PD në kërkim të spiunit, Tritan Shehu: Të merren masa ndaj atyre që spiunojnë debatet

28 Shkurt 2016, 09:09Politika TEMA

Ish­-kryetari i Partisë Demokratike dhe njëkohë­ sisht kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu, e sheh si shqetësues transmetimin në media të debateve në mbledhjet e Grupit Parlamentar.

Në një intervistë për “Panoramën”, Shehu sqaron se do të ishte mirë që kryetari i Grupit Parlamentar të mbante një qëndrim lidhur me këtë çështje. Sipas ish­kreut të PD-­së, publikimi në media i debateve bëhet për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe lidershipin e saj në opinionin publik.

Media po publikojnë mbas mbledhjeve me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD­-së “procesverbale” të atyshme. Ju si ish­-kryetar si do ta vlerësoni këtë?

Po është e vërtetë që shpesh po ndodh diçka e tillë, që pa dyshim edhe mua më ka shqetësuar. Besoj se të njëjtin sensacion kanë pasur dhe kolegët e mi. Së pari unë dua të them që është normale të debatohet dhe të ketë mendime të ndryshme, kritika, sugjerime në një grup parlamentar.

Në PD ka pasur gjithmonë grupe deputetësh “luftarakë”, që asnjëherë nuk u janë shmangur debateve, me qëllimin përmirësimin e aktivitetit të tij apo të partisë. Kjo është një e drejtë thelbësore e gjithsekujt dhe bën pjesë në parimet e demokracisë.

Kështu unë nuk komentoj mendimet e ndryshme të kolegëve, ndaj ose jo të njëjtin opinion me ata. Ndërsa në lidhje me sa ju pyesni për ato publikime të medias, unë nuk mund të konfirmoj nëse janë apo jo besnike me realitetin ato që janë shkruar në formë “procesverbalesh”.

Por, sidoqoftë, në të dy rastet kemi të bëjmë me një situatë të papëlqyeshme, ndaj së cilës duhet reaguar. Dhe kjo mendoj se është detyrë së pari e kryetarit të Grupit tonë Parlamentar. Në qoftë se ato që publikohen janë sajesa të medias, veçanërisht duke qenë të përsëritura, bëhen me keqdashje, për të krijuar opinione të deformuara e dëmtuese për PD­-në, pra duhen përgënjeshtruar.

Po nëse janë të vërteta ato që pasqyrohen?

Kjo do të ishte një çështje tjetër, që do ta përcaktoja e shëmtuar. Unë mbështes çdo debat në forumet e partisë, qoftë dhe të ashpra. Por kur këto zhvillohen me “dyer të mbyllura”, ngelin brenda atyre mureve. Ky është një rregull elementar i demokracisë dhe konstruktivitetit të çdo force serioze politike.

Transmetimi i detajuar e i përsëritur i tyre jashtë, nga pjesëmarrës në mbledhje (dhe këtu unë nuk bëj asnjë insinuatë për debatuesit), pa asnjë dyshim do të bëhej me dashakeqësi, për të dëmtuar imazhin e partisë, kryetarit të saj, apo forumit përkatës.

Në fakt, unë do ta konsideroja këtë edhe si një provokacion ndaj vetë personalitetit të personave në gojën e të cilëve vihen shprehjet e publikuara. Gjithsekush sot, nëse dëshiron, mund të bëjë vetë e direkt publike objeksionet e mendimet e tij në rrugë normale. Pra këtu do të kishim të bënim edhe me një vepër të dënueshme moralisht e politikisht, larg principeve të etikës. Dhe kjo do të ishte shumë më shqetësuese, sesa në rastin që do të kishim të bënim me sajesa të medias.

Dhe si mendoni ju se duhet reaguar për këtë opsion?

Së pari, me një sensibilizim të opinionit të përgjithshëm, atij politik, të medias, për ta dënuar moralisht si vepër, pra në parim fenomenin. Së dyti, me kriticizëm të fortë brenda PD­së ndaj këtyre ngjarjeve apo ndaj atyre që do të bënin veprime të tilla tinëzare. Së treti, përsëri është detyra e kryetarit të Grupit Parlamentar të marrë të gjitha masat që veprime të tilla, jo vetëm mos të përsëriteshin, por dhe të “ndëshkohen” konform normave demokratike.

E imagjinoni dot se cili do të ishte reagimi në qoftë se ndodhi të tilla do të kryheshin gjatë mbledhjeve të mbyllura të Grupit Parlamentar të ndonjë prej partive demokratike e të konsoliduara simotra?! Mund të ketë pasur raste sporadike.

3 komente në “PD në kërkim të spiunit, Tritan Shehu: Të merren masa ndaj atyre që spiunojnë debatet”

  1. ardi says:

    bravo tritan jam plotesisht dakort me cdo gje si skutha tu spiunu tera po te ken aq [email protected]”th te dalin me emer

  2. Tomorri says:

    More qenka gjalle ky bythe prasi,po mire more si ka mundesi qe keta dalin nje here ne vite si puna e draperit qe del vetem ne maj dhe qershor per te korrur.Pika qe su bje se nga vjedhjet rrojne. Popullore me gajde.
    ———————————–

  3. astrit says:

    Akoma nuk e ke gjetur spiunin ne PD ti Tritan? Ti je spiuni i pare dhe askush tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje