Një luftë e re ka nisur në qiejt e Sirisë. Super avioni “spiun” rus Tu-214R sapo ka zbarkuar në bazën ruse të Latakias dhe pret të përdoret. Strategjia e Kremlinit për të ndaluar avancimin turk në skenarin sirian ka vetëm një fjalë kyçe: superioritet informativ.
Vladimir Putin po përdor mjetet e tij më të mira ushtarake, ka lejuar Tu-214R të largohet nga Rusia drejt Sirisë. Ai do të përdoret për spiunazh teksa nuk ka thuajse asnjë të dhënë për parametrat e tij teknologjikë duke qenë se Kremlini është treguar shumë i rezervuar në këtë pikë.
Fluturimi i parë i autorizuar i “super-spiunit” ka qenë në vitin 2009, por shumë pak dihet rreth tij. Hera e fundit që ky avion është fotografuar ka qenë në vitin 2015, në shkurt, kur vizitonte bazën e Latakias. Duke parë përshkallëzimin e tensioneve mes Turqisë dhe Rusisë, ky super-spiun mund të shërbejë shumë duke marrë informacione të vyera mbi lëvizjen e trupave turke në Siri.
Rusia duket se ka ndërmend të marrë një hakmarrje të pamëshirshme dhe efikase ndaj “borxhit” turk, duke monitoruar çdo lëvizje të tyre, dhe ndoshta duke i goditur nëse do jetë e nevojshme.
Pikërisht për këtë arsye është dërguar në Latakia Tu-214R, për të garantuar superioritetin informativ të rusëve, një aspekt taktik shumë i rëndësishëm në luftërat moderne.
Një koncept që shumë shpesh nënvlerësohet por përfaqëson një faktor kyç për të paraprirë lëvizjet e armikut duke e detyruar të tërhiqet. Lidershipi rus ka nevojë urgjente për informacione për të vendosur si të përballet me armikun e tij, Turqinë.
Në 13 shkurtin që lamë pas, Erdogan refuzoi të lejojë avionët rusë të kalojnë nga Turqia për në Siri, dhe pikërisht për këtë arsye Rusia ka dërguar Tu-214R.
Ky avion është në gjendje të lokalizojë me preçizion të lartë vendndodhjen e trupave armike pavarësisht sa të fshehura apo të kujdesshme mund të jenë. Antenat dhe sensorët e tij mund të perceptojnë radarët, radiot dhe çdo lloj mjeti komunikimi të sofistikuar, duke mundësuar goditjen në pikat më të rëndësishme të komunikimt të armiqve.
E gjithë kjo në një anonimitet të plotë, pa qenë e nevojshme që avioni të afrohet shumë nga shënjestra që po vëzhgon. Kjo është pikërisht pika e tij më e fortë.
“United Aircraft Corporation”, që prodhon super-spiunin rus, nuk ka zbuluar asnjë prej karakteristikave të tij taktike apo teknike, duke lënë në mister të plotë kapacitetin e ëktij avioni.
Ai është në gjendje të monitorojë në 360 gradë falë radarëve modernë me të cilët është pajisur. Mund të “shikojë” edhe atë që nuk shihet nga syri i njerit falë sistemit MRK-411.
Sistemi radar është kompeltuar me sistem elektriko-optik Fraktsiya, që mundëson shikimin edhe përtej terrenit, duke zbuluar edhe bunkerët e nëndheshëm.
Super-spiuni i Putin është një avion që mund të konsiderohet si mrekulli e teknologjisë.
Dhe nëse lufta e avionëve të spiunazhit ka nisur, Rusia e Putin është tashmë në rrugën e duhur./ Il Giornale/ Përgatiti Amarildo Lumani.
Amerika e njeh shjme mire potencen e teknologjise Ruse , Turqia eshte e mira te distancohet ,aty ku shkel cizmja RUSE . PO TE DOJE E BEH HI DHE AMERIKEN DHE TURQINE.
You se keni idene e luftes, strategjise o fshatar gazetar. E keni mendjen qe te fusni xixat. E para eshte se nuk ka lufte. E dyta edhe ne qofte se Rusia do te sulmoje Turqin nuk mund ta mbaje dot bazat ne Siri per me shume se 2 jave dhe do ti kushtoj shume shtrenjte. Edhe ne qofte se do perdori berthamoret do te kete probleme per veten e vet se do te kete kunderpergjigje. Lufta e sotme eshte shume shume e shtrejnte. Keshtu shkruaj dicka qe eshte me interesante dhe e vertete se sa keto rrena. Gazetaret e Berishes. Ju rrofte shkolla
sos/90% te ushtarve rus jan perdorus kronik te votkes,Turqija nuk i frigohet fare rusit,vetem po te tregoj qe ne LDB mos mi pas dal ne ndihm rusit,Amerika me Britanin sot gjuha zyrtare ne rusi do te ishte Gjermanishta,po perendimort jan ka punojn me mjeshtri deri ta ulin ne shkem(e jo karrik) rusin pastaj lujn si maca me miun,apo edhe ja pergaditin naj Avganistan II se pe shof qe e paske harru debaklin qe psoj ushtrija ruse ne Avganistan,klm dhe merre naj histori apo hyn ne wikpedi e lexo diq per LDB,se hitleri deri ne Carigrad ka arrit pa e shkrep nji plumb,besoj qe per trimerin ruse u perpoqa ne shkrime te shkurta me ta spjegu.
Ja ha mu……..
Keta te Ill Giornales jane trapa fare nuk ja vlen ti lexosh
te paguar nga berluskoni qe putin i gjen kurva kur vrtr ne ruse
Perse ste pelqen ty o trap.
Dhe nuk ja vlen ti lexosh.
Ashtu eshte Ben turku , me mire te lexojme Erdoganin , qe fut ne burg gazetaret , ç’na duhet shtypi evropian…
si kacatorr u dukka!
nga ata kacatorrt prej kompesato qe e rrzo me nji pal llastiqe rrugaci
Ata kaciatoret e Amerikes qe bi in ne Afganistan e je fjalen?
http://www.redstar.gr/Foto_red/Eng/Aircraft/Tu_214R.html
Per comentin Tirona,nuk ka lufte thote idioti.
Po rrafshimi i Sirise eshte nga Greipi apo bombardimet,kjo eshte loje luftash?
Eshte nje lufte midis nje te forti dhe nje te dobeti.
Ne qofte se Rusia p.sh bombardon Turqine p[o u pergjigj Turqia,atehere Turqia shkrumohet,se Rusia nuk eshte dosido.
Po e njejta gje edhe me Afganistanin,Sirine,Irakun kush eshte me i forte fiton.
Me e rendesishmja eshte qe,Franca apo edhe Amerika po e lane ne balte Turqine kjo eshte nje detyre e Zotit se ketu lahen te gjitha,ashtu sic jane Sllavet ne Ballkan vrases dhe pushtues keshtu jane dhe Osmanet qe nuk kane vend tek territori Greke,deri ne kufi me Iranin.
cudia me e madhe eshte;
Si ka mundesi qe gazetat kane informacion qe nuk e ditka USA ?
Sa larg ka shkuar gazetaria !!!!
Boll se na cate trapin me keto reklamat e “takatit” rus… Beni reklame per hajdutet mjaftueshem – s’ka nevoje te kaloni kufijte