Komisioni Venecias e ka gati opinionin final për draftet e dërguara nga Tirana për reformën në drejtësi. Top Channel ka siguruar dokumentin prej 20 faqesh nga ku ekspertët e Venecias kanë renditur opinionet përfundimtare.
Që në fillim ata vlerësojnë se drafti i rishikuar dërguar atyre për opinion, përmban propozime që dizenjojnë institucionet e drejtësisë në koherencë dhe përputhje me standardet europiane. Komisioni Venecias beson se drafti me këto amendamente, ndoshta duhet të finalizohet pa vonesa të tjera me dorëzimin në Parlament për ta votuar.
Pikës më të nxehtë për reformën në drejtësi në mënyrën e zgjedhjes së “Këshillit të Lartë të Drejtësisë” përfshi Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, dy institucione të cilat do të shërbejnë si garantuese të pavarsisë dhe llogaridhënies Venecia ia lë në dorë të politikës shqiptare të vendosë.
Kjo është përgjigja:
“Në fushën e ligjit dhe praktikës ndërkombëtare nuk ka kërkesa strikte që një shumicë e cilësuar me 2/3-at, e cila përdoret në zgjedhjen e drejtuesve më të lartë. Pragu i duhur i votave që duhen siguruar në rastin e fundit është në thelb më shumë politik sesa çështje ligjore”.
Në përgatitjen e draftit final Venecia rekomandon se duhet kushtuar vëmendje në mënyrën e zgjedhjes së organeve të reja në drejtësi si “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit”, “Kolegji i Posaçëm i Apelimit”, “Këshilli i Lartë i Prokurorisë” dhe “Këshillin e Lartë Gjyqësor”, përfshi “Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”.
“Nëse forcat politike të përfshira në këtë proces nuk dakortësohen për zgjedhjen me shumicë të cilësuar anëtarët e 3 institucioneve të reja duhet të synojnë një opsion të ri që i garanton opozitës përfaqësim në të gjitha këto institucione apo një model tjetër, i cili do t’i sigurojë opozitës një influencë të caktuar në procesin e zgjedhjes”, thotë Venecia.
Për prokurorin special të njësisë që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta, Venecia rekomandon se në draftin e amendamenteve duhet të specifikohet metoda e emërimit, përfshi mekanizimin e llogaridhënies. Ndërsa për mënyrën e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Venecia kërkon të bëhet kujdes.
“Gjykatësit dhe prokurorët, të cilët i nënshtrohet procesit të vetingut duhet të gëzojnë të drejtën e ankimimit nëse u shkelen të drejtat themelore”, rekomandon Venecia.
Sipas Venecias, autoritetet vendimarrese janë legjitime të gjejnë zgjidhjet e duhura. Duhet sqaruar më tej rolli i njësisë antikorrupsion në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Po ashtu kërkohen sqarime të mëtejshme për rolin e ministrit të Drejtësisë në raport me Inspektorin e Përgjithshëm.
Venecia hedh idenë e një procedimi të drejtpërdrejtë të ministrit pavarësisht inspektorit, përfshi garancitë procedurale, të jenë më të rrepta për të garantuar privatësinë.
Venecia sugjeron jo përgjime të përhershme, që do të shërbenin si një “kartabiankë” në dhunimin e privatësisë. Përsa i përket ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do të jenë pjesë vëzhguese e institucioneve të reja ndërkombëtare, Venecia rekomandon rol jo vendimmarrës./TCH
Popo Merooo, edhe kete qe e tha qart venecia e censurove???
Pergjigja e Venecias me sa duken bathet eshte nje vrime ne uje.Ceshtjet me te nxehta i le ne dore te politikes.Pikerisht kjo duhej evituar,prandaj dhe drafti u dergua ne Venecia.PD-ja tani do kerkoj konsensus(pazar).Te shohim cdo beje Rama tani??
Venecia ka parasysh nje opozite qe te kerkoje e te jap zgjidhje dhe jo nje opozite qe me teper perpiqet per te siguruar veze. Ndaj kjo mazhorance ka per detyre qe ta pyes por me ne fund te vendos ate cka eshte e mire per kete vend. Ose zgjidhja eshte referendumi dhe besoj se populli vet ka per tja mbyllur gojen sale shkatrrimtarit.
Venecia as mish as peshk. Po prisja si do te vendoste komisioni po tani perseri ja le ne dore politikes .Pikerisht kete nuk duhej te bente.
REFERENDUM ose zgjedhej te parakoheshme qe ta shikoje mire vrimen e miut Saliu dhe gjithe kreminelet e tjere .Kjo eshte zgjidhja me e mire dhe perfundimtare per shqiperine dhe shqipetaret.
Ha ha ha ku eshte avokat .Ngjela qe foli me 100% qe Venecia do te pranoje draftin e PS. Kisha ddshire ta degjoja si do ta komentoje Venecien e cila beri muuu qydh ne fillim qe do te distancohet nga pordhitika Albanistane.
Venecia ? Venetiku i dikurshem. Eshte per tu habitur se çfare kerkojne nga Venecia Mbi Venecien eshte populli shqiptar dhe atij duhet ti ishin drejtuar dhe mbaroi kjo pune. Nuk pergjigjet as Venecia as Amerika, as Europa, as Azia e Afrika per fatet e nje populli. Jane ata qe vendosin me voten e tyre. Prandaj, mos e leni rremuje Shqiperine, drejtohuni popullit. Ne qoftese ai do te vazhdoje shkaterrimi, vrasja dhe vjedhja le te votoje si te doje.
Shume keq Venecia.Ajo ne asnje menyre nuk duhej te linte ne doren e politikes reformen ne drejtesi,nje nga reformat me te rendesishme per shqiperine dhe shqipetaret.Dihet se ne kemi te bejme me nje opozite shume te keqe,qe nuk din as din e as iman.Kemi nje opozite me kriminel ne krye,si imadhi Sali Berisha dhe nxenesi i tij Lulezim Basha.Gjithashtu ka edhe deputete te inkriminuar brenda saj.Meqnse Venecia e ka lene keshtu,te pakten te jete me 3/5-tat.
trapa
megjithate salushat do mundohen ta sabotojne sepse e dine fare mire se do japin llogari deri sa ti djegin aty
Nuke munde te vendos politika politika bene ne interesin e saj vetem referendumi popullor e siedh problemin
Kam parasysh thenien e Çlirim Gjates ne emisionin “TOP STORI’ kur tha : Kemi patur keshilltar Jugosllav,sovjetik Kinez e te tjere……po keshilltaret mbeten keshilltare. Me sa shohim edhe Venecia e shume pritur ,si adapte per keto probleme ka bere nje vrime ne uje. Jo po eshte mire te hani mish,por po u pelqeu hani edhe peshk. Ne rastese nuk u pelqejne te dyja mund te beheni vetegjerjan si Sazan Guri …..
PO populli yne ka nje thenie te mencur : “pyet 7a 8 e bej si di vet” Ne do bejme vet duke organizuar nje referendum e t’i vem vulen. Thoshte mire Lenini : “O me ne ,o kundra nesh! Rruge te mesme nuk ka . Edhe me Levanin edhe me Turranin . Apo nje dore ne bakllava e nje ne revani. U faleminderit Venecia per mundimin…………
Shkurt dhe qarte : Nje filosof i madh, emrin e te cilit nuk po e permend, sepse
nuk dua te shkaktoj “trazira stomaku” puritaneve devote “demokrate” qe as i
bie ere fare demokrate , thote :”Sikur aksiomat gjeometrike te preknin interesat
e njerezve, me siguri keta do t’i pergenjeshtronin ” . Tash qe Komisioni Venecias
e ka dhene verdiktin duke afirmuar se 2/3 eshte nje vendim politik por jo ligjor
cfare sebepesh te tjera do nxjerrin te ashtuquajturit demokrate ???
“Nuk jane shkaqe por sebepe, turpin e paci per vete….” Keshtu kendohej dikur
nga leberit kjo kenge . Histori perseritet por e para ne menyre tragjike dhe e dyta
ne formen vulgare ,karagjoze,komike,karnavaleske…!!!
O te q venezian po e dine ata se oposita Ka ne dore sistemin e drejtesis jane te gjithe te emeruar nga PD. Si do marrin pjese Ato ne reforme. . Venezia k. .. drafti i ps eshte lufton korrupsionin deri ne palze. Venezia thote bani pazar me PD Mos hiqni llallen. .. nishanin. Po Ku e di Venezia si funksion ktu. A e din venezia kush e ka kap sistemin per PD. ?duhet vetem referendum e te ngrihet populli. . Se te huajt nuk vendo sin
o venezia na rrufshi k me ka me ba konsens me berishen pd? po a e dini se ata sduan reforme ne drejtesi se i gjithe sistemi i drejtesise eshte i kapur nga pd te emeruar nga pd …….. po ik se ju sdini asgje nga realiteti shqiptare si funksionon drejtesia ktu…….
vetem referendum vetem populli shqiptare duhet te vendose per fatet e veta. jo venezia. pse vetem ne do pyesim venezian kur e gjithe bota i bene ligjet vete per popullin e vete
undefined