Motra e Aldës: Marjan Rroku, një monstër. Ja si mi vrau motrën dhe nënën

29 Shkurt 2016, 09:12Politika TEMA

Ornela Canaj, motra e Alda Canajt, viktima e Marjan Rrokut reagoi pas intervistës së tij një ditë më parë te “E diela shqiptare”.

Ajo e quan Marjan Rrokun një psikopat, që “I mori çdo grimcë jete” motrës së saj, para se ta vriste. Sipas Ornelës, Marjan Rroku e përndiqte motrën e saj dhe e vrau me paramendim, madje edhe ne intervistën e një dite më parë ai ka gënjyer për ngjarjen.

Statusi i plote i Ornela Canajt, motra e Aldës

E hapa kete faqe për të nderuar kujtimin e motrës dhe nënës sime. Pasi pashë intervisten tek “E djela shqiptare” që u dha ne TV Klan ne 28 Shkurt 2016, vendosa të hap kete faqe të tregoj faktet dhe te informoj publikun per te vërtetën e vetme qe qëndron pas vrasjes se pameshire te Mbarime dhe Alda Canaj. Dua t’ju bej te ditur njerezve, se kush eshte ne te VERTETE Marjan Rroku; ai nuk eshte vetem nje vrases, por nje psikopat sadist qe i paramendoi dhe ne mënyre metodike i arkitektoi keto vepra te uleta.

Marjan Rroku vendosi te thotë versionin e shpikur te ngjarjeve, dhe harroi te përmendte se si çdo mengjes ai priste motren time te vogel te dera e jashtme e shtepise dhe e përndiqte.

Ai e ndalonte cdo dite Ate, rruges per ne shkolle dhe kur kthehej nga shkolla, për t’i treguar qe ajo ishte e tija dhe ajo nuk duhet t’i drejtonte syte nga asnje mashkull tjetër. Në moshën 27 vjeçare, Rroku, nen shenjestren e armes, e ndaloi Alden e pambrojtur, 16 vjeç duke e detyruar ate me force te vendoste qe ose te shkonte me te, ose do te vdiste.

Rroku nuk ndaloi me kaq, po qëlloi dhe babane tim, dhe na vuri ne shenjester te gjitheve si familje, edhe pse ne nderruam dy shtepi brenda dy muajsh. Rroku i mori cdo grimce te jetes sime motre para se t’a vriste.

Per muaj me radhe familja jone u perndoq dhe torturua fizikisht dhe mentalisht nga ky kriminel qe fshihej nen titullin e tij zyrtar si punonjes i ISHKNG-se. Denoncim pas denoncimi ne Rajonin nr.1 e Rajonin nr.2 te policise ne Tirane. Gjashte denoncime te deposituara qe pasqyronin 6 episode te ashpra dhune.

Ne 29 Mars 2001, Marjan Rroku gjakftohtesisht qëlloi shtate plumbat qe vrane mamane dhe motren time. “Ishte nje skenë e tmerrshme”, i tha nje deshmitar policise. Mami qe mundohej te mbronte Alden duke perdorur trupin e saj si mburojë, dhe Alda qe perpiqej ti dilte para mamit qe ta mbronte nga plumbat.

Pasi jua mori jeten dhe i la te shtrira njera mbi tjetren ne mes te Pallatit te Sportit, u zhduk paburrerrisht dhe u fsheh ne Amerike, duke u perpjekur t’i shmangej deminit per krimin e pameshirshem qe kreu.

U bene pothuaj 15 vjet qe nga dita qe i pashe mamin e Alden per heren e fundit. Ky monster i ka kushtuar vetem vuajtje e lote familjes sime. U munduam me c’kishim te gjejme drejtesi. Pasi pashe emisionin ne Klan ndihem se mami dhe motra ime u vrane, serish, per here te dyte.

22 komente në “Motra e Aldës: Marjan Rroku, një monstër. Ja si mi vrau motrën dhe nënën”

  1. Edi says:

    Po moj moter ke te drejte…
    Por Diti nuk ndalet para asgjeje per te rritur shikueshmerine
    Qenush i pashpirt….

    1. anonim says:

      Ornela me vjen keq qe te duhet te kalosh dhe njehere permes kesaj.
      Eshte identik sic e pershkruan situaten.Kujtoj perpjekjet e tua e te familjes tuaj per ta shpetuar nga ajo histori, por ne ate koh moj moter te ishe punonjes i SHIK kishe te drejte te beje gjithcka, po se mos kane ndryshuar kohet ne Shqiperi, thjesht kane marre forma te tjera. Eshte e dhimbshme menyra si Alda iku.
      E kujtojme si tani te gjith ne qe jetuam ne 97-98 tek konvikti 11-12.
      Nuk e kuptoj ku do te dal Arditi me kete history. Turp Ardit, krijoi dhimbje tek ne qe vetem e njihnim, jo me per famijen. Turp Ardit.

    2. Hysni Dajaku says:

      Nuk ka fjale te pershkruaj fatkeqesine me te cilen eshte perballur familja juaj.
      Beju e forte si Mallkastriote qe je,
      Kujdesu per vehten dhe Babin tend me dinjitet e kurajo.
      Te rroni e ti kujtoni me mall ato pjes te vyera te familjes qe ua morren padrejtesisht.

  2. babel says:

    Ngushellime kesaj goces, duhet denim me vdekje…dhe butoni e ekzekutimit ta shtypi kjo .

  3. loni says:

    Ngushellime per njerezit e tu te dashur Ornela,pak si me vonese arrestimi i ketij maloku basdart por cdo gje u vu atje ku e kerkoi drejtesia,ishte me e pakta qe mund te lehtesoi ty si njeriu me i dashur te familjes tende,ai kokrra e malokut do vuaj gjithe jeten dhe do vdesi si klysh ne birucat e burgut ,mos u merzit jeta vazhdon dhe te uroj qe zoti te dhente ate qe meriton,qeni malok nuk do gezoje me parajsen qe diku kujtonte se e kishte fituar,se e mbronte qeni i eger sali deri dje,per mua ky plere malsie duhet te denohesh me ligjet e enverit,me varje,po ce do eshte e drejta malokeve me kete sistem qe ngriten te vdesin si qener neper burgje.ngushellime Ornela.

    1. Pilo Lala says:

      Jeto te pakten per te kujtuar mamane dhe motren.
      Ti je heroine se e ndoqe kete qen deri ne Amerike, dhe eshte merita jote qe u kap nga FBI.
      Ardit Gjebreja mund te jete nje gazetar budalla , qe e perdor Klani per te ndryshuar opinionin e Shqiptareve per kete monster , kokrra e Malokut te pabese.

  4. sb says:

    Dava malokesh, vetem gjuhen e hurit dhe litarit kuptojne

  5. Arben says:

    Mos u shqeteso shume se Arditi e kapi shikueshmerine kete jave. Dhe ta dish qe javen qe vjen do te jesh ti para mikrofoiit per te dhene variantin tend keshtu qe edhe me shume shikueshmeri do te kete . Behu e forte dhe jeto jeten edhe per motren tende

  6. al says:

    Vareni ate hale ne mes te Tiranes nga kembet

  7. kuli says:

    Ornela, me vjen keq qe duhet te perballesh me kete lloj fallsiteti nga ana e televisionit klan dhe ca plerave te pataentuara e pa integritet qe shesin dhe mamat e tyre per lek si ardit gjebrea. Megjithate duhet te ndihesh mire qe publiku shqiptar te mbeshtet ty dhe familjen tende e nuk i ha keto pallavrat qe ben arditi me ket kriminelin. Mase kalbet brenda derri, ashtu i takon.

  8. erdi says:

    O Ardit!Po turp nuk ke, qe merr nje kriminel per komercializem??!!Ai duhet te ish ne varr e jo ne ekranet e TV!!Po c’kerkon ti thuash shqiptareve me kete plere mor Ardit?
    Ardit,zoti shikon.Mos harro!

  9. neritani says:

    Ja keto jane rastet qe shoqeria jone duhet te shikoj veten. Te gjithe fokusohemi tek ky kriminel derisa disa duan ta varin dhe te lajme duart me kete ceshtje. Edhe sot mbas 15 vitesh nuk arrijme te merremi ashtu si duhet me kete. Asnje analize se kush ka keqe shefi i ketij personi qe ka arritur te marri ne pune dike me probleme te medha psiqike apo shoqerore. Un nuk do te habitesha qe shefat e ketij djali te kene bere karriere. Do te doja te analizonim se kush kane qene shefat e policise se Rajonit 1 dhe 2 qe nuk kane vepruar pas dennoncimeve. Kush e drejtonte policine e Tiranes apo Policine e shtetit ne ate kohe. Shikun kush e drejtonte ne ate kohe. Dha njeri doreheqjen? A u denua njeri per bashkepunim me mosveprim ne vrasje?
    Un qe vertet ndihem keq nga kjo ngjarje s’majftohem vetem me denimin e marjan Rrokut sespe ka edhe me shume fajtor ne kete ceshtje..

  10. Kollodoku says:

    Un mondoj qe ta bojkotojm e djela shqiptare kete jave. Ne kete menyre diti dhe klani do kuptojn se ka nji kufi. Mendoj se eshte menyra me e mire. BOJKOTIM. BOJKOTIM. BOJKOTIM

  11. Q.S says:

    Na vjen shume keq qe duhet te kalosh edhe nje here tjeter kete dhimbje te paimagjinueshme.
    Turp ardit gjebreas dhe te gjitha mediave shqipetare qe vetem per te arritur shikueshmerine dhe famen e tyre bejne cdo gje, turp

  12. suliot says:

    veriu i shqiperise vetem kriminela prodhon, e them me bindje se nuk besoj se do te kete njerez te tille barbare ne bote, kafshe,

  13. xhiboksi says:

    Ornela t’i je nje burrnesh e lindur ashtu si dhe nena jote se bashku me motren qe u larguan nga kjo jete se bashku mese plumbave te nje krimineli qe sot hiqet si engjell ai eshte veç nje djall veç nje kriminel, por sot une dhe çdo njeri me zemer te ndjeshme te bardhe nuk fale as dhe qendrimin e zotit Ardit qe del e merr ne mbrojtje nje kriminel, jo Ardit ke humbur shume me kete veprim qe bere, komeso diçka ne rast se merr vajzen te motren dhe te thote te verteten si eshte qe e dine te gjithe,vere veten ne rolin e viktimes drejtoje thiken nga vetja dhe pastaj merr ne mbrojtje nje kriminel te penduar,fatekeqesi per ty Ardit.

  14. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Turp per shtetin shqiptar! Turp! Turp! Turp! Zonje te rekomandoi te marresh avokat e te padisish SHIK-un pasi ka pergjegjesi direkte per te gjitha veprimet e mosveprimet e kryera nga punonjesit e saj. Duhet te marresh urgjent avokat per te hapur çeshtje civile me SHIK dhe duhet te pretendosh se eshte SHIK pergjegjes dhe jo Marin Frroku, eshte ShIKU qe zgjidh problemet me Z. Frroku dhe jo Ti. Duhet te pretendosh demshperblim nga SHIKU 5×2= 10 milion euro. E kupton! Mos humb kohe! Se nuk je ne gjendje te paguash avokat jemi gati per te gjitha variantet e mundshme.

  15. Anila says:

    Ke te drejte moj Ornela, kujt nuk do i qante zemra per humbjen e motres dhe mamase e per me teper ne rrethana aq tragjike. Mund te kishte qene motra e kujtdo ne vend te Aldes. Eshte e vertete qe keta kafshe benin ligjin duke u fshehur pas petkut te SHIK-ut. Si mund t’i drejtosh armen nje vajze16 vjec dhe nenes se saj, po dora si nuk iu drodh ketij krimineli? Mos gjetshin qetesi ne jete ata qe e ndihmuan te arratisej. Si pati pafytyresine te genjente pa i levizur qerpiku? Pale po na luante dhe rolin e babait te perkushtuar! E kush , ky nje cope plehre vrases ordiner…. U kalbte pas atyre hekurave!

  16. Para Laci says:

    Per komentuesit hipokrite:

    Kur I shprehen ngushellimet tjetrit, nuk I thuhet mos u merzit se ai qe e beri ishte malok, rom, grek, serb apo turk. Kur I shprehen ngushellime tjetrit I shprehen per dhimbjet qe ky krim apo vdekje I ka shkaktu familjes dhe zoti ti jap force per dhimbjet. Ju cfare po I thoni Orneles ne te vertet esht: Ornela ne I urrejme maloket me shum se sa ndjejme dhimbje per humbjen e familjes tende, dhe tani na u dha rasti qe ti shajme ata akoma me shum. Kjo esht e verteta se cfare po I thoni Orneles.

    Orneles, Zoti I dhasht force dhe te kete te tjeret. Sa per vrasesin, ai ka marr denimin minimum.

  17. ili says:

    Ornela you are my hero, you are brave and very smart. This unfortunate event id not kill you , it made you stronger and smarter ad more determined. I am writing in English so the correction from the computer does interfere. You are a good sister and daughter. You should be proud of yourself for being able to track down this evil and criminal with an angel face. Nobody should have mercy for him. He took 2 lives in cold blooded manner, and now he is missing his son……… Yes, how about his victims who are missed by the family. Ardit should have treated this story in 2 sides way. I am sure Ardit who is well known for integrity, did not mean to hurt anyone’s feelings. I am sure he will find a way to tell the other part of the story as witnessed by Ornela. Respect from canada

  18. dajti says:

    Me sa me kujtohet, familjaret e Aldes ishin ankuar edhe tek Fatos Klosi, qe e kishte patur student kete monstren dhe ai nuk mori asnje mase ndaj tij. Madje, pozicioni i punes qe ai kishte nuk e lejonte qe te mbante arme. Vtem kur e mendon eshte e tmerrshme. Nga ajo zone prej nga ku eshte ai nuk kane problem se i vret, apo te vrasin. Me kot bejne emisione se si ngujohen nga gjakmarrja. Deri tani nuk kam njohur burre te mire prej andej.

  19. toni says:

    Ngushellime te sinqerta per Ornelen. Turp per Arditin qe i jep hapesire mediatike krimineleve (ne fakt ky duket sikur eshte i semure psiqik) por edhe turp per komentuesit qe ofendojne Verioret sikur keto komentues jane rrace franceze , gjermane a ku ta di une…Krimet makabre ndodhin edhe nga Jugu, ne mos gabohem shume me te renda , e shume me teper…mjafton te kujtojme ’97 por edhe lajmet e perditshme…. Shikoni pak harten e krimit ne Shqiperi dhe statistikat e burgjeve shqiptare…nga cilat treva ka me shume te burgosur????!!!! kujtojni pak kohen e diktatures ku gjithe sigurimsat ishin Jugore , kriminel te pashpirt te ragut te ketij e ne shume raste sh me brutal… vrane, prene, perdhunuan, shkaterruan familje e te ardhmen e sh familjeve… e fundit , kete tipin ne Shik e kishte marre Fatos Klosi, 28 karat komunist dhe 280 karat Jugor. edhe ai mban pergjegjesi per rekrutimet ne ate institucion apo e ka njohur mire dhe kushedi se ku ka dashur ta perdor…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje