SONDAZHI/ 59% e tiranasve: Erion Veliaj ka punuar mirë

28 Shkurt 2016, 15:45Politika TEMA
SONDAZHI/ 59% e tiranasve: Erion Veliaj ka punuar mirë

Në kuadrin e serisë së sondazheve BAROMETËR, zhvillova në periudhën 13-19 shkurt një sondazh në zonat urbane të bashkisë së zgjeruar të Tiranës, ku banojnë rreth 90% e zgjedhësve të saj. Anketueset dhe modeli statistikor janë pothuaj njësoj me ato që përdora në sondazhin tim 3 muaj para zgjedhjeve lokale të vjetshme, të cilin e paraqita në emisionin Shqip në Top Channel. Në atë sondazh parashikova për kandidatët e majtë për kryebashkiakë 800 mijë vota në të gjithë vendin, nga 830 mijë që morën pas 3 muajsh.

Kampioni i sondazhit të Tiranës: 1000 tiranas urbanë 18 vjeç e sipër.  Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për kampionin e plotë: plus/minus 3%. Më poshtë vijojnë përgjigjet që kanë dhënë të anketuarit.

1-A mendoni se kryebashkiaku Veliaj ka punuar mirë deri më sot?

59%-Po;        35%-Jo;        6%-S’e di

Vjet votuan për Veliajn rreth 41% e të gjithë zgjedhësve me banim në bashkinë e zgjeruar – përfshirë ata që morën e ata që s’morën pjesë në zgjedhje, por që nuk janë në emigracion.  Me ekstrapolim për të gjithë territorin e bashkisë, rezulton se rreth 230 mijë zgjedhës kanë sot opinion pozitv për punën e Veliajt, krahasuar me 160 mijë që votuan vjet për të. Diferenca prej 70 mijë zgjedhës përbëhet kryesisht nga tiranas të majtë që nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale.

2- Bazuar në ç’keni parë e dëgjuar në 7 muajt e fundit , a mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të shtohen/zgjerohen hapësirat e gjelbra?

44%-Po;           50%-Jo;           6%-S’e di

Pra, nga rreth 230 mijë zgjedhës tiranas që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt, vetëm rreth 170 mijë mendojnë se do të shtohen hapësirat e gjelbra në Tiranë gjatë mandatit të tij. Diferenca prej 60 mijë zgjedhës përbëhet kryesisht nga tiranas të majtë që nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale.

3- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të përmirësohet trafiku në qytet?

42%-Po;          53%-Jo;          5%-S’e di

Pra, nga rreth 230 mijë zgjedhës tiranas që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt, vetëm rreth 165 mijë mendojnë se do të përmirësohet trafiku në qytet gjatë mandatit të tij. Diferenca prej 65 mijë zgjedhës përbëhet kryesisht nga tiranas të majtë që nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale.

4- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të përmirësohet ndriçimi i qytetit?

72%-Po;         23%-Jo;          5%-S’e di

Pra, nga reth 230 mijë zgjedhës tiranas që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt, rreth 280 mijë mendojnë se do të përmirësohet ndriçimi në qytet gjatë mandatit të tij.

5- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të përmirësohet pastrimi i qytetit?

71%-Po;          25%- Jo;         4%-S’e di

Pra, nga reth 230 mijë zgjedhës tiranas që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt, rreth 275 mijë mendojnë se do të përmirësohet pastrimi i qytetit gjatë mandatit të tij.

6- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të përmirësohet qendra e Tiranës?

60%-Po;           30%-Jo;           10%-S’e di

Pra, numri i zgjedhësve që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt (rreth 230 mijë) është pothuaj i barabartë me numrin e atyre që mendojnë se do të përmirësohet qendra e Tiranës gjatë mandatit të tij.

7- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të shtohen/zgjerohen shkollat/kopshtet/çerdhet publike?

60%-Po;           32%-Jo;           8%-S’e di

Pra, numri i zgjedhësve që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt (rreth 230 mijë) është pothuaj i barabartë me numrin e atyre që mendojnë se do të shtohen/zgjerohen shkollat/kopshtet/çerdhet publike gjatë mandatit të tij.

8- Cila nga këto punë mendoni se duhet të jetë prioriteti nr 1 i bashkisë në 3 vjetët e ardhshme?

24%-shtimi i parqeve/këndeve të lodrave;

24%-shtimi/zgjerimi i shkollave/kopshteve publike;

22%-rregullimi i rrugëve dhe rrugicave të lagjeve;

11%-transporti publik;

10%- pastrimi;

4%-Tjetër;

5%-S’e di

9- Bazuar në ç’keni parë e dëgjuar në 7 muajt e fundit, cilën punë mendoni se ka bërë më mirë bashkia?:

28%-pastrimin;

19%-organizimin e festave;

15%-riparimin e rrugëve/blloqeve;

13%-ndriçimin;

4%- përgjigjen ndaj emergjencave/shqetësimeve të qytetarëve;

17%-Asnjë;

4%- S’e di

29 komente në “SONDAZHI/ 59% e tiranasve: Erion Veliaj ka punuar mirë”

  1. per mendimin tim ,jo aq sa shkruhet,por 149 % !

    djal i ri dhe punetor !

    por Tirana perbehet nga 40 % me……maloqer qe nuk duan as pune dhe as shtet……por vetem rrumpalle !

    1. Drita says:

      Hahahahaha, 59% te kenaqur? Ke pyetet? Te punesuarit e Bashkise? Akoma me ket mashtrusin qe punen e ben vetem ne fotografi? Ai po e mbyt Tirana.

      1. Flamur says:

        Dirita drita ma merr mendja se emrin e ke nata

    2. Hiiiii says:

      Sondazhet e ketij dallaverexhiu jane mashtrime!
      Erion Veliaj sa mori detyren duhet vte shpoallte STRATEGJINE E BASHKISE PER ZHVILLIMIN EKONOMIK TE TIRANES!
      Kete nuk e ka bere as sot sepse nuk di njeri se cfare do beje ky njeri per 4 vjet!
      Se dyti Erioni duhet te planifikonte investime per te gjithe Bashkine e jo vetem per qendren e Tiranes ose disa vende ku bie me shume ne sy!
      Per mua,ne se nuk shpenzohej asnje qindarke per qendren e Tiranes apo Parkun tek Liqeni,do ishte normale,sepse aty edhe per 25 vjet nuk dio kete nevoje me aq buxhet sa ka,sepse Tirana tani qe u zmadhua eshte COPE -COPE ne zona periferike te saj si YZBERISHT,SAUK,KINOSTUDIO,KOMBIUNAT etj,etj!
      Ne Yzberisht ku banoj une deri me sot nuk eshte vene dore ne asgje!
      Rruge te pashtruara plot balte ne dimer e pluhur ne vere,plehra dhe qen rrugace kudo,trotuaret e zene nga tavolinat e kafeneve,URBANET NUK PRANOJNE ABONETE etj!
      Yzberishi eshte nje GETO me te gjitha KELLIRAT si kudo ne bote!
      Nje BOMBEJ i vogel,por i qelbur!
      Dritat fiken 3-4 here ne dite,ujin e paguajme per te pijshem dhe na vjen si uji i Lanes etj,etj!
      E ku eshte puna e mire e Bashkise per ne banoret fatkeqe te Yzberishit???

      1. niku says:

        Si te Gani Bobit nuk jane.

    3. Albert says:

      Maloqerit e Tepelenes dhe Vlores, qe zaptuan pronat e tiranasve te hershem.
      Punetorin e mamase e gezofshi se, ashtu siç ua shpjegon ne foto, deri ke brryli do ua rrase!

  2. sondazh says:

    Zoti Zaloshnja, mund te jeni pak me profesional.Kur publikohen sondazhet ne menyre serioze, duhet pervec kampionit dhe detajeve, te shkruhet domosdoshmerisht kush e beri mbledhjen e te dhenave, dhe kush e komisionoi sondazhin?Se nqs e ka paguar bashkia e tiranes, dhe e ke mbledhur ti personalisht, me teper se sondazh eshte nje opionin i yti

  3. M A R K O says:

    Qytetaria e Tiranes e ka emrin Erjon. Bukur.

  4. ana says:

    kete gazete e lexoja dikur me sh kenaqesi se nxirrte te vertetat pas mashtrimeve qe bejne pushtetaret tane ne kurriz tone. po prej ca kohesh nuk lexohet me ketu. jeni bere si tvsh e dikurshme qe na nxirrni realizimin e planit mbi 100 per qind. ca po ben erion veliaj. edhe rruget e rregulluara jane prishur , jo me pune tjeter. ah po po nA rrjep edhe me zi xhepat. ska ngelur cep tirane qe seshte bere parkim me pare. erion veliaj me vjen turp qe ta dhashe voten

  5. PD - Lushnje says:

    Per ç’far punesh eshte fjala?! Qe te pyeten qytetaret nese dikush ka punuar mir apo keq, duhet te dihet ç”pune ka bere, ku i ka?

  6. asd says:

    Erion Veliaj ka punuar shume mire per punedhenesin e tij, Edi Ramen.

  7. Gerti says:

    Pak e ke vene o zalo, duke qene se ai 59% nuk i morri as ne zgjedhje e jo me ti marre tani, une them t’i kishe dhene 99% dhe e mbyllje kete muhabet.

  8. Tomorri says:

    Ti leme menjane pallavrat e disa injoranteve qe nuk dine se çfar eshte qyteti dhe qyteterimi,Erion Veliaj nje bir i vertete i shqipes qe do vendin e tij kombin e tije dhe gjithe njerzit qe punojne dhe jetojne me djersen e ballit.Ju qe beni keto eksileshat mos pyesni çeçene qe kane ardhur dje ne mexhelis por pyesni njerez qe njerzimi u thote çdo dite puna e mbare,aty gjej te verteten e Erion Veliajt.
    Bravo dhe Zoti ta bejte drite per çdo gje ne jete dhe familjen tende.Shume respekte Zoti Veliaj dhe keshtu siç ke filluare histori do te shkruashe per ate Tirane heroike.

    1. DIA says:

      O Tomorri cjane keta cecene qe paskan ardhur ne Tirane qe i ditke ti, se ne te tjeret vetem per pak iranjane dime apo joteme e gjitha grate e soit tend dashnoret qe kane ti prezantojne ty per cecene, nese e ndjen veten me qytetar dhe me tiranas se verioret dhe jugoret e ardhur ne Tirane shih veten ne pasqyre dhe pastaj pergjigju ai kungulli qe sheh perballe eshte njeri apo bime pa tru, nese te pelqen Vilajet Qyrku ta marresh ne shtepi dhe ta mbash ne krevat se qenka punetor te te punoje ty dhe gjithe soin tend.

    2. Albert says:

      Fjale qe te emocionojne sh. Tomorr!
      Ti rruaç partise!

  9. albano says:

    Nga sondazhi qe bera une me rezultoi se te kenaqur per Erioni n jane 155% jo vetem banoret e Tiranes por edhe nga ata qe vine nga rrethet. Ata sa hyjne ne Tirane lene ment e kokes nga ndfyshimet qe jane bere qysh kur u BE kryetar Zogu i Tiranes. 60% e tyre kerkuan qe bashkite e reja te kthehen ne njesi vendore te bashkuss se madhe te Tirones. Apo jo Zaloshnja. Sonrazhi tim ma sponsorizoi Sorosi. Po ty, Zogu i Rames, me fal, iTiranes?

  10. shqiptar says:

    TURP TURP o Zaloshnja,me vjen keq se po cvleresohesh.Kjo eshte si realizimi i planeve 5jecare ne komunizme,nukbesoj ne cfaqjen e komentit tim.

  11. rruga ali demi says:

    Vazhdo keshtu o Kryetar se e ke hak voten qe te kam dhene dhe qe po vazhdove keshtu e ke hak dhe voten e ardhshme.Tung nga demokrati vjeter.

  12. Spartak says:

    Ai 59 % nuk është i drejtë . Pazari me hapsirat publike , është gabimi i parë i madh POLITIK dhe TAKTIK i Kryetarit Velija . Nuk e dij se kush ja mbushi mendjen , dhe e futi në këtë qorrsokak , të bërjes pazar . Kjo është çorba , që do e vjellë gjithmonë . Nuk bëhet pazar me jetesën e qytetarëve të Tiranës dhe gjithë shqipëtarëve anë e mbanë ,që e shohin Tiranën si kryeqytet edhe të tyre . S’bëhet pazar me pisat e kafeve , të llotove , kazinove , diskove , pabeve të drogës e mejhaneve e tymrave të pijanecave e horrave . Këta janë promotorë të krimit , dembellikut e vrasjes së kohës , parazitizmit e zhargonit vulgar që po e mbyt e degradon këtë vend. Me çfarë llogjike , mund të bëhet pazar , e përkrahen këta njerëz dhe aktivitetet e tyre të babëzisë , në kurriz të jetës dhe të ardhmes . Pastroi të gjitha hapsirat publike nga zaptimet , nga bllokimet me vazo , etj , dhe do ketë më pastërti dhe qyteti , mbasi do munden të vendosen kazanat e plehrave më afër banesave , institucioneve etj dhe do ketë mundësi të futen mjetet me i marrë .
    Harroi Parkingjet ndën tokë , për të bërë pare hajdutët dhe trafikantët e pastrimit të pareve nga ana e anës , kur nuk ma ke kthy mua si TIRONS pronën mbi tokë e as më ke dhënë kompensim . Apo të shtosh konfliktet .Gjithashtu , nuk është zgjidhje.

  13. gegtoska says:

    Turp .turp.turp.
    Kujt ja shisni keto genjeshtra o truthare te blere lire nga perverset e pushtetit.
    Zoti e ruajt Shqiperine nga ju .

  14. .... says:

    o gazeta tema , cpatet ? mir ishit ju, si ju erdhi ? hajde rrumpall qe beni dhe ju, ky eshte lajm qe sduhet perhapur

  15. alphade says:

    Edhe sikur Veliaj te ndertoje ”pallate florir ” ne Tirane , pedeistat e Sali Millosh -Fasllic Berishovici do te vjellin vrer te jeshilte
    nga mllefi dhe urrejtja qe kane ndaj se bukures, ndaj kultures ,artit dhe estetikes . Ata duan nje Tirane-Kandahar, nje Tirane
    ku te vije era bajga-shurre e mut sepse ashtu jane mesuar dhe e kane te vewhtire te civilizohen dhe kurre nuk kane per t’u
    civilizuar .., Thjeshte : gungacin vete varri mund ta drejtoje ! Edhe puna e tyre eshte e njejta fytyre …!!!

  16. genci says:

    O Shoku mero respekte qe ia arrite te mbyllesh ZP
    RESPEKTE je me anti komunist se sb

  17. mira says:

    me vjen shume keq,per shumicen e komenteve te bera dhe desha ti bej nje pyetje jo cimbuse por te sinqerte.cfare beri Basha?une mendoj se bilanci behet ne fund te mandatit e jo pa ngrohur karrigen,por eshte vene re qe deri sa te ekzistoje vicidoli,vendi yne nuk do te beje hajer.

  18. mjeranet says:

    Me vjen keq se te gjithe kemi dale dhe kemi pare parqe te tilla per femije, po si zakonisht plakut mere dhe kompani ia vret syrin keto gjera dhe i con mish per top njerzit e shkrete, po pranojeni se behet dicka e bukur per femijet, po keta i prene pishat ne Gji te Lalzit per te bere vilat e tyre luksoze dhe tani bejne sikur mbjellin, po kush i ha keto,lerini njerzit ne hallet e tyre, shiko se me cfare merren, identikt si ky park qe do te beje ky zotria eshte ne nje lagje te nje qyteti Europian, bile prinderit pinin dhe ndonje kafe a pije dhe shikonin femijet e tyre qe luanin, nuk e di cfare te themi, asnje force politike nuk duhet te ngre militantet e tyre per te bere dicka te bukur, ndaj jemi ne kete gjendje.

  19. petja says:

    te lumte veliaj imazhi i tiranes do te ndryshoj shumme pozitivishte kjo duket qe tani

  20. enter"" says:

    Ziliqaret dhe dembelet do thone jo

  21. Frenky says:

    I vetmi Kryetar Bashkie i Tiranes qe qytetaret do e kujtojne sa here t’u vije … ujet e holle

  22. Up says:

    As Zaloshnja vet nuk e voton më Lali Erin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje