Si e kam njohur Ornelën, Aldën dhe të vërtetën   

29 Shkurt 2016, 19:42Politika TEMA

Nga Alida Beqiraj

 

Alda Canaj ishte 16 vjec, në vit të dytë të shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja Asim Vokshi, kur u qëllua per vdekje së bashku me nënën e saj Mbarime Canaj, nga Marjan Rroku. Në memorjen time e kam fiksuar Aldën si një vajzë të hajthme, simpatike, me sy të mëdhenj ngjyrë kafe, me flokët e verdhë thuajse gjithmonë të kapura bisht dhe një palë palaceta xhins blu.  Ajo ishte motra e vogël e shoqes sime së klasës, Ornelës. Ne ishim në vit të tretë në fakultet dhe Alda, kur mbarontë mësimin rrinte shpesh me ne, shoqet e së motres, në kafet përballë Filologjikut.

E kam parë Aldën me sy të nxirë, të terrorizuar, në ankth e frikë për familjarët e saj, tek shikonte e tmerruar nga rruga se mos njihte mes njerëzve imazhin e atij që ia kish kthyer jetën në ferr: imazhin e Marjan Rrokut. Nga ana tjetër, Ornela, ndihej e pafuqishme ta shpëtonte të motrën nga kthetrat e një njeriu si ai, të fiksuar, me probleme, që i kishte kërcënuar me jetë të gjithë familjarisht nëse tentonin ta ndanin nga Alda. Ndërruan dy herë shtëpi brenda më pak se dy muajsh, por Ornela thoshte se për shkak të lidhjeve që Marjani kishte si ish punonjës i SHIK, e kishte tepër të thjeshtë t’i rigjente. E ëma nisi ta conte e ta merrte nga shkolla, por edhe kjo lëvizje e tyre nuk u solli shpëtim, derisa ndodhi gjëma që pritej. Pritej, sepse as policia nuk kishte nxjerrë asnjë urdhër mbrojtje, pas shenjave të dhunës në trupin e Aldës apo 5 a 6 denoncimeve në dy komisariate të kryeqytetit. Është e tepërt të tregosh tronditjen në Qytetin Studenti ditën që u mor vesh vrasja apo dhimbjen në familjes Canaj, apo atë që mbeti nga kjo familje.

Në Facebook sot një pjesë e madhe e ish- shokëve të mi të klasës kanë postuar statuse në mbështetje të Ornelës, jo vetëm si detyrim moral ndaj shoqes sonë, por edhe si detyrim ndaj së vërtetës. E gjitha kjo stuhi reagimesh, natyrisht, erdhi pas intervistës së Rrokut tek e “E diela shqiptare”.

Nuk duhet kryqëzuar intervistuesi për shkak se arriti të realizonte këtë intervistë, aq më pak se Mariani pranoi vrasjen e kryer 15 vjet më parë, por tingëllon e tepërt të komentosh si “pendesë” ato që u thanë, apo si të “penduar” Marianin. Fakti që Mariani duket në pamje të parë një djalë normal që mbush sytë me lotë teksa tregon, që ka qenë student ekselence apo që ka një familje e një djalë përtej Oqeanit, nuk mund t’ia heqë statusin e një vrasësi. Derisa ai vazhdon mohon lidhjen me Aldën, kjo të heq po ashtu cdo dëshirë për të gjetur ndonjë grimcë pendese në fjalët e tij.

Ornela dukej shumë e shqetësuar sot, kishte publikuar në facebook sërish prova, fakte. akuza Jo thjesht se iu kthye në kujtesë ngjarja dhe kllapia e atyre muajve pas vrasjes, kur ende nuk besonte se motra dhe e ëma nuk jetonin më. Gjithë lufta që ajo kishte bërë ndër vite për të drejtën, nuk mund të zbeheshin me atë “pendesën” që pa të dielën në televizor. Pjesë e kësaj lufte jemi dhe ne si pjesë e së vërtetës, për Ornelën, Aldën dhe të drejtën.

7 komente në “Si e kam njohur Ornelën, Aldën dhe të vërtetën   ”

  1. Pelasgian says:

    Nje komentues ktu shkruajti te njejtat gjera si Beqiraj!

    Dinte dhe ku ishin bere denoncimet ,Kom 1 e Kom 2!

    Ku qelbesire kalbjen ne burg e ka pak!

  2. gentiani says:

    Kur i “veteshpalluri” gazetar nuk ka asnje pike etike dhe ndjeshmerie, normale qe do serviri vrasesin si te pafajshem. Perse u arratis ky “studenti i ekselences” dhe jetoi me identitet fallco per 12 vjet? Te pakten per respekt ndaj te ndjerave mos ta kishte bere kurre kete interviste. Faljen po e gjeti ne boten tjeter se besoj ne kete bote kurre nuk ka per ta falur njeri. Nje burre i vertete nuk guxon dot te preki nje fije floku e jo me te vrasi. Por burrat kurva si puna e Marjanit ndihen te rendesishem vetem kur dhunojne. Ashtu genjejne veten se jane superior ndaj viktimave te tyre. Ne burg nuk mertion te jete ky por edhe kush ka qene shef i ketij, drejtuesi i SHIK-ut dhe te tere ata qe e kane ndihmuar te largohet. Jane po aq vrases sa ky. Per mua zere se e kane shkrepur ate arme te tere se bashku.

    1. Pelasgian says:

      Bravo !

      Te gjithe ata maskarenj te pashpirt qe kan heshtur dhe kan ndihmuar kte bastard pa ndjenja humane meritojne burg im te perjetshem!

    2. Myzeqeja says:

      Nese ne Shqiperi ka nje prokurori (kete nuk e besoj), duhet te rikthehet ceshtja dhe te analizohen veprimet e komisiariateve perkates si dhe te gjenden te gjithe ata qe kane ndihmuar ne arratisjen e ketij zvarraniku te peshtire.

  3. Para Laci says:

    Alida, me vjen mire qe ne shqiperi ka akoma njerez si ju. Une kam pare programe te tilla ne angli kur nje gazetar anglez intervistonte to burgosurit ne burgjet amerikane qe kishin vrare familje dhe femije dhe te tjere qe ishin denuar me burgim te perjetshem ose prisnin qe tu exekutonin… E ke shkruar kte shkrim ne menyre racionale edhe pse ti e nihje Alden, dhe te lumte se kjo tregon se ti je nje grua e fort. Sepse neper forume ke plot njerez mendje-ngushte qe perdorin dhimbjen e tjetrit si nje trampoline qe te hidhen aty ku duan vete.

    Ngushellimet me te sinqerta per ju dhe per Ornelen.

  4. demo says:

    Arditi fjeti ne burg qe te nderroje rrobat.I shkonin shume,Dukej si burgaxhi i vjeter.

  5. Linda says:

    Nuk e meriton faljen .Te kalbet ne burg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje