Lideri socialist i Shqipërisë po “gërryen demokracinë e partisë”

1 Mars 2016, 17:58Politika TEMA

Kryeministri dhe lideri socialist Edi Rama po nxit dobësimin e parimit “një anëtar, një votë”, që më parë ai e konsideroi si mënyrën e duhur të përmirësimit të demokracisë së brendshme të partisë.

Nga Fatjona Mejdini

Rama, që ka drejtuar Partinë Socialiste që nga viti 2005, ka shprehur qëllimin e heqjes së pjesshme të parimit “një anëtar, një votë” për zyrtarët e partisë.

Dikur i konsideruar si njeriu që do të kthente demokracinë e brendshme në parti, Rama organizoi zgjedhjet “një anëtar, një votë” për kryetar të një partie politike në Shqipëri në vitin 2007 – të cilat i fitoi vetë, duke marrë 97 për qind të votave ndaj rivalit Shkëlqim Meta.

Ai e përsëriti procesin në vitin 2009 dhe mundi kundërshtarin Maqo Lakrori dhe fitoi 93 për qind të votave të anëtarëve.

Por të dielën, përpara kongresit elektoral të partisë në 19 mars, Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit për reformën statusore të partisë i tha gazetarëve se sistemi do të ndryshonte.

Ai tha se sistemi “një anëtar, një votë” do të përdorej në të ardhmen kur një kryeministër, që është gjithashtu lider partiak do të humbiste zgjedhjet e përgjithshme.

“Në thelb, lideri i Partisë Socialiste do të zgjidhet sipas këtij parimi… por ne kemi bërë një dallim në rastet kur partia është në pushtet apo në opozitë,” tha Xhafaj.

Në situata të tjera, zyrtarët e partisë do të zgjidhen nga kongresi, jo nga anëtarësia e plotë.

Mbetet ende e panjohur nëse ndryshimet do të hyjnë në fuqi për kongresin e Partisë Socialiste të këtij muaji apo në tjetrin.

Shumica e deputetëve socialistë duket se janë dakord me planin e Ramës.

Xhafaj, që është gjithashtu deputet socialist veteran, argumentoi se ndryshimet do të ndihmojnë partinë t’i shërbejë më mirë interesit publik.

“Ne po i bëjmë këto ndryshime për të pasur një parti dinamike… Ky statut i ri është një reflektim mbi eksperiencat e të shkuarës, të mirave si dhe gabimeve që kemi bërë në të shkuarën,” tha ai.

Por Marko Bello, ish-deputet socialist dhe një kritik i stilit të drejtimit të partisë nga ana e Ramës, pretendoi se lideri socialist ka standarde të dyfishta.

“Ai sillet si një reformator në opozitë dhe si një diktator kur ka pushtetin,” tha për BIRN Bello.

Ai gjithashtu akuzoi Ramën se po përpiqet t’i kthejë socialistët në “parti të një njeriu”.

Luljeta Progni, një redaktore televizive dhe autore e librit “Trashëgimtarët” një libër rreth historisë së Partisë Socialiste, i tha BIRN se Rama është tërhequr nga premtimi për të demokratizuar partinë.

“Me kalimin e viteve Rama po bëhet më shumë një kopje e Berishës, duke e drejtuar partinë me të njëjtin autoritarizëm,” tha Progni.

“Mbështetësit e tij nuk mund ta mbrojnë më, të gjithë argumentet të çojnë te fakti se ai do të mbledhë çdo pushtet të partisë në duart e tij,” shtoi ajo.

5 komente në “Lideri socialist i Shqipërisë po “gërryen demokracinë e partisë””

  1. TJ says:

    Nuk cuditem me keto opinione! Merret Rama dhe PS! Nuk e kuptoj se c’pune ka gazeta e shitur Birn me statusin e PS! Lereni te bejne Kongresin dhe te vendosin me votat e tyre! Nje gazete SoT tha bile qe ta cojne Edi Ramen ne gjyq se ka shkelur Statutin e PS! Berishianet jane armiqte me te medhenj! Duan te vonojne denimin e tyre me te tilla brockulla! Asnje njeri nuk permend Berishen se si e ka sunduar me dore te hekurt PD! Askush nuk ben krahasime midis PD dhe PS!Ne qoftese dikush mendonte ,vetem mendonte kunder Berishes,rrihej si qen, i thyheshin hundet dhe brinjet! Te gjitha keto behen nga Berisha se po afrohet burgu! PS dhe Rama ju uroj sukses!

  2. kasem gahinja says:

    duhet te jeni objektive dhe jo keqinfomuese.citoi drejt dhe mos deformo ne koment.votim nje antar nje vote kur eshte ne opozite.kur ka fituar zgjedhjet nuk behet nje antar nje vote por konfirmim ne kongres.dhee tej eshte spjeguar edhe pse.sic e keni cituar dhe komentuar e keni nxjerre nga konteksti.shkrim spekulativ.

  3. Roland says:

    Nje diktator i mjere dhe sharlatan qe e degjenoeroi PS ne nje parti bunker;
    dhe nje kryeminister i paafte dhe shkaterrues per ekonomine e shumices derrmuese te shqiptareve.
    KAQ.

  4. sit .back. _and_ relaks says:

    po nqs laburistet e anglise e ndryshojne sistemin kete vit, si do ia beje rama? po edhe gomari e merr vesh qe po perpiqet ti shmanget zgjedhjeve ne parti sepse ato do nxirrnin ne pah se sa shume e ka dhi me te vetet. duket qe po fryjne erera ndarjeje ne ps dhe qari do jete i lsi dhe i pd serish.

  5. qytetari B says:

    Ne Shqiperi po te pane qe ke sukses, duan te te diskretitojne, por kjo duket sheshit. Partia eshte nje grup njerezish me gjithe antaret e saj qe vendos rregulla dhe norma te brendeshme per te pasur zhvillim te panderprere. Psh , çfare i duhet asaj partie qe te beje zgjedhjen e kryetarit formalisht kur ai eshte votuar praktikisht? Gjerat kane logjike dhe ketu s’eshte vendi per perplasje mendimesh por mua me duket shume i drejte sqarimi qe beri zoti Xhafa. Ndryshe do te kete anarshi. Kush e kerkon anarshine? Te pakenaqurit qe duan te hane qyl si Marko Bello, Ben Blushi, apo ka filluar dhe Arta Dade…por jane edhe rrymat keqedashese te Fatos Nanos, Kastriot Islamit e kompani. Pse nuk e pergezoni Edi Ramen qe partine e rinoi me ministra te rinj, pse nuk e pergezoni qe femra ne ate parti sot ze nje vend domethenes ne pushtet e perfaqesim, pse nuk thua qe qeveria po ben reforma te guximeshme per rimekembjen e shtetit te kalbur etj etj. Pra , kryetari eshte i zgjedhur nga partia kur e ka zgjedhe populli me vote. Te gjitha te tjerat jane abuzime qe te vishe verdalle demokracise fallco si puna e Sazanit mbreme ne emisionin opinion. Ata qe duan anarshi, se u intereson, bertasin per gjoja demokraci. Demokraci nuk do te thote anarshi, liri pa kufi, por ligj dhe shtet ligjor. Ndertojeni dhe pastaj diskutojeni. Per Ramen sot mund te thuash qe eshte dhe mendjemadh, por kapacitetet e tij intelektuale jane shume me larte se ndokush tjeter qe pretendon, prandaj edhe e meriton te jete atje ku eshte. Populli do ta vertetoje ne zgjedhjet e ardheshme, po edhe populli ka nxene se ka 25 vjet i çthurur e me njerez pa pergjegjesi ne drejtim. Rrugulli te dhemb ne fillim, por te garanton te ardhmen. Dembelat, llafezanet, shpirtzinjte qe nuk jane pak , do flasin por do thyejne dhe hundet perballe te vertetes qe duket dhe shkelqen si drite dielli. Prandaj, zonja Fatjona Medini dhe birn (çfare eshte ky birn?) mos i qani hallin kaloresit se si i tundet kembet dhe hidhni guriçka qe do tu kthehen per koke. Mbeshtesteni Ramen dhe qeverine te beje pune, kritikojeni atje ku gabon, por mos kerkoni te beni paragjykime se ashtu shihni enderra naten dhe i tregoni diten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje