Venecia: 2/3 nuk garanton atë që do opozita

28 Shkurt 2016, 09:45Politika TEMA

Në opinionin e Komisionit të Venecias rreth reformës në drejtësi, thuhet se e kuptojnë dëshirën e opozitës për të përdorur kufirin 2/3 në votimin për anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por ky kufi nuk garanton balancën politike në këto dy këshilla.

Së pari, thekson Komisioni i Venecias, shembulli i Hungarisë, ku mazhoranca ka mbi 2/3 e votave në parlament, tregon se 2/3 nuk janë garanci.

Së dyti, 6 nga 11 anëtarët e KLD-së do të jenë gjykatës të zgjedhur nga asambleja e gjykatësve – pra asnjëra parti nuk ka garancinë se nga anojnë këta 6 gjyqtarë.

Së treti, 5 anëtarët jogjyqtarë do të kalojnë një proces seleksionimi jashtë parlamentit, para se të votohen në parlament.

Si një zgjidhje përtej 2/3 (që e do opozita) dhe 3/5 (që e ka sugjeruar mazhoranca), Komisioni i Venecias sugjeron votimin preferencial për 5 anëtarët e KLD-së që zgjedh parlamenti, shkruan Respublica.

Sipas këtij votimi, mund të zgjidhen 3 të preferuar nga mazhoranca e 2 të preferuar nga opozita.  Ndërsa 6 të tjerët zgjidhen nga asambleja e gjykatësve.

4 komente në “Venecia: 2/3 nuk garanton atë që do opozita”

  1. Kuq e zi says:

    Pra ky llum behet vetem te mos shkoi ne vote reforma
    Sepse sipas venecias eshte shume e lehte dhe qarte per te zgjedhur pese antaret

  2. pozita dhe opozita duane te shine mire me lojra eshte malle pa zote dhe duane te behen vete pronare dhe te jene gjela deti dhe asnjehere nuk kane per te votuare ……………………………………………………………….sepse i kane ndare kapitallet dore mbi dore neper pesonale te pa indifikuar ladi

  3. Treviso says:

    Komisioni i Venezias e ka percaktuar qarte, politika nuk duhet te hyje ne sistemin e drejtesise. Jane politikanet e korruptuar qe i zberthenjne udhezimet e Venezias sipas interesit. Keto politikane te korruptuar do detyrojne SHBA-ne dhe Bashkimin Europian per te vendosur ne punet e brenshe te vendit, gjithmone per te miren e popullit. Politikanet shqiptare jane te padeshiruar, siç jane te padeshiruar punonjsit e sistemit te drejtesise nga populli shqiptare. Ku ti gjejme politikanet e ndershem? Ka plot ne radhet e shoqerise, por nuk ngrene koke se nuk i lejone mafjozet dhe te korruptuarit. Pra, eshte e nevojshme qe te vere dore SHBA dhe BE.per te vendosur sistemin e drejtesise ne vendin tone.

  4. Tomori says:

    Duhet prishur me cdo kusht, instalimi dhe emerimi i Sali Berishes, ne gjithe sistemin e drejtesise. Po qe se dote mbeten ata persona qe drejtojne hetimin, gjukatat, saliut ska per ti hyre gjemb nder kembe edhe pse eshte i zhytur ne krime,pa folur per lulin, qe ja mbyllen dosjen e vjedhjes te mbi 230 milin Erove, e keshtu me rradhe te majte e te djathte qe jane bere miljonere duke vjedhur leket e shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje