Projekt-statuti i ri i socialistëve ruan parimin e zgjedhjes së kryetarit përmes parimit një anëtar, një votë, por saktëson ndryshimin mes rasteve kur partia është në opozitë dhe kur ajo është në qeverisje.
“Alternativat e paraqitura do të shqyrtohen nga asambleja dhe nga kongresi, por ky është projekt që hyn në fuqi në momentin që e voton Kongresi i Partisë Socialiste. Sot është një projekt dhe si gjithë projektet nuk ka efekte”, tha për Top Channel Fatmir Xhafaj, Sekretar për Çështjet e Koordinimit në Partinë Socialiste.
Nuk është vendosur ende nëse ndryshimet statutore do të votohen si pikë e parë e rendit të ditës, pasi kjo vendoset nga Asambleja e Partisë Socialiste. Por, nëse kjo ndodh, atëherë i gjithë procesi i përzgjedhjes së kryetarit do të përcaktohej nga statuti i ri.
“E thoni ju këtë, nuk e them unë. Jam këtu për të paraqitur projektin, arsyet që përcaktuan nevojën e këtyre ndryshimeve dhe risitë që sjell ky projekt-statut, ky dokument, që është ende një projekt, dhe momenti në të cilin votohet është momenti që do të parashikojë rendi i ditës së kongresit. Sipas rendit të ditës. Nuk jam unë ai që e përcaktoj rendin e ditës. Mendimet jepen në Asamblenë Kombëtare sepse atje debatohet dhe atje votohet“, sqaroi Xhafaj.
Ndryshimet statutore që do të kenë në bazë edhe modelin laburist, sipas zotit Xhafaj, do t‘i japin një dinamikë të re dhe organizim më efikas kësaj force politike, kjo në kuadër edhe të ndarjes së re territoriale.
Pse imitoni si majmunet cdo gje te huaj?
Edhe DENIMIN ME VDEKJE e kemi hequr,meqenese e ka bere e gjhithe Europa,por per Shqiperine eshte e PA DREJTE!
Pse ne SHBA kriminelet denohen me vdejke?
Heqja e denimit me vdekje ne Shqiperi ka bere qe KRIMI TE RRITET NE MENYRE TE LLAHTARSHME!!!
Te imitosh rregullat britanike ne Shqiperi eshte SKANDALOZE!
Ne Shqiperi nuk ekziston shteti e as partite sic jane atje!
Ketu,jo vetem duhet te jape llogari kryetari cdo 4 vjet,por eshte SKANDAL qe ai te jete edhe kryeminister!
Nuk ka llogjike qe meqenese partia apo koalicioni fitoi zgjedhjet,kryetari nuk rizgjidhet!
Po mire atehere,ne se Ilir Metes i lind interesi,qe ta prishe koalicionin,si do veprohet me kyeministrin apo kryetarin e partise???
Ripunimi i Statutit te ri,duke mos bere votim VETEM per kryetarin e partise eshte SHKELJE E HAPUR E DEMOKRACISE NE PARTI dhe nenshtrim i saj nga BAJRAKTARI i radhes!
Asgje e keqe nuk i vjen partise nga llogaridhenia e votimi ne cdo 4 vjet!
Ne se ky ndryshim miratohet ne Kongres,atehere kjo do te thote se NUK EKZISTON ME DEMOKRACI NE PS!
Eshte e palogjikshme qe te rivotohet per kreun e forces politike kur drejtuesi i saj mandatohet nga pjesa me e madhe e popullit qe te drejtoje vendin. Ne rastin konkret kreu i Partise Socialiste u votua se fundmi jo vetem nga socialistet por edhe me gjere, ne zgjedhjet e vitit 2013 dhe ato te vitit 2015. Parimi nje anetar, nje vote ka qene praktike e Partise Socialiste.
Ke te drejte .
Gjermanet e merkelit dhe gjithe europianet e tjere qe e kane .jane kot bile mbara bote.
Po mos u merzisni se edhe nje vit eshte e mendojne shqiptaret edhe per PS.
@ Anonim!
Se sa e llogjikeshme eshte kjo qe derdellit ti kete e di une qe jam antar i PS-se dhe shikoj se nga viti ne vit,qe PS-ja sa vjen e VDES organizativisht!
Nje parti politike nuk eshte vetem per mitingje apo sa per te votuar,por mbi te gjitha te jete nje ORGANIZEM I GJALLE POLITIK ku antaret e saj te kritikojne,te vleresojne drejtuesit dhe organet e zgjedhura cdo dite,te komunikojne me ata sa here te kene probleme,t’u kerkohet llogari te zgjedhurve,aq me shume kur jane ne pushtet etj!
Ja nje shembulli i fresket:
-Para dy muajsh u bene zgjedhjet ne parti,ku u bashkuan disa seksione bashke!
Organizatoret e mbledhjes kishin thirrur vetem personat qe gjykonin se do votonin per personin qe donin ata per kryetar,ndersa ne te tjeret,qe perbenim shumicen,NUK NA NJOFTUAN!
Po keshtu ndodhi edhe kur u propozuan kandidatet per delegate ne Kongresin e PS-se!
Nuk na njoftoi njeri dhe vetem kur ishte dita per te votuar ne seline e PS-se Tirane,na moren ne telefon nje per nje per te mos munguar!
Doemos qe nuk vajtem per votime se nuk pranojme te jemi TURME!!
Ja ky eshte votimi “NJE ATAR NJE SHUPLAKE”!!!
Po ne 2009-en kur PS-ja humbi zgjedhjet, pse kryetari i saj nuk e dha doreheqjen. A eshte e shkruar gjekundi ne statutin e PS-se, se kur kryetari ankohet se ja vodhen votat, atehere Ai ka te drejte te mos e jape doreheqjen. Ne PS ashtu si dhe ne partite e tjera nuk egziston asnje lloj forumi drejtues, por ka vetem kryetare qe bejne si ju do qefi. Edi Rama ne 2009-en vetem per te mos dhene doreheqjen nga kreu i PS-se, i futi deputetet si dele ne greve urie ne mes te bulevardit. Nje gje e tille nuk eshte pare dhe degjuar ne asnje vend te botes, per me teper qe deputetet e kane te ndaluar me ligj te hyjne ne greva urie.
Rregulli e do qe kongresi te zhvilloje punimet me statutin e vjeter, dhe me pas ne fund te behen ndryshimet ne statut. Ndryshimet ne statut ne fillim te kongresit nuk jane gje tjeter veçse nje farse e shemtuar per te konsoliduar perfundimisht Edi Ramen si kryetar. Nqs mbeshtetesit e Blushit nuk bejne diçka perpara se kjo te ndodhe, atehere anetaret e PS-se do mbeten perjetesisht delet e çobanit Rama.
Xhafa eshte mjeshter,jo me kot ka 30 vjet qe ha ne cdo qeveri,per statutin Xhafa eshte kampion i mashtrimit sebashku me vellain etij Koco do te dine te zgjedhin delegatet dhq perfaqesusesit.Kot lodhen ,keta kane ardhur me katapulte nga lart,asnjehere nuk kane punuar.
Ka nje hile – dhelperi nga Edi Rama me te tijte: piramida e PS-se do te filloje te formohet nga Kulmi dhe jo nga Baza e saj. Miratimi i statutit do te thote ligjerimi i kesaj dhelperie, do te thote konsolidim i oligarkise alla “rilindje” , ndryshe alla – Rama, dhe tek e fundit ligjerimi i mosrespektimit te demokracise se brendeshme te cdo partie: sepse statuti duhej te lexohej, te pasurohej dhe terhiqte verejtjet e cdo antari, nderkohe te beheshin zgjedhjet e reja ne organizata dhe bashki, te zgjidheshin kryetaret e tyre dhe delegatet per ne Kongres. I cili:
Diskuton ndryshimet ne statut, Programin e saj. I miraton me shumice votash. Zgjedh asamblene,kryesine dhe kryetarin.
Por Rama do te zgjedhe veten, me pas mbeshtetesit e vet: te shperndare me shumice ne Kryesine e partise, n ‘Asamlene e saj si edhe ne kryetaret e partise ne Bashkite ashtu sic beri me kryetaret e tyre ne zgjedhjet e vjeteshme.
Shkurt, do te krijohet piramida alla-Rama e bojatisur ne ngjyre mavi dhe me emrin e ri: “rilindje “. Nje dolli per dredhine a madhe te rradhes!
Po nese ps katandiset me 30 deputete po ne aleance me lsi e ku di une i fitojme zgjedhjet prape nuk duhet te kete zgjedhje ????,se jemi partia qeverisese …..
Nje poet, Ferit Lamaj thote:
Kafshet formuan qeverine
Ujkut i dhane bujqesine
Sic duket Xhafa zevendeson Rucin.Pastaj 1 antar +1 vote=1 kryetar.
As nuk diskutohet,fitimtari nuk gjykohet dhe ben ligjin e me te fortit.,te tjret bejne kot dhe lehin.
Rama nuk i fitoi zgjedhjet si PS por si koalicion.Prandaj Rama duhet te shkoje ne votim dhe nqs i fiton atehere ai eshte kryetar.
RROFTE PARTIA DHE SHOKU EDVER.
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.
EDHE BAR DO TE HAJE, EDHE NE GJERMANI DO TE SHKOJE SI LAMASH,
POR, AMA PARIMIN E PARTISE DHE SHOKUT EDVER NUK E SHKELL.