Në Shqipëri për pak minuta

27 Shkurt 2016, 18:54Politika TEMA

Nga Mimoza Dervishi

U ktheva për një javë në Shqipëri, sa për një përqafim me të gjallët dhe një tufë lule për të vdekurit. Më thanë: “Mirëserdhe” në aeroport, një ndryshim radikal nga polici i ngrysur i gjashtë viteve më parë, i ciIi i hodhi një kovë ujë të ftohtë gjithë mallëngjimit tim romantiko-patriotik, përpos, më tmerroi dhe vajzën.

Ndonjëherë një fjalë e vetme, nga ato më të bukurat e gjuhës shqipe, është mjaft për të kaluar kufinjtë me dinjitet, reale apo emocionale qofshin. Shqiptarët dhe qytetet e para gjashtë viteve, atëhere mu dukën të bjerrur në shpirt dhe individualistë në esktrem, një ndryshim që mu desh kohë ta gëlltisja. Kësaj radhe nuk prisja shumë, thjesht nuk doja të ishte më keq. Jo, nuk mu duk më keq, dhe koha e shkurtër nuk ma jep të drejtën të them se ishte më mirë. Betoni i dikurshëm ishte po aty, ajo masë tragjike, që nuk shkulet vecse me dinamit. Fytyrat, rrëmuja, veshjet dhe sjelljet ishin po ato. Diku grimuar për dreq, diku rrënuar keq. Të rinjtë, pothuaj të gjithë veshur black, pothuaj të gjithë kafeneve. Dhe një jolezë tarallake vërtitej dhe rrinte mirë mes tyre.

Qëllova në Tiranë ditën që një grua u qëllua me shpullë në një protestë. Gjithë admirimi im për atë fjalë të vetme mirëseardhje në aeroport, u zhbë në cast. Ishte dita kur një grua në vendin ku jetoj sapo kishte fituar shtetin e Nevadës në garën presidenciale, dhe kur unë gjithë qef po u tregoja miqve shqiptarë, foton e vajzës time duke përqafuar televizorin kur Hillary Clinton po mbante fjalën e fitores. Më ngeci në fyt fitorja e saj. Për ne që jetojmë mes dy botësh, është bekim dhe mallkim jeta me sinkronizim realitetesh. Nuk trishtohemi dot deri në fund kur njëra nga botët nuk shkon dhe aq mirë, nuk gëzohemi deri në fund kur tjera shkon për së mbari. Para gjashtë vjetësh, një shpullë në protestë, do ishte një asgjë. Në fund të fundit e gjitha që donim dikur, ishte që njerëzit mos vriteshin me duar në xhepa duke protestuar. Kësaj triumfalisht ja kemi arritur dhe nuk është pak, por është e tejkaluar tashmë. Ndaj gjashtë vjet më pas, ajo shuplakë është krejtësisht e papranueshme, është një shenjë e keqe, tmerrësisht e keqe. Deri në atë moment nuk po e kuptoja pse askush nuk më tha as edhe një fjalë të mirë për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Madje edhe kur kritikonin gjëra që s’kanë lidhje me këtë bashki, fajin po Erionit ja vinin. Dukej sikur gjithë valenca e zemërimit ishte derdhur mbi të. Aq sa midis atij që drejton vendin si kryeministër dhe atij që drejton bashkinë, rrezik më të madh konsideronin këtë të fundit. E pra Tirana ta bën këtë nder, të ngre ose të rrëzon përtokë. Eshtë një qytet “tricky”, i komplikuar sa ska, që bart me vete gjithë nuancat e spektrit shqiptar, dhe që ndoshta nuk ka dëshirë të përsërisë veten në atë patern-in aq të dëshiruar politik, ku nga zyra e bashkisë, herët a vonë mund të kalosh tek ajo e kryeministrisë. Ai që donte ta përsëriste këtë trajektore pas kryeministrit aktual, teknikisht dhe vetëm teknikisht kryeatri aktual i Partisë Demokratike, dështoi turpshëm me Tiranën dhe ju largua asaj si djalli temjanit. Sot edhe për të, ashtu si për Erin, flasin keq në Tiranë, edhe të vetët, vecanërisht të vetët, të cilët e shohin si pa ngjyrë, pa formë, thjesht si një butak. Modeli i Ramës, ishte dhe mbetet thjesht i Ramës. Për këtë duhet të qetësohen të gjithë!

Gjatë pesë ditëve në Shqipëri, shkova në varrezat e qytetit të lindjes, ku shkëlqimi i mermerit turk dhe cmenduria e shqiptarëve për garë edhe mes varresh, na ka hequr atë të drejtën bazike të komunikimit shpirtëror me të vdekurit duke prekur tokën ku ata prehen. S’ka më tokë. Po të paktën ka pemë rrotull, ato pishat e lashta, ishin aty hijerënda si një tregues, që po, ky dikur ishte një qytet me rrenjë.

Rrugës së kthimit u futa në qytetin e të gjallëve, ndalova tek rrugica e shkollës fillore, si i vetmi kujtim ende i paprekur dhe i pambuluar me beton. Nuk është më shkollë, por ka ende të njejtën formë të bukur të një shtëpie të ngrohtë qytetase, dhe sigurisht ka gjithë dashurinë time, që më mësoi të shkruaj gjuhën shqipe. Një grua i vuri drynin portës së jashtme dhe megjithë përpjekjen time për tju vënë pas, e humba mes rrugicash tradicionale dhe pallatesh aspakt të tilla. Dentisti përballë më tha që ish-shkolla do prishet dhe në vend të saj do ngrihej, cfarë tjetër, një beton i gjatë pafund, me ato format e cuditshme, gjithë cepa dhe kthina që s’kanë pikë lidhje, jo vetëm me arkitekturën e qytetit, po me asnjë lloj arkitekture të botës. E si të tilla, gjithmonë të duket sikur do të bien sipër kokës. Në fund të fundit, ky është qyteti i “Kandidatit” të Blushit, ku të vdekurit marrin frymë më mirë se të gjallët.
Rrugës për në Tiranë, më ftuan në një shtëpi mes një fshati të ri, të sapongritur, ku shoferi i lumtur më tha: “këtu jetojnë të gjithë Ata”. Dhe me ata, e kishte fjalën për elitën e re. Filloi ti numëronte gjithë krenari emrat. Me po kaq krenari do tua rendisja dhe unë, po emrat nuk i mbaj mend! E gjithë hapësira mu duk e ftohte, klinike, e pashpirt, ne mes të rrëmujës dhe rrëmetit, si një varrezë me kate, por pa ato pemët shekullore. Të rejat e mbjella, tek tuk dhe larg njëra-tjetrës, do duhet kohë të lartësohen.

Në të gdhirë, në Rinas, në 4 të mëngjesit, duke kapërcyer sërish dy botët, polici i vuri vulën (pashaportës), dhe sikur ta kishim bërë me fjalë, nuk më tha asnjë fjalë. Nuk ishte e nevojshme……

33 komente në “Në Shqipëri për pak minuta”

  1. astrit says:

    Se pari, persa i perket shpulles ndaj gruas, te jap te drejte zonja Dervishi, por nuk e di se c’pergjigje do te me jipje po t’u pyes se si do te rreagonte nje polic amerikan ne nje situate te tille. Se dyti, perpos respektit qe kam ndaj teje si gazetare nuk mund te rri pa te thene se per fat te keq edhe juve si PD-istet e sotem, prej nga edhe ti e ke prejardhjen, te qenka betonizuar truri kohet e fundit ne Amerike. Thjesht zhgenjim ndaj teje.

    1. Anton says:

      Dervishi shkrim i bukur por feminist. Une i qendroj mendimit qe ajo grua ka marre nga sjellja e keqe e burrave shqiptare, eshte burrerruar. Une do te kisha deshire qe te shikoja nje femer shqiptare elegante dhe me sjellje te bukura te nje seksi delikat, dashuror, te miresjellur, te embel, dhe te bute. Shembull i gabuar i femres se burrerruar, modeli Topalli (‘Te kap per zhelesh e te nxjerr perjasht’ – tipik burre rrugac dhe i trashe). Kjo grua ne proteste eshte nje sjellje e shtremberuar dhe jo perfaqesuese e grave shqiptare. Por te tilla jane edhe grate e burrerruara te Parlamentit shqiptar si Topalli, Deda, e te tjera qe perdorin nje gjuhe burrash dhe te rendomte. Pa pike feminiteti dhe embelsie. Shikoni Majlinda Bregun e embel, goje-bute dhe me miresjellje. Din te te beje per vete edhe pse kritikon. Kjo eshte sjellja e duhur, sjellje femerore, sjellje motre, sjellje nene, sjellje dashurore. Femrat ne proteste apo politike duhet ti largohen modelit burrerror dhe te tregojne butesine e tyre. Nje protestuese e bute do te perfitonte dhe ndikonte me shume se nje harbute. Sigurisht qe nuk kerkojme qe grate te protestojne lakuriq si bejne disa lavire ne Europe apo Rusi, por butesi femerore. Shpresoj qe ta lexosh komentin tim. Klinton eshte po ashtu burrerore, pa feminitet, pa elegance, me veshjen me te dobet nga shumica e grave amerikane. Fatkeqesisht jo perfaqesuesja e grave amerikane.

    2. horry says:

      Kesaj shushunjes do I jeptr nje elektroshok she do ti q… Robt me dru poloci American. Edhe bashke me kete shushunjen kemi pak po..dhe kur vijme andej por ketej jemi leckaaaaa. Hale lame

    3. Gopisti i Nesherakut says:

      nuk besoj se do tr arrinte njeri deri tek shpulla sepse ne amerike nuk i prish parqet njeri more shoku astrit

    4. Ardian says:

      Per ke e ka kete koment kjo zonje e nderuar;per ne qe heqim streset e ketij pseudoqyteti perdite apo per ruralet post 199……..

    5. Arber says:

      Mimoza Llastica ka gjashte vjet qe nuk shkel ne Shqiperi, qyshkur sundonte Ali Baba Saliu dhe ceta e hajduteve te tij qe kishin vene veten mbi Ligjin. Edhe kete radhe qe erdhi, Mimoza mendjelehte sic e ka edhe emrin lulja qe cel ne mes te dimrit, u be keq pse polici i zhveshur nga kapelja qe simbolizon LIgjin e ka goditur nje femer qe nuk e duron Ligjin ne Shqiperi, por do rremujen e Ali Baba Saliut. Provoje Mimoza ta godasesh dhe t’ia hedhesh kapelen pertoke nej polici ne Washington dhe do ta shikosh veten se ku do te perfundosh. Edh nje jave qe u ktheve ne vendlindje erdhe dhe dhjeve…

  2. qytetari B says:

    S’e mora vesh pse e ka bere kete hartim, Mimoza Dervishi! Dhe me e spikatura ishte se nje grua e kishte qelluar polici me pellembe, por harron se e qelloi ajo e para policin, bile duke i hedhur dhe kapelen tej, ndersa gruas polici fytyren ja la ne vend. E di kush ishte ajo grua Mimoza? Po te kishte Shqiperia shume gra te tilla, burrat do kishin mbaruar se do u kishin prere dhe koqet.

  3. faro says:

    Ke qene terheqese Mimoza, por shkrimi i mesiperm ka shume mangesi! Te pakten aeroporti dhe rruga per ne Tirane duhej te te kishte bere pershtypje. Po shuplaka qe hengri polici, nuk te beri pershtypje? Ne Ameriken nga vjen a do guxonte kjo grua, qe po e merr ne mbrojtje, te godiste policin amerikan?

  4. albatross oss says:

    Nëse këtë hartim do ta lexonin nxënësit e tetëvjeçares do të mallengjeheshin por po ta korrigjonte mësuesi im i gjimnazit do të skualifikonte për qëllimshmeri të paramenduar dhe provokim të pavendshem, që nuk përputhet titulli më rrjedhimin e rrëfimit. Që gazetat shqiptare janë kthyer në një hale, ku kushdo shkruan çfarë të dojë e si te doje pa mbajtur përgjegjësi për ato, ku cinizëmi arrin kulmet e mizeries, kur dikush viziton Shqipërinë e arrin në përfundimin se ajo është një hale, të na bëjë nderin të iki e të jetojë atje ku ajo thotë se ka gjelbërim e ku ajo jetoka mirë. Le ta kuptojnë këta se Shqipëria është për ata që jetojnë këtu dhe jo për ata që vijnë për të hedhur një tufë lule mbi varre. Por ata do mbeten” ish shqiptare ” dhe në Shqipetare, prandaj zonje” rrugë të mbarë ” e mos u mërzit se do e bëjmë ne Shqipërine… Me” Kandidatë “dhe me llafe nuk bëhet asgjë dhe kush largohet nga fusha e betejës nuk ka më të drejtën morale të flasë e të pretendojë për kushte më të mira…. Po ashtu si u mbyll gazeta” Shqip” duhet të mbyllen shumë të tjera që shkruajnë marrëzira, ku të njëjtët artikuj i lexon në të gjitha gazetat… Ku nuk ka mbetur me “vrime” pa u diskutuar, ku hipokrizia nuk ka të mbaruar. Ku drejtësia ka vajtur në djall, e kjo laraska do pemë e hije për te qëndruar kur të vijë për pushime… Nëse do le ti beje ne gjelbërimin e Parisit ose të Londrës… së ne këtu duam të punojmë e të jetojmë dhe jo të mbjellim pemë që të pushoni ju…. Kjo është Shqipëria dhe këta jemi Në…

  5. aaaaaaaaaaaaaa says:

    Ti qe jeton ne Nevada, tregoi se si e vrau polici ate gruan shqiptare . Se ajo aty vetem nje plembe hengrei dhe u çirr,po te ishte ne Nevada çdo hante,tregoja Shqipetareve tregoja. Po komjuteri punonte ne rinas? ?? Se para 6 muajesh nuk punonte dhe pritem 45 minuta . Shpresoj te ket çuar e mira aty per nje jave se me shume nuk rihet,prandaj ai i shkreti nuk foli kur ike, se dhe ai e ka kuptuar qe vendi nuk behet e ka thene Konica sikur te ishte sot.

  6. aaaaaaaaaaaaaa says:

    Ti qe jeton ne Nevada, tregoi se si e vrau polici ate gruan shqiptare . Se ajo aty vetem nje plembe hengrei dhe u çirr,po te ishte ne Nevada çdo hante,tregoja Shqipetareve tregoja. Po komjuteri punonte ne rinas? ?? Se para 6 muajesh nuk punonte dhe pritem 45 minuta . Shpresoj te ket çuar e mira aty per nje jave se me shume nuk rihet,prandaj ai i shkreti nuk foli kur ike, se dhe ai e ka kuptuar qe vendi nuk behet e ka thene Konica sikur te ishte sot.!!!

  7. Jimi says:

    E nderuara zonja gazetare! E kuptoj zhgenjimin tend, por nuk e di cfare kerkon sot?
    Periudhen kur ti jetoje ne Tirane na e pershkrove shum bukur, si pasoj na krijoi edhe nje ndjenje nostalgjie dhe pse mos te themi edhe krenarie!
    Cuditerisht ti na u largove nga ky vend qe shumica prej nesh si edhe ti, ne momentet e nderimit te sistemit e quanim “primitiv,” pikerisht per ato qe ti i pershkrove shum bukur. Per kete aresye vajte dhe more rrugen dhe u ngule ne ate vend qe enderove, nje vend ku qiellgervishteset po i zene frymen njera tjetres!
    Kur shqiptaret ” primitiv” vendosen te “modernizohen” duke kopjuar kete bote ne te cilen ti vajte e u ngule i vetmi qellim ishte qe ate “ender “qe kishin shqiptaret per boten “moderne ta realizonin ne shtepine e tyre, qe ne nje farte menyre keta shqiptare”primitive”te kishin nje aresye me pake per emigrim. Pas kaq vitesh emigrim ti vjen nga pertej oqeanit dhe c”te shohesh!? Shqiptaret te etur per jeten “moderne sipas mundesive po mundohe te kopjojne ate bote ne te cilen ti sot jeton. Konkluzioni im per zhgenjimin tend eshte! Ti si edhe shum shqitare te tjere qe jane emigrante ne vende te ndryshme, pavaresishte se munde te keni gjetur “parajsen” ekonomike, jeni ende te dyzuar, ju vuani ende mungesen e identitetit. Kur ishit ne Shqiperi mendonit se ju mungonin shume gjera (dhe vertet na mungonin) enderonit peisazhin e qyteteve te betonizuara me qiellgervishtese (gje qe ne nuk e kishim), vajtet dhe preket me dore kete realitet. Tani qe kane kaluar kaq vite qe jetoni pertej oqeanit dhe jeni tejngopur me kete peisazh , kuptoni se edhe pse shum prej endrave tuaja jane realizuar ju mungojne shume gjera ju mungon ai peisaz “primitiv”, ai peisazh baritor i fshatit shqiptar, me dhen me dhi , kuaj, , gomare. Peisazh i qyteteve tona te vegjel, jo fort europian por shum intim, ato ecejaket e mbremjeve pranverore edhe pse monotone rrugeve te tyre,ju mungojne ato takime midis miqesh e shokesh mbas pune, ju mungojne ato bisedat e ngrohta per hallet dhe problemet e dite pse edhe jo edhe per thashethemet e rendomta! Te kuptoj! ne keto kushte njeriu nuk di cfare te zgjedh!? Zgjedhja ime do te ishte! Me mire mbret ne kasollen tende se sa sherbetor ne sarajet e mbretit.

  8. xha sulo me shkop mes kembve says:

    po demokracija
    oshte kurve moj!
    edhe thot se s qihet
    dhe ma Karin n goj!

  9. duno says:

    Edhe ti Mimoza qe je e impresionuar nga ndryshimet per mire qe kane ndodhur ne kete vend ,duke filluar nga mikpritja e policit rilindas ne Rinas deri te kryebashkiaku i ri i Tiranes ,do jashe ndonje nga ato bibat qe Edvini ekserimentonte me mitrat tuaja duke ju futur brenda ndonje krap liqeni shtatqillosh . Ik qiu me ndonje zezak Nevade duka menduar krapin e Rames e mos na bej moral neve moj bibe budallaqe.

  10. Amant says:

    Moza qenke ende shume larg reportazhit tend te dikurshem ne dy numra gazete tek Koha Jone ” Epopeja e RTVSH se”. Shkove dhe u ktheve ne ameriken tone duke na sjelle nje kumt mbushur me keqdashje, nxirrje e politike prej sharlatanesh. Mendoj se Shqiperia eshte tjeter dhe jo ajo qe mllaçit vazhdimisht saliu i viçidolit e sejmenet e tij, por as edhe ajo e Edvinit qe reciton çdo dite suksese imagjinare qe te bejne te qeshesh me zor. Atje ka njerz qe punojne dhe qe e duan shqiperine, atdheun tone te perbashket ndoshta me shume se ne te dy qe e kemi braktisur me kohe edhe pse politika e dites tenton qe ti jargavize e tu ngreje kurthe pengmaresish. Natyrisht qe zhvillimi ecen ende me hapa te ngadalta, kjo edhe per shkak te krizes qe ka mberthyer sot boten, por une shpreh ende besimin se shqiperia jone e bukur nuse do te behet. Dhe shpresa nuk vdes. Mos e peshtyjme nga larg se bejme mekate ndaj brezave mikja ime e dashur. Te uroj gjithe te mirat aty ku jeton prej vitesh me familjen tende te re.
    Tung nga Bostoni

  11. Nevada says:

    Ju te Amerikes jeni bere per te ardhur keq. Ju ka ngordhur ndjeshmeria doni te eksitoheni me shpullen e policit, nje injoranti te provokuar. Po perse moj vajze nuk te bejne pershtypje dhe te marresh penen per ato vajzat qe perdhunohen cdo dite aty ku jeton. Po per ato qe masakrohen cdo ore ne Ameriken tende! Po per ato qe te mbijetojne ne Wall Street duhet te perkulin trupin! Perse nuk e shijon viziten ne vendin tend o Mimoz, aty ku mund te provosh menute me te bukura ne bote me shume pak lek, aty ku shoqeria te ofron ate qe te mungon ne Ameriken tende, aty ku edhe pa leke njerezit leshojne gaz…. Keshtu moj shoqe e dashur po te jap nje keshille, Shqiperia nuk ka nevoje per ty, ti po… Ne rast se nuk te pelqen Go Home, who cares….

  12. llasticat qe fluturojne lart... says:

    mbasi lexova kete artikull te MD jo vetem qe humba 2-3 minuta por u zhgenjeva…bile u super-zhgenjeva.

    edhe une jam qytetar amerikan dhe kam shume verejtje per ate vend,,,POR dhe ne “amerikonet” dhe kjo amerikonja kemi pergjegjsite tona..

    Le te kujtojme kohen e arte te Fan Nolit

    Le te kujtojme ate diaspore ne ate kohe qe ishte pjesa me e ndritur e shqiptareve..

    shikojme sot keto MIMOZA LLASTICA qe ta shpifin dhe shkruan si te jete inspektore pastrimi e kohes xhaxhit..

    Eshte ndoshta shkaku nr 1 qe ne “amerikonet” shqipfoles jemi diaspora me e keqe per te gjitha kohrat dhe per te gjitha vendet….jane rrreth 2 mije studente te dhjetorit me pordhesorin Shinasi Rama qe nuk bene dot nje gjallerim te shqiptareve qe kapin shifren rreth 250 mije bashke me trevat e tjera…Ku eshte Vatra..pse ka vdekur ..pse zeri amerikes seksioni shqip eshte bere zorre e trashe e berishisteve ??
    Pse asnjehere diaspora nuk denoncoi apo demaskoi rolin thellesisht antishqiptar te lobit serbamerikan,grekoamerikan dhe turko islamik amerikan…pse nuk kritikua kurre kuislingu i ketyre lobeve ndyresiren berishe…por o burra ti turremi rames dhe velise.

    Thjesht keto llasticat jane kthyer nga shqiponja qe fluturonin lart ne sorra qe kane mesuar ca anglisht ashtu si autori i ketyere vargjeve

  13. Qalphade says:

    Z. Dervishi , mire e ke shkruar kete reportazh te shkurter, por dua t’Ju kujtoj nje
    thenje te mocme qe ka dale nga filosofia popullore :” Nga Selaniku tatepjete , sic
    ka qene do te jete “. Prandaj ne qe i perkasim nje bote tjeter, shume larg asaj bote
    dhe jo per fajin tone por per fajin e nje dushmani qe i ka marre frymen shqiptareve
    pergjate 25 vjeteve dhe vazhdon te qelbe ajrin e Shqiperise na detyroje te marrim
    rrugen e muhaxhirllekut me nje torbe ne krah duke marre rruget e botes…!!!
    Me sa po veme re keta te rinjt ku kishim varur paksa shpresa jane bere me te babe-
    zitur dhe me arrogante ! Nje brez i ri hajdutesh te papermbajtur ….!!
    O zot !
    Quo Vadis ?????

  14. lavdosh says:

    Disa sqarime per Zonjen: ne vendin e femijeve te tu (USA) agjenti i imigracionit (polici) te pyet dhe te ve ne uje te ftohte me pyetjet e tij, gjersa rrezikon hyrjen nqs pergjigjet nuk konsiderohen te sakta. Ketu tek ne nuk ka pyetje, vetem nje kontroll pashaporte dhe stampa. Sa per ate shpullen e policit, ne vendin e zonjes e para nuk guxon njeri ti kundervihet policise se merr pergjigjen e duhur, e dyta ka raste kur pergjigjja e policise eshte lethale edhe kur i pafajshmi i ka kthyer shpinen policise. Jo cdo gje eshte perfekte, por nuk duhet te bejme cdogje te zeze. Sa per ate shpullen, polici u pezullua, ndersa ne USA, edhe pasi kane vrare te pafajshem shteti i ka mbrojtur policet
    ke nderin tepergjigjesh

  15. faro says:

    Te pakten si analiste, te beje nje analize te saket per problemet e zgjedhjeve ne Shba, per problemet qe ka atje, per alternativat e guximshme te kandidatit Sanders dhe jo te na flisje si tifoze e nje krahu.

  16. Rezi says:

    O zoti Jimi, o zoti i kasolles! Problemi qe i shqeteson shqiptaret, si ju qe jeni ne vend dhe ata qe jane jashte tij, eshte e ardhmja e familjes ne pergjithesi dhe e femijeve ne vecanti. Shume emigrante jane larguar nga atdheu apo memedheu pikerisht per te ardhmen e femijeve, se po te ishte per ta gjithmone do te ishte me mire ne vendin e tyre! Mendon se te jetosh me dinjitet ne nje vend te huaj eshte e lehte? Mendon se ju ne vendlindje sakrifikoni me shume se emigrantet? Gabohesh zoteri, sakrificat ne emigracion jane te panumurta, duhesh te kesh force te perballesh dhe t’i durosh ato dhe duhet t’a dish mire se fjalet e nje emigranti kane gjithmone peshen e deshires, dashurise, mallit, dhimbjes, pasionit, qe ky vend te behet sa me i mire dhe sa me i begate! Te jesh i bindur qe te gjithe brezat e pare te emigranteve kane nje fat shume te keq, pasi kane nje jete te ndare, nje ne atdheun e dashur dhe nje ne vendin ku jetojne, por kjo nuk i ben me pak shqiptare se ju qe jetoni atje, duke i treguar te tjereve se ky vend eshte vetem juaji dhe jo i tyre sepse ata “tradhetuan”, patetizma boshe dhe pa pike vlere. Zoteri mundohuni t’i respektoni njerezit, deshirat, pasionet, mendimet e tyre, vetem duke respektuar njeri tjetrin do te ecim perpara dhe jo duke i treguar njeri tjetrit se une jam me i mencur se ty………..

  17. TomMuçmolla says:

    Jetoj ne Amerike dhe sa per ju qe thoni qe shqiperia po betonizohet si amerika, ia fusni kot. “Betonizimi” i Amerikes eshte qendra e qytetit ku vetem punohet. Kete vereni mire ne koke. Qiellgervishteset jane zyra, jo qendra banimi! Qyetetaret nuk jetojne ne qiellgervishteset @jimi. E keni imagjnuar ndonjehere qe te jetoni ne Dajt dhe me metro te punoni ne Kashar?? Ashtu eshte edhe ne Amerike. Sa per teten qe hengri shpullen, ajo qe beri polici eshte e pafalshme ndaj cdo njeriu, burre apo grua qofte, dhe per kete polici u pushua nga puna. Ne Amerike, debatohen rastet kur policet kane vrare (sidomos ndaj komunitetit afroamerikan) sepse nuk kur kan thene “ndalo”, te dyshuarit nuk ju jane bindur. E degjuat:jane vrare njerez dhe pike!! Dhe policet paveresisht qe ne polici nuk punojne me, NUK jane DENUAR. Sepse ne Amerike, polici eshte i paprekshem, ka autoritetin e tij!! Sa per Mimozen, shkrimet e se ciles i lexoja qe adoleshente te Koha Jone, ky eshte nje hartim shume i ceket i dikujt qe vjen per 5 dite dhe iken. Por nga ana tjeter cfare pretendoni qe te shohi? Pse ka njerez qe kane fillu te shkojne ne bibloteke, gja? Apo ka nga ata qe merren me pune komuniteti? Apo ka ndonje qe dite te diele, ndihmon ndonje jetim a jep ndonje mesim falas ndonje romi? Po ndonje deputete femer qe te dali te gatuaj per te varferit ne nje dite normale ose te luaj me femijet e varfer, keni pare gje? JO. Kafeneve tu bo statuse fejsbuku i ke te gjithe. Gazetari investigative ose kritike nuk ka ne Shqiperi. Moza ka qene nje nga gazetaret me te mira dhe sinqerisht prisja te ishte me objektive dhe jo te bente nje shkrim kartoline. Permiresoje doren heren tjeter, Mimoz se edhe per 5 ore ne tirane del e tepron, sidomos te flasesh per rolin e femrave ne jeten politike dhe shoqerore te atij shteti! Tung nga Arizona!

  18. NO PASION says:

    ESHTE NDJESI QE TA SJELL PASAPORTA AMERIKANE ZONJE.. JO REALITETI SHQIPTAR QE KA 100 VJET QE ESHTE E NJEJTE…AQ E GENJESHTERT ESHTE AJO NDJESI SAQE NGATERON QELLIMISHT SJELLJEN E POLICIT TE LIQENI ARTIFICIAL ME VRASJEN E ATIJ TE RIUT AMERIKAN VETEM PSE DREJTOI NJE LODER POLICIT ….PO DHE NUK KE FAJ PASI NE PARTINE TENDE PAMVARESISHT MOSHES SE PIKTORIT ARTIST I THONI KOMUNIST….NDERSA UJKUT PLAK KOMUNIST I THONI ARTIST…..PRANDAJ JE E LUTUR HIQ DORE NGA PASAPORTA AMERIKANE PER NJE MOMENT DHE DO TA SHIKOSH SE DO JESH TY E PARA QE DO TA QELLOSH ME SHPULLE ATE BARBAR QE NUK DO PARQE FEMIJESH…DO JESH TY E PARA QE DO QELLOSH ME SHPULLE SALI BERISHEN E DO TI THUASH BOLL ME UJK KOMUNIST KOHA TENDE MBAROI..LERE VENDIN E SHQIPEVE TE ECI PARA….NE VENDIN KU UNE JETOJ PO BEHEN GATI TE SHKOJNE NE MARS…..???????

  19. armando NY says:

    Nje shkrim i tipit “carje bythe” nga nje pisanjose qe kujtoj se meqe po vjen nga amerika eshte bere me kulturuar. po ajo pisanjose. por ajo fytyre e shemtuar. po ajo gojeplehre. dhe merr guximin te na shkruaje gomarrlleqe. shyqyr qe as polici nuk e paksa ca trapin meqe qe eshte nje hic ose me sakte nje “vrime prej se koti”.

  20. Bushi says:

    Kjo sorra,Dervishi,meriton ofendimet me te renda kur shkruan keq per vendin e saj.Kjo qe na vjen nga amerika,nuk e ka hallin te betonizimi,por per ti ardhur ne ndihme politikes se kriminelit me te madhe te kombit shqipetare,Sali Berishes.Ajo gruaja qe hengri pellemben nga polici,e kishte hake,se e kerkoi vete.Ajo monster qelloi e para policin,dhe sipas teje polici ti thoshte te faleminderit.Por ti moj shoqe qe vjene nga amerika,nuk e paske haberin fare mbi te drejtat e policise shtetit.Ne amerike,po preke policin te vrete dhe nuk e denon njeri,se ai eshte ne detyre dhe mbrohet me ligje.Ti monster e keqe erdhe ne shqiperi,çove nje pordhe dhe ike.Me mire mbaji per vehte ato pordhe.

  21. lapraksi says:

    nese vertet te vjene keq per kete vend qendro ketu per ta ber me mire, sic mendon ti, por te ishte keshtu nuk do arratiseshe ne americe, pastaj sa per shpullen, tregoje por policise amerikane,, dhe te shohim cfare do te thote,, per moral je emire per gazetare noten zero. ..

  22. Vasil says:

    Me kujtohet nipi im kur u kthye pas gjashte vjetesh në Shqiperi dhe protestoi: ah kjo Shqiperi me gropa nuk durohet!? Pavaresisht se im nip kishte ikur i vogel dhe kthehej adoleshent, pavaresisht se nuk kishte ndonje pergjegjesi per gjendjen e rrugeve ne Shqiperi… Gjithesesi nuk mund te themi se ajo “grime urrejtje” qe ravijezohesh ne shperthimet e tij, ishte në mos e papranueshme e bezdisur.
    E nderuar ish gazetare,
    Edhe ju nuk perbeni ndonje ndryshim te madh dhe vuani te njejten sindrome te te gjithe marsianeve qe pasi kane ikur nga Shqiperia kthehen me nje thes vrejtjesh e mesimesh “per në tokesoret”, me reference arritjet e vendit nga vijne!?
    E nderuar, ju nuk keni asnje merite per standartin dhe arritjet e Amerikes dhe, keni po aq sa ne (biles me teper si ish gazetare) pergjegjesi per gjendjen e vendit ame, Shqiperi.
    Kur ta kuptoni kete do te jeni me e dobishme dhe jo vetem per veten.

  23. ire abc says:

    Mimoza Dervishi…Perle si perhere si para 6vitesh te shqip!

    Sado e arrire te jete kopja ajo e tille mbetet…Eri eri top sheqeri ende spo krijon modelin e vet!Hygoi shkruante:Para se te martohesh cap e provo qe je burre.

  24. Emigranti says:

    Mimoza, eshte ne te drejten tende, te shkruash, per vendin tone, sic edhe ke shkruar, pore ajo qe me ben pershtypje, esht, habia qe te paska bere, goditja e zonjes me shpulle, nga polici, kure e shikon te njeaneshme sikurse, ju,te ben pershtypje, per keq, pore me dashje nuke thua, qe gruaja, kuresesi, sduhej ti hidhte kapelen, pertoke policit.Demokracia, seshte anarshi. Po ju pyes, une kame mbi 20 vjet ne Amerke dhe skame pare, femer te qelloi policin dhe poici te ri duarkryq, ju kini pare raste te tilla , se sana i thoni. Polici duhet te jete i pregatitur, per ksesi rastesh dhe duhet te veproi duke e arestuar, ne moment, pore mose haro qe instiktet e bejne punen e tyre, prandaj , mose u mallenjgje shume. Fle cfare pe per mire. Kure ishim per pushime familjarisht kete vere ne endin tone, ndryshe nga dy vite me pare,jo vetem korektesa e personelit te aroportit qe kish ndryshuar per mire, pore edhe rruget, sherbimi policor, kudo beinte ere shteti edhe pse ka shume per te bere, duhet te jeme realist, ti themi mire asaj qe eshte e mire dhejo e mire, asaj qe stonon, per keq.

  25. ble-ta says:

    Komentuesi Gopisti i NSHRAKUT Ja u ka menderosur me nje rrjesht te gjithe trutallasherve.Ne bote nuk do arrinte polici te qellonteme shpulle sepse qeveria nuk do prishte parqe dhe te mbillte beton dhe gruaja nuk do protestonte.
    Sa per qytetarin B, gruaja qe u qellua eshte ajo qe ka dale ne te gjithe protestat pa urdher partie, ku kerkohet dinjitet qytetar per shoqerine, ndershmeri ne votime ,proteste kunder vjedhjes me bllok. ne ate 21 janar ku minjte e gjirizeve rinin ne kafene dhe nuk kishin bythe te dilnin ne proteste po lehin neper forume se u mori erzin nje GRUA.

  26. Redaksie, TEMA, ju lutem, mose me ensuroni opinjin.Edyta, ka disa jave qe shkrimet ne gazeten tuaj, dalin me germa shume te medha. SH

  27. mano mano says:

    Znj. Dervishi! Njerez si ti kane 26 vjet qe i pompojne shqiptaret me idene e rreme se atje, ne Perendim, te gjitha gjerat shkojne mire, atje ka demokraci dhe drejtesi dhe perralla te tilla qe te vjen ndot t’i degjosh apo lexosh si keto qe thua ti. Dallimi i padiskutueshem i Perendimit me neve eshte se ata kane pasuri shume me teper, te krijuara me dije dhe grabitje prej disa shekujsh. te tjerat jane perralla katundaresh qe pasi kane mbushur barkun me sandwich dhe hamburger vijne dhe na tregojne perralla. Krahasimi qe i ben zonjes Klinton me qytetaren e paqyteteruar qe goditi policin shqiptar dhe mori si pergjigje cfare meritonte eshte nje hile e gazetares qe na ben neve ish-admiruesve te saj te ndryshojme mendim 100% per te. Po te jesh e ndershme deri ne fund tregoju shqiptareve se atje ne ate vendin tend te dyte, vetem gjate vitit 2015, policia vrau gati 400 qytetare amerikane nga te cilet edhe femra, edhe nje te paralizuar ne karroce, edhe femije etj.etj. Per aq kohe sa nje populli nuk i tregohet e verteta, ai popull mbahet ne roberi. Dhe roberia mendore e shpirterore eshte mijera here me e rende se ajo fizike. Kaq per sot.

  28. Agimi says:

    Shkrim brilant, qe fatkeqesisht shume njerez ne Shqiperi nuk e kuptojne,,,ne radhe te pare se jane pozicionuar ne llogoret e tyre politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje