“Si e gjeta Marjan Rrokun në Amerikë”

1 Mars 2016, 09:37Politika TEMA

Në intervistën e saj për emisionin “Dritare”, Motra e Alda Canajt, Ornela, ka rrëfyer si e ka gjetur vrasësin e motrës dhe nënës, Marjan Rrokun, në Amerikë.

“Vizitova Amerikën disa herë dhe kontaktova me një avokat që më ndihmoi të bëja dokumentet.  Më  ndihmoi një shoku im që në Shqipëri të lidhesha me marshallët.  Dyshoja që Marjani mund të ishte në Amerikë me idenë se ai mund të fshihej aty pasi ishte një vend i madh. Duke qenë se ai thoshte se punonte për një kompani amerikane atëherë dyshova se mund të ishte vendi që ai të fshihej aty”.

Sa vjet u deshën për ta gjetur?

Shumë vite. U përpoqëm shumë, u lodhëm po humbisnim besimin dhe durimin kur më në fund ndodhi.

I kishe dhënë fjalën vetes që do e gjeje njeriun që të vrau motrën dhe nënën dhe do çoje para drejtësisë.

Ishte qëllimi i jetës sime. Nëna ime dhe motra ime janë përgojuar në shyp, kanë qenë engjëj dhe nuk e meritonin që të vriteshin në mënyrë barbare sidomos nga një person që i kishte torturuar me muaj të tëra. Doja të sillja drejtësi dhe t’i lija të preheshin  paqe. Të gjeja personin që i vrau dhe që ai të merrte atë që meritonte dhe ta kalonte jetën në burg.

Ai u kap, u dënua, njerëzit që e kapën të sollën prangat. Tani historia ka mbaruar. Çfarë të bëri që të shpërthesh? Intervista?

Nuk është hera e parë që shikoj veprime manipuluese të Marian Rrokut. Në çdo dalje, në çdo gjykatë kja qenë një histori e ndryshme, një veprim që ka pasur në prapaskenë. Kur dëgjova intervistën, pashë që ishte për pendimin e Marjanit. Nuk e besoj që ai është një njeri i penduar. Nëse do ishte  i tillë  pse nuk dërgoi një letër por mori spolighte mbi vete. Fillova të shoh në mediat sociale dhe pashë shumë njerëz që thonin se kërkoi falje dhe duhej te amnistohej.

7 komente në ““Si e gjeta Marjan Rrokun në Amerikë””

  1. Berlin says:

    Hallal ta boft zoti …per gjithe kete pune qe ke bere!
    Disa marshalle i duhen dhe popullit shqiptar qe te filloj te shohe pak drite sepse klosat felliqesira po e zhysin shqiperine cdo tie e me shume.

    1. Hysni Dajaku says:

      Si Mallkastriote qe je ,mos u ndal .
      Idioti Gjebrea me budallallekun e tij dhe atyre qe sajuan ate interviste per te ndihmuar kriminelin te perfitonte ndonje amnisti te ka dhene nje shank me shume per ti shkuar me thelle kesaj historie.
      Tragjedia e familjes suaj ,nuk eshte nje thjesht nje krim I momentit por nje “kahsapane”e nje psikopati qe duke qene punonjes I shtetit me “krah te ngrohta”ekzekuton qytetaret e tjere per te cilen paguhej ti mbronte nga pasiguria .
      Kerko deri ne fund pergjegjesit e mosmarrjes se masave mbas denoncimeve qe keni bere.
      Tani mbas kaq vitesh njerzit jan me te kthjellet dhe gjykojne me me qetesi,

  2. HALEJA ARDIT GJEBRUCI DUHET TE KERKOJ FALJE PUBLIKE TE GJITHE SHQIPTAREVE PER INTERVISTEN TENDENCIOZE ME KET BASTARDIN E FATOS KLOSIT.ORNELA JAM MALLAKASTRIOT SI TY.BASHKOHEM ME DHEMBJEN TENDE.TURP PER MEDIAT SHQIPTARE QE SHFAQIN EMRA QENESH SI RROCKU E GJEBRUCI.NEVERI JA CDIEJME PER RROKUN E GJEBRUCIN.PER MUA JANE TE DY I NJEJTI LLUM.

  3. populli says:

    Eshte skenar i Ardit Xhebrese, per te krijuar idene e te penduarit dhe me pas te kerkohej amnistia per te. Ky eshte “i miri” Ardit. Ata qe nuk e njohin mire e blejne shtrenjt.

  4. Iliria says:

    ..”mori spolighte mbi vete”??? E ca dmth???

    1. albaniafirst says:

      terhoqi vemendjen mbi veten e tij-kjo eshte domethenia ne shqip e fjales “spotlight”. Fjale per fjale, perkthehet “pike e ndricuar”

    2. xhinxhileja says:

      E ka kuptu bukur gazetari qe ka transkriptuar intervisten. Spotlight nga anglishtja eshte drita e prozhektorit mbi artistin qe performon ne skene e qe do te terheqe vemendjen mbi veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje