte kryer ketu ne Amerike kete krim, tani do ishte duke i bere shoqeri krimbave. Ne mos gaboj ne krye te SHiK-ut ka qene Fatos Klosi ne ato vite. Mos gjetshin rehat tek familjet e tyre dhe ky qelbesira vdekt ne burg. Ardit Gjebrea nje bythelepires ka qene tere jetes. Do shiste dhe veten per tre kacidhe.

      1. Enki says:

        Do shkruaja edhe une por ti ke thene djithcka ne kete koment.
        Femra fut shjtanin ne shishe?!!
        Mos eshte dobesia e ketij shpellari per tu fajsuar?!!
        Apo do te vritej sedra ty edhe 90% e meshkujve maskilist ne Shqiperi?!

  4. Elsa says:

    Si do ta bejshe kete interviste Ardit po te kishte ndodhur kjo histori tek te afermit tuaj?

  5. pd says:

    ne ç do vend te botes ky tipi quhet pedofil dhe pedofilat jan te perbuzur ne shoqeri vetem ne shqiperi i mbajn edhe per donzhuana .pty rrace e keqe te qifsha moteren.

  6. pd says:

    o pedofila e dini apo jo qe ky quhet pedofil o arditttttttttttttttt

  7. ines says:

    Ardit jeni nje cakall! nje vampir! gjithmon arrivist dhe sahanlepires, ama kte rradh sjellja juaj jonjerzore e ka tejkaluar kufirin!
    Te shesesh si zemerbute e te penduar nje psikopat, nje njeri me mendje te stervitur qe shfrytezoj programin per te dhen nje imazh te deformuar te vetes…dhe Ju, Ardit, qe po i beni nder dikujt, duke hecur mbi trupat e pajete te atyre 2 engjejve, keni hyr ne gjynah te madh! Ama kujto qe bota rrotullohet dhe qe gjithcka lahet ne kte jet!

  8. ZZZZZZZZZZZZZ...... says:

    ARDPEDOFIA QUHET ME MIRE ….E DINI …??!

  9. Halil says:

    Ardit, pse na detyron tt tt mbajme mend per keq?!!

  10. Dorina says:

    Pse flisni keshtu? Mua nuk m’u duk si tip monstre as si vrases. Ndodh q ene memente te caktuara njeriu nuk di se c’ben, edhe mund ta kaloje cakun. por nuk mund te quhet kriminel. jo kaq fyes, nukimeriton te gjitha fjale, denimin e ka marre..

    1. koli says:

      Me te vertete mi Dorina t’u duk i pafajshem? Po shko takoje ne burg dhe beji shoqeri se duhet te kete nevoje. Ngushelloni njeri-tjetrin me ate rast se qenkeni njesoj psikopate. Ca hale njeriu justifikon vrasjen e nje adoleshenteje dhe mamase se saj? Malokut i kishte hipur deliri i madheshtise se punonte tek SHIK-u dhe na kishte pistolete. Aq interesant i dukej vetja se ngacmonte si pedofil vajza minorene neper oborret e gjimnazeve.

  11. M.Hajati says:

    Burri qe asht burre kurr nuk vret grue se njehet per turp.Burri matet me burra dhe jo me gra.

  12. Moisi Golemi says:

    Kardit Gjebrea e interviston kete kriminel per ta shfajesuar. Dhe kjo sepse, ky tipi qe vesh pulover roze DKNY, duket si pjesetar i shoqates se Gjebrese. Matanlums.

  13. mireli n says:

    Po shetisja me nji shokun tim para disa vitesh ne nji tortuar prane stadiumit “Dinamo”. Perball nesh
    po afrohej nje meso burre , me shikim te mendueshem qe ecte ngadale e dukej sikur meditonte me vehte.
    Me fale me thote shoku im dhe u shkepute prej meje dhe takoi zoterine qe ecte mendueshem. Disa minuta
    prita dhe shoku me thote: Zoteria qe takova eshte nga Mallakastra dhe eshte personi qe nji oficer i SHISH i ka vrare te shoqen
    dhe vajzen . Eshte zotni burre me thote shoku im. Me erdhi shume keq dhe instiktivisht ketheva koken dhe e pashe kete njeri te mire
    qe capitej ngadalshem ne tortuarin prane lulishtes qe gumzhinte nga zerat e femijve.
    Befasishte shikoje ne TV A. GJEBRENE i cili me habiti me intervisten e kesaj mostre. Mendova se a i kane mente ne koke keta gazetare kur marin nisma te tilla te cilat shkaktojne dhimbje te llella te familjet qe kane humbur njerzit e tyre te dashur ?. Dhe e motra e thote drejte se me kete veprim motra dhe nena jone u vra perseri. Dhe fatekeqesisht kete here i vrau me mendjelehtesine e pafaleshme Ardit Gjebrea. Turp per ju z.Gjebrea.

  14. tani says:

    RACE E QELBUR GAZETARESH ANALISTA DREJTUES EMISIONESH QE ARRIJNE DERI KTU KY ESHT KULMI I NJE SHTYPI E TELEVIZIONI KULMIIIIIIIIIII
    KEMBANAT E alarmit kane rene me kohe ne shqiperi degjenerim kudo dhe ky plera arditi shkon pa piken e turpit dhe ben emisione te tilla per te terheq audiencen E TV KLANIT ME URDHER TE PRONARVE TE VET
    dhe cfar mesazhi i percjell rinise shqiptare me kete rast eshte dikush ne shqiperi te ma thote cfar mesazhi percolli ai me kte emision te ndyre . qe he rini c prisni vrisni perdhunoni dhe ju se prap do jeni engjej se dhe kriminelet njerez jane kane zemer dhe bejne gabime
    ky eshte mesazh qe na percolli tv klani QE KA DHE KRIMINEL TE MIRE MESHIR PER TA ///// COHU ENVER NGA VARRI DHE zhduki kta mostra e bashke me ta dhe kta qe bejne kto emisione te ndyra faji i drejtuesve te burgut i ministris se drejtesis etj qe lejojne kta gazetar pa dit qellimin dhe mesazhin qe do percjelli tek publiku
    kshu eshte kur ske shtet dhe nje gazetasr futet ne burgun e siguris se larte dhe ben cte doje
    kush ja ka dhen lejen dhe e dyta cfar do percjelli tek publiku ka njerez qe i kontrollojne???? per mua direkt te dorhiqet ministri drejtori burgut etj qe lejuan kete gazetar dhe kete emision qe s percell asgje te mire tek rinia shqiptare . ne cdo vend te europes keshtu do veprohej po te kish ndodhur nje gje e tille me percjellje tek publiku te tila mesazhe .

  15. Anita says:

    Kjo interviste eshte nje plumb I dyte qe po I rihap plaget e familjes se viktimave. Ne asnje vend tjeter te botes nje maskarrallek I tille mund te quhet gazetari. Faktet kundra RRokut jane me dosje te Tera qe dhe gjykata e tiranes dhe hetuesit ne Amerike mund tua japin. Ky ishte nje krim qe kishte Jo vetem 2 viktima por permbysi jeten e nje familje te mrekullueshme. Ata qe u lane mpapa, Kane nje plage ne zemer qe kurre s’do te sherohet. As nuk keni pak respekt per familjen qe ka vuajtur kaq shume? Vrasesi ngelet vrases. Gazetari I vertete I interviston te dy palet. Ti vij turp Gjebres dhe Klanit qe e lejoj ta publikonte. Zoti Gjebre,por sikur Kjo tragjedi ti kishte ndodhur gruas e vajzes tende? A mund ta beje dot jete veprim me vrasesin e tyre? Je njeri pa meshire e ndergjegje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje